back to top
6.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Mall për diçka të vdekun poezi – nga Jozef Radi – dhe emocione lexuesish në dy vite leximi

Gazeta

Muret e Muzgut 1993
Muret e Muzgut 1993

Mall për diçka të vdekun

poezi nga Jozef Radi

dhe emocione lexuesish në dy vite leximi

A ke pesë minuta kohë me ia vjedhë së dielës,
dhe unë kam me t’dhurue kënaqsinë e nji poezie…
qe ende s’e ka mplakë koha, edhe pse prej 28 vitesh që asht shkrue…
Të gjithë atyne që e kanë gjetë me vend me shprehë nji emocion,
o me shprehë nji mendim pak ma të gjanë për këtë poezi vendosa të jenë aty.
Kjo poezi asht përsëritë, dy herë me 29 korrik të 2017 dhe 29 korrik 2018.
Ka pasë pëlqyes të shumtë, dikush në harkun e nji viti asht shprehë edhe dy herë…
Unë s’kam tjetër, veçse me ju falenderue të gjithëve bashkë
që kjo poezia  e ndjeme fort prej meje dhe e vlerësueme shumë prej jush
dëshmon ka gjithnji lexues të poezisë së mirë e ata asnjiherë s’janë të paktë…
jozef radi, 29 korrik 2018
.
Muzikë dhe poezi...
Muzikë dhe poezi…

Mall për diçka të vdekun

Nji puthje t’braktisun e bana kopësht
e shëtita n’qiellin e dy syve t’humbun.
Asnji fytyrë s’m’u shfaq nga çilja e gonxhes,
asnji emën s’përmendën zogjtë n’fluturim.
Bari i butë kërkonte nji kambë ta shkelte,
kantilena e mbramjes si shi i ambël u derdhte.
Krejt lodrat e hanës n’qiell i qendisa
me penelin e lodhun të trishtimeve të mia.
Akrepat e ndryshkun t’nji ore të ndalun
i mësova me hecë mbrapsht si gaforre,
veç me m’kthye te ajo mbramj’e humbun,
te ajo mbramja, ku gjethet rrzoheshin të dehuna
nën tinguj të largtë kambanash t’plagueme…
 
Nji puthje t’braktisun e bana pyll
dhe humba shtigjesh me gjetë emnin tand…
.
1990
(Marrë nga libri “Muret e Muzgut” – Tiranë 1993)
.
Ngjyrat e Poezisë...
Ngjyrat e Poezisë…

Shënime 29 Korrik 2017…

Erieta Koliqi Gajtani: Do sakrifikoja të gjitha mbrëmjet e mija, veç me shijue ksi perlash?
 
Klotilde Grishaj Kujtimet…!
 
Avni Delvina: E mrekullueshme! Të hyn në shpirt!
 
Mark Simoni: Poezi e shkruar me kujdes, plot figura e mjete artistike të shumta. Estetikisht shumë e bukur, frymëzim letrar vërtet si frymë e shenjtë, harmoni elementesh vërtetë alkimike.
Bravo, miku im Jozef Radi!
 
Xhafer Sadiku: Shumë e bukur!
 
Mimoza Leskaj: Zot sa e bukur! Sikur të ishte për mua do thosha: Kam gjithë kohën e botës!
 
Caush Coku: Një perlë e rinisë.
 
Gjergj Jozef Kola: Kaq shumë metafora, si nji qiell plot me hyje që ta mbush zemrën me dritë bukurie dhe malinkonie….
 
Irena Stein-steinova: Me kënaqësi do të desha me humbë për çdo të shtunë disa orë me lexue poezi.
 
Evgjeni Llambiri: Nesër ështe prap e shtunë??
 
Lumturi Lapardhaja-Demiri: Kjo është më e bukura sakrificë për këtë çast dhe gjithë çastet që vijnë më pas. Do i dhuroja pa më të voglin hezitim! Jozef Radi, nuk krahasohen me kënaqësinë që mora edhe pse trishtimi fle në to!Faleminderit… bëje përsëri!
 
Hajriz Fazliu: Akrepat e ndryshkun t’nji ore të ndalun/i mësova me hecë mbrapsh si gaforre,
veç me m’kthye te ajo mbramj’e humbun…/te ajo mbramja, ku gjethet rrzoheshin të dehuna
nën tinguj të largtë kambanash t’plagueme…
Komplimente poeti Jozef Radi…
 
Artan Kërluku: Flm për këtë moment të bukur që na dhurove Nini!
 
Mimoza Gruda: Poezi me të kënaqë shpirtin.
 
Flora Resulaj-Cela: Sa e bukur!!!
 
Zeneli Edlira: Qofshin të shtuna gjithë ditët e javës!
 
Poezi Poezi: Një puthje të braktisur ti e bën kopsht… Një puthje të braktisur e bën pyll
një poezi të shtunë e bën yll… për shpirtrat që rrinë nën qiellin e saj deri në pambarim…
 
Maro Pasho: Falemnderit Jozef që ma pasurove këtë mbrëmje të shtune…
 
Pranvera Thana: Nji puthje t’braktisun e bana pyll!!!
Fantastike!!!
 
Zeneli Edlira: Rroftë teknologjia (këtë e them me gjithë shpirt), sepse përmes saj njohëm njerëz e autorë që kanë pas shkruar kësisoj. I tillë rast edhe ky. Kjo poezi është e marrë nga “Muret e Muzgut”, botim i ’93, kërkush s’e ka lexuar aty, shumë pak vetë e kanë si libër (ata që e kanë marrë dhuratë nga autori), do e kish përpirë harresa – sikurse kish bërë me të deri më tani…
 
Gjoni Booketa Gavani: Të lumtë!
 
Kazanova Aliaj: Ikona që përjetoi ferrin e nuk e humbi shpirtin e qenies me artin e tij me një klasicizëm të përkryer edhe puthjen e braktisur!! Një melodi e trishtë që tretet bashkë me muzgun… Këto kulminacione RadiandRadi i ka rrjedhje nga shpirti… se nuk ia vranë dot edhe pse kaloi portat e ferrit… Një mrekulli… ma mirë mos të kisha folë fare, mbas atyne vargjeve soave ka vetëm heshtje po duheshin thanë kto ka ardhë koha me thanë e me shkrue… mjaft me heshtjet vrasëse… Ky është hymn për të pamundurën… s’kam ma fjalë…
Tesh fjalën e kanë Radët!!
 
Sokol Kraja: Wat cen I sey, it’s great!
 
Tefta Shpetim Mersini: Poezi që të jep emocion… Perlë.
 
Mi Ha Je: Jam shumë e lumtur Rad dhe njëherësh të falenderoj për këtë libër me Poezitë e Lazrit të Madh që ma mundësove, të kem nderin ta kem në bibliotekën time…
Faleminderit Rad…
 
Albina J. Gjergji: Oh Jozef, sa e bukur. Fort e bukur… Ç’estetikë e finesë në figurat letrare?
 
Ermira Xhomaqi-Godo: Aty ku “poezia” merr kuptimin më të plotë të saj në gjuhën shqipe e transmeton një mesazh universal, të lexueshëm dhe t’kuptueshëm nga të gjithë. Një udhëtim dëshmitar: At’e bir… në një brilant vëllim me poezi!
 
Lavdie Mato: You are special!?
 
IGjon Gjini: Capolavoro!!!
 
Veli Hoxha Ardenica: Mrekulli e shpirtit të të madhit Lazër Radi. Ju ndoshta e përfytyroni, por unë e kam njohur. Ishte një kollos që nuk u përkul përballë stuhisë komuniste .Thnx, Nini për këto gjëra të mrekullueshme që na jep.
 
Shqipe Sopoti: Pena juaj është shumë bujare. Ajo të bën ta presësh me padurim të shtunën.
 
Erenestina Gjergji-Halili: Sa mirë Nin! Duhej për Radin Segnor! Edhe për ne!
 
Virion Graçi: Urime!
 
Mira Zgjani: Shumë e bukur… Faleminderit Jozef, që e ndave me ne këtë poezi kaq të ndjerë…
 
Laura Kylheku: E mrekullueshme! S’ka galje se e lexova të dielën në mëngjes…
 
Isak Ahmeti: Poezi e bukur, emocionuese!
 
Stefan Basko: Kënaqësi e veçantë Jozef, për këtë poezi të bukur, me shprese që s’do të jetë e fundit!Presim të tjera me autor Lazër e Jozef Radi!!
 
Rita Gjergji: Shumë e bukur?
 
Yzedin Hima: Më vjen keq që e takova disi vonë poezinë e Jozefit… Urime!
 
Anna Maria Dhamo: I vodha 5 minuta të shtunës dhe ja fala të djelës, për të lexuar poezinë tënde të mrekullueshme!
Të falenderoj Jozef Radi për kenaqësinë.
 
Ermine Anton Gjeka: Vargu juej nënkupton gjithçka vërtet impresionuese!
 
Vahide Mamani Hila: Ishin 5′ që të jepnin kenaqësi, z.Jozef!
 
Robert Kamani: Fat që poeti ka një djalë si ju që me kujdesin e një njeriu plot dashuri e pasion na përcjell vargje kaq të ndjerë e të thurur me mjeshtëri poetike…
 
Tana Lameborshi: Shumë kënaqësi… Të buroftë pena!
 
Marika Baci: Shumë emocionuese.
 
Fanie Cerepi: Shumë e bukur
.
Poezia asht art vetmitar...
Poezia asht art vetmitar…

Shënime 29 Korrik 2018…

Arlinda Guma: E mrekullueshme!
 
Shire Caka Kasapi… Nji puthje t’braktisun e bana kopesht…/ nji puthje t’braktisun e bana pyll…../ dhe humba shtigjeve me gjet emnin tand….! Për mua do të mjaftonin këto tre vargje për të thënë; një perlë… një magji që e lexon me endje e s’mërzitesh kurrë…
Bravo Jozef, më dhe emocione të fuqishme!
 
Dita Kacani: Shumë e bukur!
 
Irena Stein-steinova: Shumë e bukur!
 
Flora Resulaj Cela: E ëmbël poezi ku do ta lexosh përsëri e përsëri…
 
Teuta Ademi: Të lumshin duart dhe shpirti prej poeti!
 
Alketa Stefania Caca: Mall… nga ai më i rralli mall dhe nga një kohë që vetëm për diçka të vdekur nuk flet por, për të përjetshmen dashuri.
Metafora të arratisura…!
E bukur e bukur e bukur!!!
 
Shkëlqim Abazi: Me lejen tënde, unë do ta titulloja “Sinteza e shpirtit”!
 
Angjela Vasija: Tepër e bukur Complimenti Jozef
 
Gjergj Jozef Kola: Romantikë postdiktature… Flm Jozef.
 
Nini Mano: Oh, sa e bukur……..
 
Arjeta Kokalari: Na emocionove me këto vargje Jozef. Na i zbukurove të dielën!
 
Dije Demiri Frangu: Peneli i trishtimeve… Një gjuhë e rrallë poetike!
 
Vergjil Xhafa: Uroj me gjithë zemër që pena juaj të na vjedhë jo vetëm 5 minuta nga e diela, por orë nga ditët e vitit… Nëqoftëse ne fillimet tuaja kishe të drejtën e merituar për të qenë krenar me rrënjët tuaja, krijimet e të cilëve i përcjell mrekullisht prej kohësh janë rrënjët tuaja që mburren me gonxhen me penën tuaj tejet të fuqishme, mbreslënëse…
Respekt pafundësisht…
 
Denata Ndreca: Tinguj të largët kambanash plagueme!
Bukur shumë!
 
Melita Ilir: Mrekulli!!!
 
Laura Keci: Pronto ad ascoltare!
 
Robert Martiko: Një mrekulli!
 
Marije Sheldija: E bukur shumë.
 
Rezarta Hasho – Hysa: Penë e artë Nini… Urime
 
Maro Pasho: Na solle freskinë dhe mrekullinë e një pylli, Jozef!
 
Irena Vangjeli: E bukur, e ndjere… Faleminderit!
 
Shqipe Nebiaj: Mall për të ndjerë poezi të ndërtuar me art.
 
Sami Milloshi: Shume Bukur, Jozef Radi!
 
Maylinda Metaj: Bellissima!
 
Klaudia Gargjola Shllaku: Knaqsi me e lexue… E bukur me u përjetue…?
 
Kazanova Aliaj: At puthjen e braktisur e kam gjetë tek një shteg i atij pylli… çfarë dimensioni i ka falë puthjes… Mjeshtri Lazër Radi… Krijues me dhe në çdo kohë kohë… me dimensione njerzore…!!
 
Jozef Radi: Moj Xhusi, poezia asht e imja! Mos ban ndere me gjanë e tjetrit!!!
 
Kazanova Aliaj: Po mirë more Jozef se s’të vrava… Shumë ngjisni, ndryshimi asht mjaft i vogël… Në fund të fundit babë e birë jeni!! Më vjen mirë që je ti se për zotin unë ma s’pari lexova poezinë… e ndjeva gjithça të tij… A ka ma mirë se ti përgjasesh kaq shumë një mjeshtri… Bukur, lum si ti… çfarë të them unë… Gjetja juaj Radi and Radi asht unike…!!
Kjo ishte ma e bukra gja që më ka ndodhë tash një jetë që lexoj!!
 
Evgjeni Llambiri: Sa bukur uluret dhimbja!
 
Frida Vokopola-Gjoka: Nuk është shkrue me penë e mend, por me penë e zemër. Ndjesi!
 
Laura Kylheku: …dhe jo vetëm 5 minuta se lexohet me kënaqësi disa herë…
 
Miltiadh Davidhi: Urime e suksese pafund!
 
Hortensia Haxhiademi-Pëllumbi: Ti fjalëbukur i tana dashnive
Beautiful! Happy Sunday!
 
Ilir Baloshi: Beautiful! Profesor!
 
Dolores Kraja: Mrekullija vet!!!
 
Isak Ahmeti: E lexova disa herë! Më ka dehur dhe atashuar në një botë ndjenjash të vrullshme…
 
Arjola Zadrima: Kjo poezia jote, himn i shpirtit?
 
Irma Muça Qesja: Shumë e bukur Jozef!
 
Dashuri Dani: Shumë e bukur!
 
Lumturi Lapardhaja-Demiri: Meriton gjithë kohën, sepse na dhuron ti shpirt nga shpirti juaj, ndaj është kohë e vlerë!
 
Dolores Kraja: Më ka pëlqy shumë! Z. Radi besoj më lejohet me e postu te faqja jeme?
 
Xhafer Sadiku: E mrekullueshme!
 
Franc Nogaj: Një kryevepër, një përjetim emocional në brendësi të një shpirti të mbushun plot me ndjenjë. Plot ngjyra jete që rrezatojnë shpirtin e poetit me një forcë marramendse!
 
Kristaq Jorgo: E mrekullueshme Jozef!
 
Anton Cefa: Perlë poetike!
 
Zeneli Edlira: Lexuar e rilexuar! Falemnderit dhe të dielë të bukur!
 
Stefan Basko: Kënaqësi! E bukur!!
 
Sandra Aleksandra Tasi: Sa më pëlqen!
 
Erina Çoku: Humbje e gjetun, Jozef.
 
Adriatik Riza Dosti: E pëlqej ngahera penën tënde mik i mirë, Jozef…
 
Gjergji Kosta: Gegnishtja e adhurueshme!
 
Erieta Koliqi-Gajtani: ça me t’thanë Jozef… E ndjej der në rrasht poezinë tande!?
 
Klotilde Grishaj: Bukur shumë…
 
Ndoc Selimi: O miku im Jozef Radi, qofsh i nderuem brez mbas brezi!!
 
Tonin Cefa: Shumë e bukur!
 
Bajame Hoxha-Çeliku: Urime Nini! Bukur shumë.
 
Engjell Belliu: Shumë e bukur, suksese të mëtejshme dhe përgëzime Jozef!
 
Muharrem Gici: Bukur Jozef, Suksese!
 
Era Nil: Shumë e bukur, poet Jozef Radi? Ju faleminderit për dhuratën!
 
Seri Siria: E mrekullueshme, në varg e në mendim, mbresëlenëse! Poezia nuk plaket kurrë!!!!
Komplimente mik, Jozef Radi!
 
Nard Gjergji: Perlë!
 
Letra von Linja: Shumë e bukur Nino!
 
Marjeta Lisi: E mrekullushme!
 
Shpresa Vrana: Poezi elegante… ashtu siç edhe është ndjenja e mallit për dashurinë… Perfekte!
 
Violeta Mancaj: Poezia vjen në veshin e lexuesit ëmbëlsisht nga gjuha gegnishte që kanë përshkruar vargun! Urime!
 
Josif Shakulli: Congratulations miku im!
.

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Fatmira Allmuca – Me shume se e bukur! ❤️
    Jozef Radi – Prej teje Mira… vlerësimi ka vlerë dyfishe!

    Odeta Zhegu – Nuk i shtoj dot gjë komplimenteve të shumë viteve më parë për pendën tënde. Suksese të tjera vargjeve të tua!

    Amarda Caka Sulo – Hej njerëz!!! Lexova, rilexova dhe i shijova kaaq shumë këto vargje!!! Falemnderit për çdo gërmë, pikë e presje, mjeshtër!
    Jozef Radi – Amarda Caka Sulo Të falenderoj edhe si vajza e zyshes! Sepse zyshen për fat e kam shumë të dashur… dhe ajo e ka lënë shënimin e saj qysh herët në këtë fare…? Të falenderoj!

    Zyba Hysa – E mrekullueshme! Urime!

    Ledri Kurti – Kraja – E mrekulllueshme! ???

    Zart Bilali – Nji puthje t’braktisun me e ba ç’ka të duesh, e aty me kërkue, me gjetë, me u humbë. Pura follia. Gjithkush kishte dashtë me qenë i tillë.
    Jozef Radi – Zart Bilali sinqerisht ndjehem mirë prej vlerësimit tuaj dhe referimit të asaj çka tashma jeton jashtë meje!!

    Artan Kafexhiu – Poezitë e bukura janë të pakoha! Duhet me trashendu në momente të tilla përsëri, Jozef, me nxjerr frymëzime të reja. Bravo!

    Ave Ived – Sa shume lirike ke derdhë në të! Humbje pa kthim është e gjithë jeta. Po përftyroj, në fund të poezisë, krahu yt u shkri në pendë, penda në varg… dhe humbën…

    Valdet Emiri – Nji mrekulli!❤️

    Vrethee Lnika – Erotizmi dhe gjelbërimi përfytyron nji subjekt mitik të pakohë mbase të mitizuem. Miti asht objekti i poezisë se subjektet veç bartin impresione që i kyç në vargje poeti.
    Vargu shumë me lirshmëri.
    Me i hjekë do folje baheshe hermetik!
    Jozef Radi – Vrethee Lnika nuk e ke keq… po kur asht shkrue kjo poezi ishim të hermetizuem mor Lekë, bile edhe kaq ka qenë tepër se na e kishin këndue kulufruthin…?

    Nini Mano – Sot u kënaqa me dy lirika të ndjera, kjo Jozef Radi dhe Bukra Hysenukaj Kastrati…
    Bukra Hysenukaj Kastrati – Nini Mano sa m’pëlqen që m’ke vënë krah Jozefit!❤️❤️

    Gëzim Celhyka – E ndjeshme, e bukur… më pëlqeu shumë.
    Jozef Radi – Gëzim Celhyka është kënaqesi ky vleresimi yt, sepse nuk ndodh shpesh dhe nuk është ilustrues! Thnx Gezim!

    Keti Dibra – Zef, të përgëzoj! Ke një finesë në kët poezi, që haset rrallë.
    Jozef Radi – Keti Dibra kur ma thotë nji zysh si ju… sigurisht pak të kuqun ndjej bashkë me falenderimin për kët gur të gdhendun që më ke lanë!!

    Ervina Toptani – Mbetun njatij shtegu përhumbun vështroj,
    Kujtimi ka mbetë, atë s’e harroj…..
    Nji copë e shpirtit ngatërrue nëpër pyll…
    Jozef Radi – Ervina Toptani të falenderoj… dhe duke e dijtë përkushtimin tënd ndaj shumçkaje ju uroj nga zemra shumë suksese…!

    Merita Varfaj – Shume e bukur! ???

    Natasha Pustina – Fat i madh që të kam mik Jozef e mund të provoj kënaqsinë, që vetëm një poezi e bukur ta përçon, e ti kërkon tua japësh edhe të tjerëve.
    çdo fjalë është një tingull muzikor e çdo varg është melodi e përkryer, muzikë e poezi… Eh një mrekulli!
    Jozef Radi – Natasha Pustina Gjithnji ke qënë e vëmendshme, dhe ajo çka vlen mbi të gjitha është se interesimin ndaj punëve të mia dhe të tim eti s’e ke trajtuar thjesht me fjalë, po gjithnji ke qenë e kujdesshme, dashamirë dhe e pranishme… çka i tejkalon falenderimet e mia!
    Natasha Pustina – Kënaqsinë e marrim ne lexuesit

    Franc Nogaj – Nje freski poetike që bleron mes pyllit të puthjes, në pafundësi.

    Kazanova Aliaj – Ka prap me thanë e me shkru?

    Juli Gruda Pistulli – E bukur fort!!!

    Antonina Marto – E mrekullueshme!
    Me pak fjalë ke thanë e përshkru shumë, poezia përfundon ma e fuqishme se fillimi i saj. Një puthje t’braktisun e bana kopsht…
    Një puthje t’braktisun e bana pyll…
    Përshkrim konciz por me përmasat e VR goggles.
    Udhëtova në krijesën tande për 5 minuta.
    Jozef Radi – Antonina Marto Të kam thanë gjithnji që je shumë e mirë…! Tash po më duhet me gjetë edhe epitete tjera plotësuese me iu sjellë okoll s’vërtetes! Të përqafi fort prej larg, sepse kajhere malli na gjymton veç me heshtje!!!?

    Fatmir Keqi – E mrekullueshme… veç andrrat janë të mira po s’qesin gja në dritë prandaj prej tyne mos prit me u ba mrekullina!!
    Jozef Radi – Fatmir Keqi Të falenderoj shumë… po gjithnji them: Mos na len o Zot, së paku pa andrra!?

    Xheviko Sino Vrioni – E lexova për herë të parë poezinë! Kënaqsi për tingujt që e shoqërojnë!

    Kostandin Lefta – Faleminderit Jozef për gjithçka të bukur që na dhuron!

    Irena Kurti – Mrekullisht bukur!

    Kylheku L’Aura – Poezitë e tua janë si filmat e Felinit: sa herë i shef, zbulon batuta e detaje që të kishin shpëtuar herën ma përpara. Ashtu edhe poezia jote, të fut në mendime, të ndryshon gjendjen shpirtërore aq herë sa e lexon!
    Nuk është asnjëherë shumë për të të falenderuar. Unë i kam quajtur “melhem për shpirtin” në një shkrim/ ese timen?

    Fatime Brehamaj Hyso – Shumë bukur Nini Bravo!

    Irma Muça Qesja – E rilexova, coptova vargjet me shpresën e një shprese… “Krejt lodrat e hënës në qiell i qëndisa”… ndalova një moment se diçka po ndryshon, por vargu vijues ma rrëzoi shpresën. Vazhdoj, vargjet mbarojnë e gjendem e fundosur në trishtimin e Mallit për diçka të vdekun!
    Jozef Radi – Irma Muça Qesja – Poezia në kët rast nuk mundet ta riparojë atë që ka ndodhë, bile poezia e ruan magjine e saj pikerisht pse i qëndron besnike së ndodhurës… Mos i kërko poezisë më shumë se ajo thotë Irma…?
    Irma Muça Qesja – Jozef Radi ndër poezitë më të bukura që i qendron besnike së vërtetës, pa’ kriju illusione të rreme! Të përshëndes Jozef!

    Gentiana Kone – Sublime!☘️

    Ferit Mebelli – E bukur, e trishte, e fuqishme.

    Irena Stein-steinova – E mrekullueshme! Nga dora e mjeshtrit dalin vetëm mrekullina!?

    Osmon Kaceli – Lum si ti Jozef që jo vetëm ndjenjë, shpirt e zemër, por ke edhe forcë e imagjinatë të papame, për t’i dhanë jetë toksore edhe asaj, që ka kalù në jetën e amshueme e jo domosdoshmërisht në parajsë!

    Milaim Nela – Gegnishtja i jep një ndjenjë dhe melodi të jashtzakonshme që shijohet jo vetëm të djelën po në çdo minutë të ditës apo të natës që ta lexosh…
    Jozef Radi – Milaim Nela është e vërtet. Gegnishtja i jep në mënyrë të veçantë poezisë si asaj lirike edhe asaj epike një frymë të veçantë… Si të thuash është vlerë e shtuar e poezisë shqipe…

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.