back to top
6.5 C
Tirana
E martë, 17 Dhjetor, 2024

Masakra e Cërrikut – 23 maj 1997 – nga Indrit Vokshi

Gazeta

23 maj 1997 - Masakra e Cerrikut
23 maj 1997 – Masakra e Cerrikut

Masakra e Cërrikut – 23 maj 1997

nga Indrit Vokshi

23 maj 1997, Garda e Republikës kishte shkuar për të vendosur rendin ngaqë Banda e Cerrikut kishte ngritur postoblloqe dhe gra shtatzanë kishin lindur në postobllok.
Garda sulmohet me antitank. Kjo bandë ishin dega e Partisë Socialiste në Cërrik. Nëse Luiza e Vlorës, deputete e PS, kishte pirë gjakun e Lek Çokut dhe e kishte pështyrë gjakun, Meti i Cërrikut kërkonte djegien e kufomave të gardistëve.
Me të tillë monstra u realizua 1997 e famshme. Gardistit Luan Prenga tregon në dëshminë e tij në gjyq se kjo bandë i dhunoi e i poshtëroi kufomat e gardistëve.
U vranë 6 gardistë: Sali Martini, Besnik Syla, Bashkim Mella, Halit Haxhia, Qemal Mehmeti, Petrit Gjonaj.
U plagosën 16 të tjerë: Agron Kuliçi, Vladimir Loka, Petrit Guga, Pashk Doda, Preng Lasku, Ded Mark Gjoka, Dritan Hasani, Pjerin Calaj, Petrit Ndoja, Petrit Nika, Gjergj Gjoka, Fran Skota, Fahri Metaliaj, Agim Biberi, Petrit Gjoka, Gëzim Vela etj.
Sot Shqipëria përveçse në varfëri dhe pasiguri, jeton edhe në gënjeshtër. Manipulohet dhe gënjehet nga rendi që Luizat që PS i bëri deputete pasi thithnin gjak nga plaga e një oficeri të ri, të marrë peng dhe e pështynin gjakun (horror), e nxjerrin si luftë çlirimtare 1997, operacionin më të madh agjenturor anti-shqiptar, me qëllim për të maskuar bashkëpunimin e të majtës me lobet anti-shqiptare në Ballkan.
Nderim të gjithë atyre që luftuan për shtetin dhe kundër operacionit anti-shqiptar, për ta djegur Shqipërinë, rrëzuar shtetin dhe për ta kthyer Shqipërinë në parajsë zyrtare bandash dhe krimi.
23 Maj 2020

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.