Maksimilian Lamberc (1882 – 1963)
Maksimilian Lamberc, 27 korrik 1882 në Vjenë; – 26 gusht 1963 në Markkleeberg, Leipzig) albanolog austriak. Maksimiliani ka lënë diku te rreth 60 dorëshkrime, në të cilat paraqet të dhëna mbi folklorin e folkloristikën, mitologjinë, etnologjinë, gjuhësinë, letërsinë, historinë etj. Deri më tani Zymer Neziri ka shqyrtuar Han: Autogr. 760/44 deri në 760/50; Han: Autogr. 978/41 deri në 978/47; Han: Autogr. 24 917 deri në 24 925 3 shtojca; Han: Autogr. 31 029 deri në 31 050; Han: Autogr. 24 755 deri në 24 619. ndërsa kanë mbetur të parealizuara: Han: Autogr. 24 620 deri në 24 678.
Publikimi i tij i parë në fushën e studimeve shqipe ishte një libër gjuhe dhe leximi shqip më 1913; pastaj shkoi në Italinë e Jugut për të shqyrtuar të folmet shqip atje; në veçanti iu kushtua dialektit verior arbëresh në Abruzzo dhe Molise, sidomos dialektit në Badhesas (Villa Badessa).
Studiuesi, profesor universitar dhe albanologu i njohur austriak, prof. dr. Maksimilian Lamberc, që nga viti 1906, kur dëgjoi gjuhën shqipe në Atikë të Greqisë, e deri më 1963, kur vdiq, nuk iu nda punës për t’i çuar përpara studimet albanologjike në fushë të folkloristikës, e sidomos të epikologjisë e të poetikës së përrallës, të mitologjisë, e në veçanti të demonologjisë, të së drejtës zakonore, sidomos të Kanunit të Lekë Dukagjinit, të morfologjisë, të sintaksës, të dialektologjisë, të leksikologjisë, të drejtshkrimit, të historisë së gjuhës, të letërsisë, të historisë së letërsisë, të dramës, të përkthimit, e sidomos veprës së Gjergj Fishtës etj.