“Manhattan Branch” dënoncon takimin Berisha-Ruçi
Në datën 6 Tetor 2020, dega e re e Vatrës “Manhattan Branch” dënoncoi takimin e Kryetarit të Vatrës me kriminelin Ruçi.
Pse dega e Vatrës Manhattan e kundërshton këtë takim?
Shumë anetarë të Vatrës, rrjedhin nga familje antikomuniste, të cilat gjatë diktaturës komuniste, janë përndjekur dhe burgosur nga shokët e këtij krimineli.
Ministri i diktatures është përgjegjes direkt për dhunimin e shqiptarëve nën antiregjimin e Hoxhës. Ai është përgjegjës për persekutimin e shtetasve Shqiptarë, në përndjekje dhe vrasje (Masakra e Shkodrës e 2 Prill 1991).
Ai është persona “non grata” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si rrjedhojë ai duhet të jetë “NON GRATA” eshe për të gjithë Vatranët.
“Vatra” e Shekullit të ri duhet të jetë transparente dhe jo e fshehtë në veprimet e saja. Vatra e Shekullit të ri duhet të reflektojë mbi të kaluarën dhe mbi të ardhmen dhe t’i japë shpresë të rinjve vatranë.
Vatra e Shekullit të ri duhet të bazohet në të kaluarën e ndritur të të parëve të sajë, në Kanunoren e sajë dhe në frymën me të cilën dhe për të cilën ajo u krijua.
Vatra Manhattam Branch
Marrë nga Muri i FB, Vatra Manhattam Branch 16 tetor 2020