back to top
14.5 C
Tirana
E diel, 17 Nëntor, 2024

Masakra e 26 Tetorit 1944 në Tiranë – nga Bedri Blloshmi

Gazeta

Utopia Komuniste
Utopia Komuniste

Masakra e 26 Tetorit 1944 në Tiranë

nga Bedri Blloshmi

Marrë nga“Revolta e Qaf Barit dhe terrori komunist 1943-1990”

Pa u futur mirë në Tiranë, terroristët komunistë, filluan të derdhnin gjak të pafajshëm. Azis Selman Blloshmi oficer i Mbretërisë kishte mbaruar studimet në Grac të Austrisë. Mesnatën e 26 tetorit 1944 bashkë me 37 oficerë dhe intelektualë, u thirrën nga terroristët komunistë gjoja për një sqarim. Akoma edhe sot nuk dihet se ku përfunduan. Flitet se disa janë ekzekutuar tek Rrapi i Treshit në Tiranë, ndërsa disa të tjerë tek Kafe “Bristoli”.
Një gjë është e sigurt: se ata janë pa varre, që do të thotë se familjarët e tyre nuk kanë se ku të vendosin një tufë me lule apo të derdhin një pike lot për humbjen e njerëzve të tyre të dashur në ditë të shënuara.
Megjithatë ata nuk do të thotë se janë harruar. Të gjithë janë nderuar nga presidenti i Republikës, z. Bamir Topi, me medaljen më të lartë “Nderi i Kombit”.

Aziz Blloshmi
Aziz Blloshmi

Lista e emrave të të zhdukurve pa nam e nishan natën e zezë të atij tetori
1. Azis Selman Blloshmi
2. Abdulla Saraçi
3. Muharrem Liku
4. Hamit Greblleshi
5. Muharrem Lleshi
6. Akil Sakiqi
7. Nazmi Uruçi
8. Hasan Dine
9. Bajram Çuka
10. Boris Belevski
11. Fahri Dabulla
12. Faik Shkupi
13. Ismail Petrela
14. Isuf Allamani
15. Jorgji Mema
16. Jakup Deliallisi
17. Kapllan Deliallisi
18. Shefshet Deliallisi
19. Selim Braja
20. Mumtaz Kokalari
21. Syrja Kokalari
22. Vesim Kokalari
23. Anton Fekeçi
24. Mehmet Doda
25. Petraq Pekmezi
26. Selman Alikorça
27. Rifat Treshana
28. Aleks Mavraqi
29. Selman Shtefni
30. Minella Kotkoçi
31. Ndue Pali
32. Selim Kelmendi
33. Nebil Çika
34. Shuka Xhumari
35. Rakip Kalenja
36. Ali Panariti
37. Lubi Zapulli
38. Reshat Stërmasi

Gjenocidi komunist
Gjenocidi komunist

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.