back to top
4.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Mashtrimet për Mandatin e Dytë s’mund të na cënojnë qëndrueshmërinë e Mandatës së Tretë… – nga Elona Caslli

Gazeta

Elona Caslli
Elona Caslli

Mashtrimet për Mandatin e Dytë s’mund të na cënojnë

qëndrueshmërinë e Mandatës së Tretë…*

nga Elona Caslli

Artan Lame nuk do t’i kisha rimarrë fjalët tuaja dhe nuk do të ndërtoja një qëndrim mbi këto të fundit, nëse nuk do të kishit ndërhyrë me një koment në profilin tim në feisbujk.
Nuk do t’i kisha rimarrë fjalët tuaja thjesht për të ruajtur higjienën e mendimit tim, pasi çdo herë që shkruaj për një nga “Anëtarët e Sektit Rilindas” më duhet ta zhys mendimin në një moçal e mandej më duhet ta laj mirë e mirë, ta ndej me dy kapse në tel, ta lë të thahet e pastaj ta rivë brenda kokës sime dhe i gjithë ky proces kërkon jo pak energji, pasi më duhet të duroj erën e moçalit, e cila të ngjitet kudo dhe si shushunjë të thith çdo grimë logjike.
Ditën kur gazetarja ju pyeti mbi audiopërgjimet, ajo çka ishte therëse në përgjigjen tuaj, ishte fakti që pohonit që kishit mashtruar njerëzit në vitin 2017 dhe terminologjia që përdorët për ta shprehur këtë pohim.
Nisur nga kjo terminologji dikush që nuk e njihte çështjen, mund të mendonte se po flisnit për bagëti dhe jo për njerëz…
Pa asnjë dridhje zëri apo qerpiku dhe me një tonalitet të dukshëm arrogance, ju pohuat në ligjëratë të drejtë – “Nuk mund t’u thoja njerëzve që shtëpitë e tyre nuk do të legalizoheshin, pasi ato do të shkonin mish për top nga Opozita dhe nëse gjithë ajo masë njerëzish do të kalonte nga ana tjetër do të ishte humbje votash për Partinë Socialiste…”
Këtë deklaratë ju e quani normale dhe me reagimin tuaj kërkoni që të certifikoni normalitetin e mashtrimit në këtë vend.
Ju ngulmoni se këtë deklaratë e keni bërë në vitin 2017, ndonëse kjo deklaratë është bërë publike në vitin 2021.
Me pak fjalë, ju u kërkoni shqiptarëve që të mirëkuptojnë mashtrimin tuaj në vitin 2017 pasi jemi në vitin 2021. Të shkuara të harruara, sipas jush.
.

Fragment nga regjistrimet e Artan Lames
Fragment nga regjistrimet e Artan Lames
Artan Lame, fakti që ju dhe sekti që ju përfaqësoni, i keni reduktuar institucionet në seksione partiake që paguhen nga taksat e shqiptarëve, nuk do të thotë se institucionet kanë në të vërtetë këtë vlerë. Fytyra që ju i jepni institucionit nuk është fytyra e institucionit vetë. Është veçse fytyra juaj.
Mashtrimi nuk gjykohet në bazë të kohës kur është berë Lame. Koha nuk është kriter gjykimi mbi mashtrimin. Nëse ju ua servirni shqiptarëve si kriter, atëherë gaboheni rëndë pasi çdo shqiptar nuk mund ta gëlltisë këtë logjikë të pacipë dhe absurde.
Këtë logjikë mund ta gëlltisë veç një njeri si ju, i cili duke mos pasur asnjë argument logjik, orvatet dëshpërimisht të përligjë të papërligjshmen dhe të mbrojë të pambrojtshmen dhe si rrjedhim zhytet në spirale mosarsyetimi.
Sikundër e kam nënvizuar edhe më parë, nëse një koleg i juaji do të shprehej kështu në një vend evropian, vendi i tij mund të ishte kudo veç në zyrën aktuale jo dhe buzë bregut të detit jo (meqë pohuat që jeni buzë detit), por duke qenë se jemi në Shqipëri zhvillohet kjo situatë absurde ku titullari i një institucioni thotë – “Them të vërtetën kur deklaroj se kam mashtruar njerëzinë në emër të votave për Partinë Socialiste në vitin 2017. Ju lutem shumë, mos ngatërroni vitin e mashtrimit. Ka qenë viti 2017 dhe jo viti 2021…!”
 .
Post Scriptum – Pushime të mbara Artan Lame! Shijojeni perëndimin e diellit se bashkë me të perëndon edhe drejtësia çdo ditë në këtë vend.
*Titulli redaksional radiandradi.com
 .
Marrë nga muri i fb i Elona Caslli me 9 gusht 2021
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.