back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Malësori i Veriut… – nga Indro Montanelli (1938)

Gazeta

Indro Montanelli - Albania Una e Mille
Indro Montanelli – Albania Una e Mille

Malësori i Veriut

nga Indro Montanelli (1938)

“Malësori i Veriut është njeri fizikisht i bukur, i bukur pa naze: i gjatë, i thatë, i skalitur në tipare të ashpra, burrëror në të gjitha shprehjet e tij, i vetvetishëm; instikti dhe veprimi i shpërthejnë pothuaj njëherësh, pa diafragmën e të menduarit. Eshtë njeri i fortë, prej shkëmbi; zor se dallohet nga flora dhe fauna që e rrethojnë. Edhe pse shumë i varfër është zotëri i vërtetë, ka një linjë të tijën elegante, një dinjitet të tijin fizik, të pacënuar aspak nga varfëria e të veshurit dhe thjeshtësia e jetës së tij.
Unë mbeta i mallëngjyer dhe i befasuar përballë disa orendive të barinjve mirditorë që stolisin banesat e tyre: gjethe fiku të lakuriqësive spartane. Do të doja t’i blija disa syresh, por kur ua kërkova këtë miqve të mi, ata nxituan të m’i bënin dhuratë – e atëhere m’u desh të heshtja. Sepse ky bari i varfër i Veriut, në mjerimin e tij është një zotëri i vërtetë, ai është estet jo tregëtar, nuk e kupton paranë dhe për rrjedhojë nuk do dinte ç’të bënte me të, nuk shet por dhuron. Ndërsa ti borgjez perëndimor mbetesh i ndrojtur dhe plot nderime përballë kësaj bujarie krejt instiktive, të çiltër dhe aspak për t’u dukur. Dhe të vjen turp që je njeri i qytetëruar…

Luftetarë Mirditorë
Luftetarë Mirditorë

Një jetë e tillë e vetmuar dhe e ashpër, e zhvillon tej masë personalitetin e këtyre njerzëve. Çdo njeri ka një botë të veten dhe në këtë botë është despot absolut.
Duke iu afruar ndjen menjëherë o ti europian i zvogëluar nga shoqëria, gjigandizmin e këtij qytetërimi primitiv duke iu nënshtruar pa pasur mundësinë ta masësh dhe ta gjykosh…
Shqiptari i veriut ka virtytet e tij të veçanta që janë virtyte homerike të guximit dhe trimërisë. Për malësorët ashtu sikur për grekët e lashtë, forca dhe mirësia janë një gjë e vetme, kështu edhe ligësia dhe dobësia…
Luftëtarë dhe poetë nga instikti, çdo heroizëm është objekt këngë për ta. Aspirata e madhe e malësorit është të kujtohet edhe pas vdekjes si protagonist i aventurave të rrezikshme…
Secili prej tyre kur lind, vë kandidaturën për pavdekësi…”
Indro Montanelli – Albania Una e Mille

Marrë nga Muri i Fb i Dodë Melyshi, 4 prill 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.