back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 18 Nëntor, 2024

Mbi “Gjuhën e Perëndive” të Aristidh Kolas – nga Merita Schmitt

Gazeta

Aristidh Kola - "Gjuha e Perendive" - Plejad
Aristidh Kola – “Gjuha e Perendive” – Plejad

Mbi “Gjuhën e Perëndive” të Aristidh Kolas

nga Merita Schmitt

Shumë studjues e kanë adhuruar gjuhën e arvanitasve, për larminë, pastërtinë dhe trajtat e saj të bukura. Por populli arvanitas nxori birin e saj të madh, Aristidh Kolën, i cili mbas një punë serioze dhe studimesh të shumta, do të arrinte në konkluzionin dhe do e quante gjuhën e Mëmës së tij “Gjuha e Perëndive”
Në librin e tij me të njëjtin titull, “Gjuha e Perëndive” duke u bazuar, ashtu sikurse historianë të tjerë edhe në dëshmitë, legjendat, traditat, shkrimet dhe monumentet pellazgjike që gjenden të shpërndara nga gadishulli Iberik e deri në Indi, nga studimet e tij personale si dhe në ato të studiuesve të huaj e ato shqiptarë, Aristidhi mbrojti tezën se populli pellazg është jo vetëm paraardhës i ilirëve, por dhe i grekëve dhe shpërndarës i qytetërimit në pjesën më të madhe të botës.
“Pellazgët dhanë shumë elemente të qytetërimit të tyre, jo vetëm grekërve por dhe fenikasve, babilonasve dhe shumë popujve të tjerë”, shkruan ai.
Ndërsa Dhimitrios Kamaradas, i entusiazmuar nga ngashmëria e fjalëve arvanitase me ato homerike dhe parahomerike shkruan: “Gjuha Arvanitase është gjuha e Perëndive, është pikërisht gjuha që përmend Homeri”.
Autori thekson se nga Europa deri në Indi ekziston një bashkësi elementesh gjuhësore që ka për djep Ballkanin veri-perëndimor, ku ekzistonin dhe qendra shumë të lashta të kulturës pellazgjike e të kultit të Dodonës.
Dodona dhe mali Tomorr përmenden që nga Epiri e deri në Shqipërinë qendrore. Ndërkohë që një degë pellazgjike-iliriane, Dardanët kanë lënë gjurmë të forta të kalimit të tyre nga Ballkani veri-perëndimor gjer në Indi e Tibet.
Këtë rrugë ndoqi dhe Aleksandri i Madh, ku në Indi priftërinjtë i rrëfyen për fushata të bashkëatdhetarëve të tij në atë vend.
Le të shohim këndvështrimet e reja të studiuesit të madh arvanitas Aristidh Kola.
.
Historia pellazgo-iliro-arberoro-shqiptare
Historia pellazgo-iliro-arberoro-shqiptare

Pellazgët

Dihet tashmë që ai ishte një popull shumë i madh në numër, që u përhap në gjithë Greqinë, që në atë kohe quhej Pellazgjia, në Azinë e vogël, në Itali, në Afrikën e Veriut dhe në Gadishullin Iberik.
Dihet gjithashtu se pellazgët krijuan sistemin fetar të grekërve, u dhanë emrat perëndive dhe caktuan rregullat e adhurimit. Ishin një popull që lëviznin. Shumë shkencëtarë i kanë identifikuar arvanitasit me pellazgët dhe disa i mbrojnë këto teza ndërsa të tjerë i hedhin poshtë.
Por çfarë duhet më shumë për të mbrojtur një teori të bazuar kur njihet sistemi fetar, ideologjik, kur kemi referimet nga më të vjetrat, kur kemi bindjen e priftërinjve se parardhësit e grekëve janë pellazgët, kur kemi toponime, kur kemi elemente gjeografike.
.

Grekët e pohojnë prejardhjen nga pellazgët

Autori i “Gjuha e Perëndive” do të mbronte tezën se perënditë e Olimpit dhe kulte shumë të lashta pellazgjike përbëjnë sistemin më të bukur të adhurimit.
Mendimtarët e vjetër janë gjithashtu të mendimit se krijuesit e sistemit të adhurimit janë Pellazgët.
Grekët e vjetër ishin të mendimit se parardhësit e tyre ishin pellazgët. Herodoti ishte i pari që shkruajti dhe ngriti këtë tezë dhe transmetoi këtë bindje, sepse gjuha zhvillohet, madje me kalimin e kohës edhe ndryshon.
.

Aleksandri i Madh dhe Heronjtë Mitikë flisnin pellazgisht

Shumë të dhëna dëshmojnë se pellazgjishtja ishte dhe gjuha e Aleksandrit të Madh dhe e strategëve të tij. E ëma e tij Olimbiadha, ishte me prejardhje nga Mollosia dhe ajo jetoi shumë vite në Aleksandri.
Dhe në fakt shumë fjalë të vjetra maqedonase të njohura që janë ruajtur, janë të njëjta me gjuhën arvanitase. Ndaj dhe Finlei tek libri “Historia e Revolucionit grek” do të shkruante që Aleksandri i Madh, në simpoziumet e tij me strategët fliste një dialekt të vjetër arvanitas.
Tezat e Aristidh Kolës nuk janë të vetmet. Shumë studiues të huaj mbrojnë tezën pellazgjike. Pa i përmendur të gjithë mund të thuhet se më e pranueshmja është ajo e studiuesit Eduart Schneider, 1894, i cili thotë: “Pellazgët janë një rracë autoktone, më e hershmja se periudha kuaternare dhe ilirët janë pasardhësit e tyre.”
Akademiku francez, Druon do të mbrojë tezën pellazgjike të shqiptarëve para grekërve të lashtë.
Ndërkohë që Michael Attaleiates, kronisti bizantin do të shkruante “Arvanitët janë njëri nga popujt më të çuditshëm. Ata nuk i ka bindur as Roma as katolicizmi. Ata i mbahen origjinës së tyre pagane dhe nuk e braktisin kurrë vendin”.
.
Marre nga Muri i Fb i Merita Schmitt
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.