back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024

Mbi frymën e stilit dhe jetës së Nietzsche-s në egzistencën e Migjenit

Gazeta

Gje-ze-ko 2013
Gje-ze-ko 2013

Mbi frymën e stilit dhe jetës së Nietzsche-s në egzistencën e Migjenit Gjezeko 2013

Refleksione jete

Vetëm kush ka mundësinë me e njoftë Nietzsche-n dhe Migjenin në origjinal, përkatsisht në gjermanisht dhe në shqip-gegnisht arrin me gjetë ngjashmënitë e patundshme midis njeni tjetrit.
E përbashkta e tyne në kandin njerzor asht sëmundja e pashërueshme që kanë të dy, krizat psqike të Friedrich Nietzsche dhe tuberkulozi i Millosh Nikollës. Rranja ku ushqehet Nietzsche asht ajo e gjenisë gjermane kurse filizi i ri i Migjenit tuj hasë në shkambin e thatë të letërsisë shqipe rropatet me u ngulë thellë në të.
Tuj marrë në dorë, siten e shkencës së letërsisë krahasuese, njeriu befasohet mbi ngjashmëninë që ka fryma e Migjenit me atë të Nietzsche-s, dhe shumë gjana janë gati identike, për mos me thanë përkthime, apo përshtypje të leximeve nietzscheane.
Kur lexon monologun e Nietzsches me Perëndinë dhe mandej atë të Migjenit me Perëndinë, ngjashmënia në stil asht e pashmangshme, nji përkthim besnik kisha me thanë.
Për këtë, Nietzsche asht nji ateist dhe nji profet i përkryem, ndërsa Migjeni nuk u ba as ateist dhe as profet i kohës se vet. Migjeni ishte në rrugën e konsolidimit të stilit të vet, porse ai nuk e ndërtoi nji të tillë, si mësuesi i tij shpirtnor Nietzsche.

Friedrich Nietzsche (1844-1900)
Friedrich Nietzsche (1844-1900)
Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni (1911-1938)ni
Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni (1911-1938)


Nietzsche dhe Migjeni mbaruen kolegjet për prifta, njeni protestant dhe tjetri ortodoks, tuj pasë të njejtën Bibël, e cila i çoi edhe në monologët e tyne me perëndinë dhe të dy kishin shpirtin e poetit, që i bani edhe me u revoltue kundra perëndisë.
Migjeni e kishte stofin të bahej gjeni shqiptar, siç u ba Nietzsche gjeni gjerman dhe botnor, porse ai mbeti në mesin e rrugës, në moshën 27 vjeçe. Shqipnia në atë kohë nuk kishte rranjë me lindë Mozarta në mosha të rinisë jo ma të feminisë, sepse sapo dilte nga 400 vjet shtypje osmane.
Shqiptarët e dojnë Migjenin, sepse nëpërmjet tij ata njohin në mënyrë subkoshiente dhe thithin gjeninë e shpirtit gjerman, iluminizmin dhe revoltën e tij ndaj kohës dhe shekullit të vet.
Stili i Nietzsche-s asht i përkryem për kohën, aq sa edhe sot lexohet me kënaqësi. Stili i Migjenit ishte edhe për kohën i prapambetun, ku koha e rimave me folje kishte kalu tashma dhe nuk bahej ma as në gjimanzet gjermane të viteve 30.
Ajo së cilës gegët i janë mirnjohës Migjenit asht pikrisht gegnishtja e tij dhe përdorimi i foljeve të infinitit me fitue, me shkue, etj., të cilat e ruejtën edhe nën diktaturë muzikën e gegnishtes. Ajo me anë të së cilës Migjeni kishte me kenë mirënjohës ndaj nesh asht pikërisht njohja e frymës së atit të tij shpirtnor Friedrich Nietzsche, që na duhet me ia atribue atij.
Asht nji imperativ i kohës që forcat drejtuese të kultures në Shkodër – si zemër e kulturës gege dhe mbarëshqiptare – të pregatisin nji skenar të jetes së Migjenit nën frymën e Nietzsches tuj marrë si bazë letërsinë krahasuese dhe të xhirojnë nji film më të cilin brezat të edukohen me normat reale të letrave botnore…
Sepse vetëm kështu “këpucët e Lulit të Vocërr” nuk kanë me u ba këpucët e Nietzsches dhe me e hangër Migjenin, të cilit unë i mbetem mirnjoftës për dy gjana:
– Për afrimin e gjenisë gjermane dhe ushqimin me të në mënyrë latente të dy brezave shqiptarësh dhe
– Të përdorimit të gegnishtes dhe ndihmës për mbijetesë së saj në nënvetdijen tonë…
gjezeko 2013 (marrë nga muri i fb)

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Të falemnderes për vlerësimin i nderuemi Jozef!
    Këto janë vetëm disa refleksione që më kanë dalë përgjatë kohës kur Migjeni, që e kisha marrë me vedi prej Shkodret u ndesh me Nietzschen që gjeta në Vjenë… dhe përplasjen mes tyne nuk mujta me e kalue ashtu symbyllë…

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.