back to top
6.5 C
Tirana
E diel, 23 Mars, 2025

Marash Hajati – në kujtimet e mija… – nga Adriatik R. Dosti

Gazeta

Adriatik R. Dosti
Adriatik R. Dosti
Marash Hajati – në kujtimet e mija…
nga Adriatik R. Dosti

Absolutisht përfaqësuesi më besnik i vijës së Partisë dhe ushtar i bindur i Diktatorit dhe i diktaturës derisa u përmbys regjimi gjakatar komunist – ky ka qënë e mbetet Marash Hajati, në kujtimet e mija… Njeri negativ!
Arrogant, megalloman e prepotent… njeri i kulisave… i dobët moralisht… të hante mbas shpine e shfrytëzonte sa të mundej postin që kishte…
Ks lindur në Shkodër, në 1934… dhe në vitet 1952-57, pat studiuar në Petërburg – Bashkimi Sovjetik, për degën e gazetarisë…
Për 14 vjet resht, do të ishte Kryetar i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë…
Nga viti 1974-‘88, do të ishte Drejtor i Përgjithshëm i RTVSH…
Në periudhën 1988-‘90 do të ishte Kryeredaktor i Zërit të Popullit…
Kur u përmbys regjimi, të cilit i pat shërbyer me aq devotshmëri, Marash Hajati, ish drejtori satan e ish kryeredaktori arrogant… hapi një kioskë buzë Lanës dhe e shtyu jetën me të, derisa në vitin 2013, në moshën 79 vjeçare u largua nga kjo botë…

Marash Hajati
Marash Hajati

Kam në jetën time tre – katër kujtime sinjifikative me Marash Hajatin, të cilat nuk kisha ndërmend t’i bëja publike, por meqënëse po vazhdon të flitet ende për të bijën [e adaptuar] të tijë, Ronelën, vendosa t’i ndaj me ju miqtë e mikeshat e mia të shumtë që më ndiqni e më lexoni.
…Në fillim të vitit 1988… kur kisha disa vite që isha shfaqur në faqet e shtypit shqiptar e shkruaja për sportin bëra një kërkesë për të qenë antar i BGSH Bashkimi i Gazetarëve të Shqipërisë] …por kërkesa ime u hodh poshtë nga Kryetari i kësaj shoqate, shoku Marash Hajati, i cili refuzoi për arësyet se unë s’kisha mbaruar ende një shkollë të lartë në atë kohë [e kjo absolutisht Jo për fajin tim] e veçmas specifike për gazetari dhe së dyti se një mbiemër i tillë, [Dosti] nuk i duhej kurresesi gazetarisë shqiptare, e cila sipas historisë e vijës së partisë, i kishte larë hesapet njëherë e përgjithmonë me Dostët reaksionarë[???]
Pak muaj më vonë, së bashku me Vladimir Grillon, i propozojmë Drejtorit të atëhershëm të RTVSH, shokut M. Hajati një spektakël sportiv televiziv në prag të Euro 88, propozim që u hodh poshtë nga zotnia në fjalë, duke i thënë V. Grillos: “Gjej ndonjë tjetër që ta bësh këtë spektal TV… e pasi ta kesh gjetur ma sill mua në zyrë, por me Dostin harroje se mund ta bësh!”
Ne vitin 1989, kisha nisur të shkruaja artikuj kritikë sportive në gazetat Z. P. [me propozimin e mbështetjen e të mirit mik e koleg e të paharruarit Thimi Nika] dhe në gazetën Bashkimi, ku m’i kishin hapur dyert: i mrekullueshmi Hamit Boriçi dhe miku e kolegu im i veçantë, Gëzim Sinemati…!
Më kishin bërë një pa drejtësi në botimin e një artikulli timin në ZP… çka më detyroi të shkoja e të takoja me çdo kusht dhe t’i qaja hallin Kryeredaktorit Marash Hajati…
Ja gjeta anën, dhe i vajta në zyrë… Trokita në derën e tij, e nga brenda zyrës dëgjova: “Po… hyrë!”
Kur hapa derën… pashë që ngriti kokën… dhe sapo më pa, fjala e parë që nxorri nga goja ishte: “Ti në zyrën time?! Si munde të vish deri këtu…?! Dil jashtë se nuk kam kohë me të pritë e me të ndigju ty… Ik e fol me tjetërkënd!”
Nuk u tremba dhe as u demoralizova, mbasi e dija se cili ishte Marashi i Partisë… madje as e u fyeva kur dëgjova ato çka nxorri nga goja, ushtari besnik i Enverit… ani pse thellë – thellë mendoja e shpresoja se do më priste e do më dëgjonte thjesht për njerzillik…!!
Pak vite më pas e pashë brenda një kioske buzë Lanës në afërsi të shkollës së Baletit… ku drejtori satan i RTVSH e Kryeredaktori arrogant i Zërit të Popullit: Marash Hajati, shiste karamele e çokollata për të siguruar jetën e tij dhe të familjes së vet…
Tashmë kishte rënë nga fiku… ndaj dhe normal që ishte tjetërsuar 200 %.
Jo! – i thashë vetes… Deri këtu kët lloj tipi s’e kisha menduar kurrë… por jeta të përball me gjithçka!
Në shtator të 1996, jam ballë për ballë sërish me Marash Hajatin, po këtë radhë në oborrin e shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku ime bijë e dyta, Bianka, startonte në klasën e 1 fillore e po kështu edhe e bija [e adaptuar] e Marashit: Ronela…
U mundua dhe u përpoq të ishte krejt tjetër njeri ndaj meje… e nisi të më flasë shumë njerzisht e përzemërsisht e të ishte miqësor me mua a thua se kishim qenë miq të mirë e të hershëm… apo edhe sikur me shihte për herë të parë e a thua se thjesht si dy prinder na kish bashkuar i njëjti fat… ai i të qenit të fëmijëve tanë në një shkollë e madje edhe në një klasë e më tej akoma për disa kohë, edhe në një bangë!!!
Kurre nuk e honepsa dot… madje e shtirura e tij neveritëse më dukejn e pështirë, banale dhe që s’meritonte gjë tjetër veçse një kthim kurrizi e injorimi total sikurse edhe bëra…
Madje i ndjeri Teodor Keko që kishte të birin në një shkollë e në një klasë me vajzën time të madhe, Lorenën… tek e shihte shpesh qëndrimin tim ndaj Marashit, qeshte, tunde kokën e më thoshte: Po foli nja dy fjale o njeri se nuk të ka vrarë Nëne ë Babë…
Ehhhh, Dori si Dori!
Kisha kujtime vërtet të hidhura prej Marash Hajatit arrogant, prepotent, ushtar fanatik e besnik Partie… prej të cilit më ishin përplasur egërsisht fytyrës dyert e një profesioni, të cilin e kisha ëndërr …
Dhe këto… Marashit s’ja harrova kurrë dhe derisa mbylli sytë e u largua nga kjo botë jo vetëm që kurrë nuk i fola, por edhe fytyrën s’doja t’ia shihja asnjëherë… madje edhe në takimin me prindër që ishim të detyruar të bënim për fëmijët tanë në shkollën ku ata ishin… unë përpiqesha të qendroja sa më larg tij e kurrë nuk i dhashë asnjë lloj mundësie që ai të shkëmbente ndonjë fjalë me mua…
Marrë nga Muri i FB, A. R. D. 20 mars 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Buy Me A Coffee
Dhuro per mirembajtjen