Marrëdhëniet e At Shtjefën Gjeçovit me Prengë Bibë Dodën
nga Nikolle Loka
Prengë Bibë Doda e çmonte shumë atdhetarizmin dhe erudicionin e Gjeçovit, prandaj e pati si bashkëpuntor në zgjidhjen e ngatërresave në Gomsiqe dhe trevat përreth. Në letrat që ata shkëmbejnë krahas problemeve që ngrejnë, shihet dhe respekti i ndërsjelltë.
Letër e Prengë Bibë Dodës drejtuar Shtjefën Gjeçovit për shtyrjen e besës në bajrakët e Mirditës
Në letrën që Prengë Bibë Doda ia dërgon At Shtjefnit me 29 tetor 1909 shkruan: “Po u falem me shnet e po u diftoj se disa punë s’më lanë të dal nëpër bajrakë e po shof qi kto punë që kam hala nëpër dorë s’do të më lanë ene disa ditë me e krye kët nevojë, sikur më dëshiron zemra. E pra itifakun qi e kemi rujtun mirë, sot asht e mira e venit ta shtyjmë edhe për nji vakt tjetër. E dishiri em asht qi ta shtyjmë kët itifak deri ditën e Sh’Lleshdrit. I jueji si gjithmonë! Prengë Pasha.
Letër e Shtjefën Gjeçovit dërguar Prengë Bibë Dodës në lidhje me pajtimet e bëra nga kleri në Ndërfanë.
Zotni i madhnueshëm! Mas dëshirit të Madhnisë Suaj qi më pati diftue me letër, kena kenë në Ndërfanë që të nreçim sa të mundena e tash tre javë jena tu u rrekë e tu nreçun katundin e me zemër të shoqi-shoqit, të tana punët i kena vendue, pa i mbajtë krah të mirit as të ligut. Ju kena ba gjyqe trembëdhetë vetëve e vetëm njani na duel doret e nuk desht me ju mbajt atyre gjyqeve dhe po e shof se pa ardh te Madhnija juej ajo punë nuk nriçet. Na nuk kena dasht me e lanë me kja hallin te Madhnija juej, e ky asht nji plak katuni, Pjetri i Ndue Margjokës.
Zotni i madhnueshëm, po s’mujtëm me i ba be na trembdhetë vetë.
Letër e Shtjefën Gjeçovit dërguar Prengë Bibë Dodës në lidhje me pajtimet e bëra nga kleri në Ndërfanë, 17 fruer 1910,