back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Masakra e 4 Shkurtit dhe dystandartësia e Përkujtimeve… Ilir Seci

Gazeta

Ilir Seci
Ilir Seci

Masakra e 4 Shkurtit…

dhe dystandartësia e Përkujtimeve…

nga Ilir Seci

Çdo vit ish-komunistët shqiptarë e përkujtojne Masakrën e 4 shkurtit 1944, si datë të tyren… duke i paraqitë viktimat e asaj masakre si komunistë! Në realitet, mjaft nga të masakruarit e asaj date ishin njerëz që as kishin ndonji lidhje me komunistët! Mirëpo “veteranët” e lindur pesë-gjashtë vjet mbas Luftës së Dytë Botërore e kanë pak huq të vetin mashtrimin historik… Historishkruesit tanë e shndërrojnë historinë sipas oreksit të tyre, ku fallsifikimi, fshehja e fakteve dhe retushimi i së vërtetës është kthyer në praktikë aq sa mund të quhen fallsifikatorë të historisë shqiptare!
Viktimat e 4 shkurtit ishin njerëz të pafajshëm, shqiptarë që ishin në punë të tyre, të cilët për fatin e keq i shkeli thundra e pushtuesit! Eshtë detyrë e jona t’i përkujtojmë këta bashkëkombas të masakruar… edhe atë datë të zezë! Dhe nderimi i tyre është në nderin tonë si shoqëri shqiptare! Por në nderin tonë si shoqëri shqiptarë është edhe Nderimi i të gjithë të masakruarve, nga gjithë llojet e kriminelëve gjakatarë, pushtues të huaj apo gjakatarë bashkëkombas, jo rrallë shqiptarë, siç ishin kriminelët e kuq të viteve të diktaturës enveriste! Nderimi dhe përkujtimi i të masakruarve duhet të jetë standart për shoqërinë tonë, ashtu siç është standart në çdo shoqëri demokratike kudo në botë
Çuditërisht kur vjen puna te nderimi i të masakruarve, viktimave të pafajshme të kohës së diktaturës, ish-komunistët harrojnë të nderojnë e të përkujtojnë viktimat e diktaturës enveriste?! Të gjitha ato jetë të humbura pa asnji faj… për çudi nuk përmenden fare!? Një hipokrizi e pashoqe kjo! Sepse nga njëra anë kërkojnë nderimin e viktimave të kohës së nazizmit e nga ana tjetër heshtin për viktimat e diktaturës enveriste…?!
Sot në gazetën “Ndryshe” kishte pasqyrim të gjerë mbi masakrën e 4 shkurtit, ku mes tjerash shkruhej: “Sipas dëshmive të para të shtypit, publikuar menjëherë pas përfundimit të luftës, viktimat qenë shumica qytetarë me kombësi shqiptare, por edhe ish-ushtarë italianë të mbetur në Tiranë, pas kapitullimit të ushtrisë italiane dhe të kombësive të tjera. Ndër të pushkatuarit e natës së zezë të 4 shkurtit 1944 janë edhe:

Ushtarë gjermanë në shkurt 1944
Ushtarë gjermanë në shkurt 1944

1. Ramiz Treni
2. Sitki Çiço
3. Xhemal Sojli
4. Harito Harito
5. Dr. Stefan Pano
6. Fadil Rada
7. Mali Huta
8. Sulejman Vrapi
9. Haki Huta
10. Gjergj Legisi
11. Islam Alla
12. Fiqiri Gërblleshi
13. Ali Visha
14. Viçenca Apoli
15. Raxhioner Ravesi
16. Gjergj Marangozi
17. David Kohe
18. Mina Thome
19. Vangjel Capo
20. Vasil Muzina
21. Petro Prifti
22. Sokrat Tako
23. Mihal Koço
24. Dhimitër Toma
25. Emrullah Korja
26. Todi Shkurti
27. Osman Boriçi
28. Kurt Uka
29. Lake Kolonja
30. Hasan Çeliku

Masakra gjakatare e 4 shkurtit të vitit 1944 në Tiranë, ka mbetur në kujtesën e popullit si një nga ngjarjet më të egra çnjerëzore të pushtuesve nazistë dhe tradhtarëve, shërbëtorëve të tyre kuislingë.
Shoqata e Dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare e konsideron 4 Shkurtin si një ditë reflektimi, kujtese dhe nderimi për ato viktima të pafajshme dhe për sakrificat e antifashistëve shqiptarë, duke bërë, njëkohësisht, apel ndaj opinionit publik dhe ndaj institucioneve të këtij vendit për të mos harruar dhe shkelur mbi historinë…”
Po kur vallë do shkruajë kjo gazetë dhe tjera si ajo, për të masakruarit e diktaturës?! Kur do të apelojë kjo gazetë në nderim të viktimave të masakruara nga diktatura komuniste?! Sepse një shoqëri nuk ndahet dot nga e keqja për sa kohë që nuk e ka denoncuar të keqen! Një shoqëri demokratike mund dhe duhet të marrë shembull nga Gjermania kur vjen puna e qëndrimi ndaj së kaluarës së turpshme!…
Në data të tilla, kur përkujtohen të masakruar siç është kjo e datës 4 shkurt, vetvetiu në vijnë ndërmend gjithë masakrat e kryera ndaj shqiptarëve, sidomos ato të periudhës mbas 29 nëntorit 1944, periudhë që ironikisht e quajnë “Çlirim i Atdheut”… Ja ti rendisim disa…

Masakra e Tivarit (1945)
Masakra e Tivarit (1945)

Masakra e Tivarit…
Masakra e Tivarit është një masakër komuniste kryer ndaj të rekrutuarve shqiptarë nga Kosova në mbarim te Luftës së Dytë Botërore në Tivar, Mali i Zi. Masakra u krye nga data 24 Mars deri me 1 Prill 1945, gjatë rrugës për në Tivar dhe më pas në Tivar. Numri i të vrarëve në këtë masakër është mbi 4500… Masakra u krye nga komunistët e Titos dhe Rankiviçit në bashkëpunim tv plotë me klikën e Enver Hoxhës pasi “vullnetarët” u sollën nëpër territorin e Shqipërisë, të shoqëruar dhe të përcjellë deri në kufi me Malin e Zi nga forcat shqiptare…

Midis të vrarëve në Masakrën e Tiranës ishte edhe gazetari Nebil Cika
Midis të vrarëve në Masakrën e Tiranës ishte edhe gazetari Nebil Cika

Masakra e Tiranës…
Nga data 12 shtator deri me 29 nëntor 1944 togat partizane të pushkatimit vrasin pa gjyq:
1-Lorenc Rasha, nga Shkodra,
2- Akil Sakiqi,
3-Nazmi Uruçi,
4-Fahri Dabulla,
5- Hamit Greblleshi,
6-Hasan Dine,
7-Azis Blloshmi,
8-Faik Shkupi,
9-Mehmet Dado,
10-Aleks Mavraqi,
11-Selmam Shtjefni,
12-Bajram Cuka,
13-Muharrem Liku,
14-Abdulla Saraçi,
15-Anton Fekeçi,
16-Kapllan Deliallisi,
17-Jakup Deliallisi,
18-Shefqet Deliallisi,
19- Selim Kelmendi,
20-Ndue Pali,
21-Minella Toçi,
22-Selaudin Korça,
23- Subi Topulli,
24-Ismail Agë Petrela,
25-Vesim Kokalari,
26-Syrja Kokalari,
27-Nebil Çika,
28-Muharrem Lleshi,
29-Reshat Stërmasi,
30-Rifat Tërshana,
31-Lluka Xhumari,
32-Ali Panariti,
33-Jorgji Mema, etj…

Petrit Palushi - "Masakra në Buzëmadhe"
Petrit Palushi – “Masakra në Buzëmadhe”

Masakra e Buzëmadhes…
Masakra e Buzëmadhes në Lumë, (Kukës) u krye në vendin e quajtur, Kroi i Bardhë, me 26 Shtator 1944, ku u masakruan:
1-Dan Rexhep Lala, 53 vjeç
2-Mehdi Rexhep Lala, 39 vjeç
3-Ramiz Sali Lala, 30 vjeç
4-Arif Tahir Lala, 36 vjeç
5-Nuhi Musë Lala, 35 vjeç
6-Tahir Ali Lala, 19 vjeç
7-Sulë Etem Lala, 27 vjeç
8-Ymer Etem Lala, 24 vjeç
9-Zenun Habib Lala, 40 vjeç
10-Muharrem Habib Lala, 37 vjeç
11-Cen Mexhit Lala, 39 vjeç
12-Rexhep Ramadan Lala, 45 vjeç
13-Rakip Ramadan Lala, 40 vjeç
14-Qazim Selim Lala, 45 vjeç
15-Sulejman Hasan Vellku, 45
16-Riza Halim Hoda, 45 vjeç
17-Zylbehar Nuhi Bresa, 22 vjeç
18-Jemin Hakik Bresa, 37 vjeç
19-Qamil Shivar Tola, 42 vjeç
20-Isak Islam Bresa, 23 vjeç
21-Arif Ramadan Mata, 47 vjeç
Masakren e ka kryer Brigada e Pestë partizane, me komandant Shefqet Peçin, i cili, bashkë me ndihmësit e vet, pasi kalon natën në Buzëmadhe, fton banorët e katundit për mbledhje në Krue të Bardhë dhe aty masakron mizorisht Lumjanët!

Masakra e Mirditës..
Masakra e Qafës së Valmirit në Mirditë u krye ndaj disa mirditorëve mbas vrasjes së Bardhok Bibës… e ku të varur në litar ishin:
1-Preng Dedë Gjomarkaj, (Orosh),
2-Pjetër Dedë Vila, (Kaçinar),
3-Dodë Marka Biba, (Tenë-Kthellë),
4- Pjetër Paloka, (Kaçinar),

Të pushkatuar:
1-Nikoll Bardhok Bajraktari, (Rrëshen-Kthellë),
2-Llesh Gjon Melyshi, (Malaj-Kthellë),
3-Ndrec Mark Ndoj, (Kaçinar),
4-Nikoll Llesh Bajarktari, (Orosh),
5-Gjokë Gjin Kaçi, (Bukmirë),
6-Ndoc Gjetë Çupi, (Pshqesh-Blinisht),
7-Bardhok Dodë Gjini, (Prosek-Kthellë),
8-Gjergj Keç Beleshi, (Kthellë-Epër),
9-Preng Shkurt Nikolli, (Orosh),
10- Frrok Gjetë Mata, (Kaçinar)…

Po ashtu të arrestuar të kësaj date ishin:
1-Ndue Gjon Fusha, (Rubik),
2-Mark Ded Gjomarkaj, (Orosh),
3- Kolë Ndue Gjomarkaj, (Orosh).

Monument kushtuar indianëve të masakruar Caracole, Chiapas, Mexico
Monument kushtuar indianëve të masakruar Caracole, Chiapas, Mexico

Dëshmitarët kane treguar plot tmerr se: “Aty poshtë Qafës së Valmirit, buzë një prroske ishte hapur një gropë e madhe, e buzë saj ishin rreshtuar 10 burra të lidhur njëri me tjetrin me duar pas shpine e kur krisën pushkët e mitralozët mbi ta, ata përnjëherë ranë në gropë duke tërhequr njëri-tjetrin pa u dalë ende shpirti. E atje nga gropa dëgjoheshin thirrjet e burrave që jepnin shpirt, “Aman qëlloni se jemi gjallë e mos na lini të na dalë shpirti me zor, he katila!”
Këto janë vetëm disa nga masakrat e kryera nga “Çlirimtarët” në disa krahina të Shqipërisë ku u ekzekutuan njerëzit pa gjyqe!Njësoj si përkujtohet Masakra e 4 Shkurtit 1944, po ashtu duhet të përkujtohen edhe Masakrat e Tivarit, Tiranës, Buzëmadhes, Mirditës…
Standartet e dyfishta, Dy-standartësia, dëshmon hipokrizi të pashoqe dhe shmangie nga proceset emancipuese, nëse vërtet duam të vetëdijesohemi si shoqëri dhe të mbajmë qëndrim të denjë si komb i qytetëruar…
4 shkurt 2015

Related Images:

More articles

3 KOMENTET

  1. Teksti i mëposhtëm është marrë nga gazeta Panorama, dt.20 shkurt 2015.
    Vetë kjo gazete, këto dy dokumente, i ka nxjerrë nga libri i Dr. Celo Hoxhes: “Krimet e Komunisteve gjatë Luftës 1941-1945”

    Profili i Mehmet Shehut, sipas nje raporti britanik

    “Mehmet Shehu la përgjysmë shkollën në Itali dhe shkoi në Spanjë, së bashku me shokun e tij, Hulusi Spahiu. Atje u bënë së bashku pjesë e ushtrisë komuniste spanjolle, ku u stërvitën në kryerjen e torturave dhe vrasjeve.
    Ja disa nga krimet e tij, nga lista e krimeve të kryera në Shqipëri:
    Ai u kthye në Shqipëri fill pas pushtimit italian dhe i grabiti 400 napolona Jonuz Nures (në fshatin Murtajas, Mallakastër). Më vonë ai hyri në Partinë Komuniste. Pas betejës së Selenicës, ku u kapën 63 robër italianë, ai i torturoi dhe i vrau të gjithë me dorën e tij, duke iu treguar rekrutëve të rinj komunistë se si duheshin bërë gjërat. Midis robërve ishte një kapiten italian, një ish-shok i vjetër shkolle nga Modena (Itali). Ai e hoqi qafe, pasi e mbajti si të ftuar për një javë. Shpella e Kremenarit është dëshmitare e këtyre masakrave.
    Në një konflikt në Lushnjë, mes komunistëve dhe jokomunistëve, të kuqtë zunë rob 64 persona, të cilët u masakruan të gjithë nga Mehmet Shehu.
    Në fshatin Velçan të Mokrës, ai goditi për vdekje me thikë dy nipërit e Hasan Beut.
    Në fshatin Çorrush (fshati i tij i lindjes, Mallakastër) ai torturoi dhe vrau Seit Çepanin, të birin e Asllan bej Çepanit, duke i prerë me sharrë të dy këmbët dhe duke e lënë të vdesë në agoni.
    Sot (1945) një krijesë e tillë mban një post të rëndësishëm në ushtri me gradën major-gjeneral.

    Franko Benanti, mjek italian që shërbeu për partizanët shkruan kështu për Mehmet Shehun:
    “Nga mesi i korrikut (1944), Mehmet Shehu dogji fshatin e Tërnovës në afërsi të Dibrës, duke vrarë 130 gra e fëmijë.
    Më 5 gusht në Kostenjë, në rajonin e Çermenikës, divizioni i tij masakroi 32 të pafajshëm, mes të cilëve edhe disa të porsalindur.
    Menjëherë pas Breneshit, në zonën e Zaranikës, ai vari në litar 18 persona, për t’u hakmarrë për vdekjen e një partizani.
    Pastaj, për ta kurorëzuar veprën, Shehu u sul në zonën e Matit, në lindje të Tiranës, ku në ditët e fundit të gushtit pushkatoi dhe dogji 76 persona.

    Pandi Kristo e përshkruan me tri fjalë karakterin e dhunshëm të Mehmet Shehut:
    “Është shumë spanjoll”. Kjo nënkupton përvojën e tij terroriste në Spanjë.

    Dokumenti në vijim, i shkruar nga Mehmet Shehu, konfirmon dy gjëra: natyrën terroriste të autorit dhe saktësinë e raportit britanik.
    Ajo që në raport quhet “konflikt në Lushnjë” është ‘vrasja e ballistëve në Matjan të Lushnjës, që vetë Mehmet Shehu e konsideron një veprim terrorist.

    Letër e Mehmet Shehut për Shtabin e Përgjithshëm të UNÇ-së
    Kur ishim në Dumre, unë u nisa me 2 batalione të Brigadës 1 dhe me 3 mortaja për të përballuar bashibozukët e Isa Manastirlliut, Hamit Matjanit, Tefik Cfirit e Hajdar Cakranit. Kur shkova pranë Lushnjës ballistat ishin në Myzeqe, kështu bëmë përgatitjet për t’i rënë Lushnjës. Porse para se t’i binim Lushnjës me forcat e Brigadës dhe të Lushnjës, Isa Manastirlliu na dolli befas nga krahu i djathtë për të marrë krahët neve, ndërsa Hamit Matjani mejtonte të na merrte krahun e majtë nga Kosova e Lushnjës. Neve u detyruam t’u përgjigjemi menjëherë. U ramë befas dhe i shpartalluamë të 400 bashibozukët ballista: 172 robër, 10-15 të vrarë.
    Robërit i gjykuamë. Gjyqi përbëhesh prej meje, nënkomisarit të komandës vendit Lushnjë dhe një partizani të bat.I Brigadës. Neve vendosëm ekzekutimin e 65 ballistavet. Të tjerët, 29 vullnetarë për Brigadë dhe batalione të vendit, të tjerët u liruan të çarmatosur. Me të vërtetë që Ballit iu dha një grusht i fortë me ekzekutimin e 65 ushtarëve të tij, porse mua më duket kemi qenë gabuar, kemi ekzagjeruar, kemi qenë shumë të rreptë. Do të mjaftonte pushkatimi i 15-20 ballistave nga më përgjegjësit. Porse këtë radhë gabimi kryesohesh prej meje dhe deri diku, të 2 anëtarët e tjerë kanë qenë influencuar prej meje.
    Unë, i dehur relativisht nga urrejtja kundër ballistave tradhtarë, i revoltuar nga krimet dhe tradhtitë e tyre, i rrëmbyer nga temperamenti mikroborgjez i çastevet, qesh i mejtimit për këtë masë të pa masë! Kjo ka rrjedhur dhe nga shkaku se unë ishja vetëm dhe shokët e tjerë të Shtabit të Brigadës ishin larg, s’munda të këshillohesha me ta sepse s’premtonte koha. Sikur shtabi i Brigadës të qe i gjithë pranë gjyqit, sigurisht që nuk do të mbërrinin n’ato përfundime. Gjurmët e këtij terrori duhen çdukur dhe shpresojm se do ta shdukim në t’ardhmen. Kjo do të vlejë shumë edhe për mua personalisht, që të mos nxitem herë tjetër, të jem m’i matur, të mos lë të tërhiqem nga sentimentet dhe buçitjet e çastevet që në mua çfaqen akoma si konsekuencë e një origjine mikro-borgjeze, patriakale, prapanike, mesjetare.

    Të fala shoqërore
    Komandanti i Brigadës I

  2. Përveç këtyne që përmendem, ka edhe disa të tjera si në Dukat të Vlorës, në Derjan të Matit e po ashtu edhe në Devoll, në shtator 1943, ku u ekzekutuan 5 vetë pa gjyq, vetëm pse ishin ballistë. Madje thuhet se Dr. Hadi Kasimatit i kanë prerë kokën dhe hedhur si top futbolli. Me pak fjalë, komunistët kanë vrarë numerikisht qindra herë më shumë se Masakra e pretenduar e 4 shkurtit, e cila sipas dokumentesh shkon nga 13-30 vetë, siç thotë gazeta “Ndryshe”, por kurrë 84 sa pretendohet prej komunistëve të sotëm.

  3. Iliri është një analist klasi e njiherësh nji vëzhgues i mprehtë i ngjarjeve politike dhe publikimeve të ndryshme, përfshi edhe ato periferike si ky shkrim në gazetën “Ndryshe”. Komentit të Ilir Secit nuk ke se si ia luen nji presje, por detyrë e jona është të kontribojmë me sa mundemi në këtë hulli që ka çelur ai, pra të sjellim edhe disa ngjarje të tjera të ngjashme me plojat që janë citue si ato të Valmerit, Buzëmadhes, Tiranës.
Kjo e Tivarit, asht diçka krejt tjetër nga nji masakër, për shkak të përmasave të saj që po të analizohet në terma numerike del e barazvlefshme me gjithë pseudo-luftën dhe pseudo-dëshmorët e LANC-it, të cilët janë të faktuem diku të 2800-3400 emna (edhe ata që kanë vdekë tue ruejtë bagetinë).
Por, këtu duhet të kujtojme masakrat komuniste të ngjashme me mitolgjiken e “4 shkurt”.
Kështu përveç Buzëmadhes e simotrave të saj, kemi edhe masakrën e të rinjve lushnjarë në Matjan. Pra masakra që kreu Mehmet Shehu në fshatin Matjan të Lushnjës (disa e quajnë masakra e Garunjasit, disa e Golemit) në tetor të vitit 1943, ku hordhitë e Mehmet Shehut vranë 67 vetë…

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.