back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

“Marksi dhe Engelsi në intimitet” – Koleksionimi i letrave private tregon çka filozofët vërtet mendonin

Gazeta

 "Marx & Engels intim"nga Björn & Simon Akstina
“Marx & Engels intim” nga Björn & Simon Akstinat

“Marksi dhe Engelsi në intimitet”

Koleksioni letrave private tregon çka filozofët vërtet mendonin

Libri “Marx & Engels intim” nga Björn & Simon Akstinat

Materiali u përkthye dhe u përgadit nga Edgar Prifti

Themeluesin e SPD (Partisë social-demokrate) Ferdinand Lassalle ata e quanin “negër çifut”, zviceranët si “budallenj” dhe punëtorët si “fare gomerë”!
Fjala është për Karl Marksin dhe Frederik Engelsin. Një libër i botuar së fundi zbulon një anë tjetër të figurave historike, që dikur qëllimisht ishte mbajtur e fshehur.
Edhe sot Karl Marksi dhe Frederik Engelsi për shumë njerëz mbahen si luftëtarë për drejtësi dhe paqe. Por kjo pamje e njëanshme u propagandua qëllimisht nga sundimtarët komunistë të shekullit të kaluar.
Një analizë e paanshme me pjesën e prodhimtarisë së tyre, e cila u la qëllimisht menjanë tregon një tablo krejt ndryshe: Në korrespondencën e tyre private të dy djemtë, që rridhnin nga familje të pasura ndërsenin me një ton të vrazhdë kundër bashkëkohësave, anëtarëve të familjes, kombeve të tërë dhe jo më pak kundër punëtorëve, fshatarëve dhe vetë dashamirësve të tyre.
Vëllezërit Björn dhe Simon Akstinat kanë përmbledhur dokumentet, deri tani pak të njohura, në librin “Marx & Engels intim”. Ne biseduam me Björn Akstinat lidhur me publikimin:.
.
Shprehje nga  "Marx & Engels intim" nga Björn & Simon Akstinat
Shprehje nga “Marx & Engels intim” nga Björn & Simon Akstinat
Z. Akstinat, si keni hasur në koleksionin e letrave që keni publikuar tani? Kjo është shumë e lehtë. Vëllai im ka hasur në disa citate të Karl Marksit, të cilat ishin shumë vulgare dhe shumë të papritur. Kjo na bëri kuriozë, dhe menduam se nëse do të kishte një apo dy citate interesante, mund të kishte ndoshta dhe më shumë. Ne hulumtuam së bashku dhe me të vërtetë zbuluam shumë më tepër. Këto citate kanë dhënë një pamje krejt të ndryshme nga ajo që kishim ne më parë nga Karl Marksi.
 
Si ka ndryshuar imazhi i Karl Marksit tek ju nëpërmjet punës për mbledhjen e citateve? Në të kaluarën, gjithmonë ishte përshtypja se Marksi ishte një luftëtar kundër fisnikërisë, kundër borgjezisë dhe sipërmarrësve. Ndërsa kur merresh më afër me të, ti e kupton se ai donte t’i çlironte punëtorët nga zgjedha e tyre, por në thelb i konsideronte ata si njerëz shumë të trashë. Ai i fyen punëtorët në shumë letra të tij, por edhe me fshatarët ai bën të njëjtën gjë. Pra, ai është mburrur shumë për çlirimin e punëtorëve nga kushtet e këqija të punës, por në të vërtetë atij nuk i pëlqenin fare punëtorët.
 
Në realitet, në më të shumtën e rasteve regjimet komuniste nuk e kanë treguar të jenë veçanërisht dashamirës. Mund të thuhet se është tipike për njerëzit me ide komuniste, që shpesh ata vetëm sa e propagandojnë të mirën e të tjerëve në mënyrë që të mbrojnë interesat e tyre të pushtetit? Shumë komunistë pretendojnë se duan të luftojnë kundër monopoleve të fuqive ose monopoleve të pushtetit. Por kur ata marrin fuqinë në dorë, ata shpesh bëhen vetë diktatorë. Dhe një nga të njohurit e Karl Marksit e ka kuptuar se Marksi – nëse ai dikur do të kishte një ndikim të madh – ndoshta do të merrte trajtat e një tirani. Ai e ka cilësuar atë në një letër si diktatorin e ardhshëm të Gjermanisë. Ndoshta do të kishte ndodhur kështu. Nëse Marksi me të vërtetë do të kishte shkuar në politikë dhe do të fitonte zgjedhjet, ai me siguri nuk do të ishte bërë një politikan ose kryetar shteti veçanërisht dashamirës.
.
Shprehje nga  "Marx & Engels intim" nga Björn & Simon Akstinat
Shprehje nga “Marx & Engels intim” nga Björn & Simon Akstinat
Një temë e rëndësishme në letërkëmbimin e tyre private është paraja. Nga këto letra rezulton se Marksi kishte një mënyrë jetese shumë shpërdoruese dhe mundohej shumë të gjente burime të ndryshme për të marrë të holla. Mbi idetë, që mundësisht të gjithë duhet të jetojnë në begati dhe të varfrit duhet të ndihmohen, nuk është asgjë për të lexuar. Kjo gjë ndodh pikërisht edhe me Engelsin. Engelsi ishte djali i një sipërmarrësi. Edhe Marksi nuk erdhi nga një familje e varfër. Të dy kanë qenë mjaft mirë ekonomikisht. Ata gjithashtu jetonin në një mënyrë parazitare duke kërkuar para nga të tjerët, por në të njëjtën kohë i dënonin të tjerët për stilin e tyre të jetesës. Ata në këtë kuptim nuk kishin një mënyrë shembullore të jetës dhe kështu të drejtën për të gjykuar të tjerët. Ata u adhuruan në bllokun lindor si gjysmë perëndi dhe mund të thuhet se ata ishin vetëm njerëzorë. Përkundrazi, është më shumë kështu, që ata kanë pasur shumë gabime dhe si të tillë ata nuk janë për t’u marrë shembull.
 
Pse Marksi dhe Engelsi konsiderohen si ndërtues të urave midis kombeve, kur ata i kanë sharë kaq shumë kombet e tjera? A është kjo vetëm për shkak të thirrjes së famshme “Proletarë të të gjithë vendeve, bashkohuni”? Fraza “Proletarë të të gjithë vendeve, bashkohuni” nuk vjen as dhe nga Karl Marksi, por nga Karl Schapper. Kjo gjithashtu na befasoi kur e zbuluam.
Por imazhi i njëanshëm u krijua qëllimisht. U botua nga Karl Marksi dhe Frederik Engelsi vetëm ajo, e cila i leverdiste autoriteteve komuniste në bllokun lindor – dhe për këtë arsye të gjithë mendonin se ata ishin princat e mëdhenj të paqes dhe çlirimtarët e klasës punëtore, miqtë e mëdhenj të punëtorëve, dhe se ata e kishin shumë për zemër mirëkuptimin midis popujve. Por, siç thotë libri, ata kanë marrë nëpër gojë shumë nga popujt e huaj dhe madje ata ishin shumë gjerman-patriotë.
U botua në mënyrë ekstrem selektive. Një shkencëtar në Bashkimin Sovjetik, i cili kishte mbledhur pak më shumë dhe që ishte marrë me të gjitha deklaratat e të dyve, ku çdo gjë arkivonte dhe shkruante, dhe madje nga që ishte tepër i zellshëm dhe kurreshtar, Stalini urdhëroi ta ekzekutonin.
 
Nëse shikojmë publikimet e viteve të kaluara, duhet të themi se edhe sot përfaqësuesit e medias mbajnë lart imazhin ideal të Marksit dhe Engelsit. A janë informacionet që ju keni mbledhur tani me të vërtetë kaq të fshehura, apo përse ndodh kjo? Informacionet janë shumë të shpërndarë në biblioteka të ndryshme ose në internet. Ata kurrë nuk janë mbledhur së bashku për të dhënë një pamje të plotë. Por nëse jeni vërtet të interesuar, atëherë mund të zbuloni anët deri tani të mbajtura fshehur të Marksit dhe Engelsit. Shumë gazetarë sot gjithashtu pasqyrojnë një imazh selektiv. Ata reflektojnë vetëm atë që përshtatet në pikëpamjen e tyre botërore. Ju gjithmonë mund të portretizoni çdo person si negativ dhe pozitiv. Që dikush të shkruajë një biografi neutrale, objektive është shumë e rrallë.
 .
Shprehje nga  "Marx & Engels intim" nga Björn & Simon Akstinat
Shprehje nga “Marx & Engels intim” nga Björn & Simon Akstinat

10 citate të pabesueshme nga Karl Marksi

“Miku i supozuar i të vuajturve shan gjithçka dhe çdonjërin.”
Libri “Marx & Engels intim” u botua nga Björn dhe Simon Akstinat në shtëpinë botuese IHM-Service. ISBN 13: 978-3981515824
 
“Çdo gjë, që unë di, është, që unë nuk jam një marksist!”
Karl Marksi me nënvlerësim për dashamirësit e tij (Marx-Engels-Werke 37, S 450)
 
“Francezët kanë nevojë për t’u rrahur!”
-Karl Marksi për Luftën Franko-Gjermane, 1870
 
“Islami krijon një gjendje armiqësie të përhershme mes muslimanëve dhe jobesimtarëve”.
-Karl Marksi për Islamin, 1854
.
Shprehje nga  "Marx & Engels intim" nga Björn & Simon Akstinat
Shprehje nga “Marx & Engels intim” nga Björn & Simon Akstinat
“Unë kam hartuar një plan të sigurt, për ta detyruar plakun (babain) tënd të nxjerrë paratë nga xhepi.”
-Karl Marksi në një letër drejtuar Frederik Engelsit lidhur me të atin e tij, fabrikantin e pasur, 1848
 
“Sigurisht, unë kam mbajtur qëndrimin tim në një mënyrë të tillë që, në rastin e kundërt, të kem përsëri të drejtë.”
-Karl Marksi rreth veprave të tij, 1857
 
“Gjermanët dhe Skandinavët, të cilët i përkasin të njëjtës racë të madhe, vetëm përgatitin rrugën për armikun e tyre të betuar, Sllavët, kur ata zihen me njëri-tjetrin në vend që të lidhen së bashku”.
-Karl Marksi rreth rusëve dhe sllavëve të tjerë, të cilët më vonë e nderuan më së shumti, 1853
 
“Gomarë më të mëdhenj se këta punëtorë nuk ekzistojnë”.
-Karl Marksi për njerëzit që duhet të realizonin “revolucionin” e tij. 1852
 
“Nëse qeni vdes tani, unë nuk do kem telasheve”.
-Karl Marksi shpreson në një letër për vdekjen e një xhaxhai të pasur, nga i cili do të trashëgonte, në mënyrë që ai të merrte paratë e tij, 1852
 
“A nuk do ishte më mirë që në vend të vdiste Maria, të vdiste nëna ime, e cila tani është plotësisht e sëmurë fizikisht dhe e ka jetuar siç duhet jetën e saj?”
-Karl Marsi për nënën e tij në një letër drejtuar Frederik Engelsit, mikja e të cilit Maria sapo kishte vdekur, 1863
 
“Unë po e zgjeroj më shumë këtë volum të (Kapitalit), pasi qentë gjermanë vlerësojnë librat sipas përmbajtjes vëllimore.”
-Karl Marsi 1862
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.