“Mbreti Zog dhe Fan Noli, në dosjet e Sigurimit të Shtetit”
libër i ri nga Hasan Bello
Të dashur miq!
Sapo doli nga shtypi dhe pritet të shpërndahet libri: “Mbreti Zog dhe Fan Noli në dosjet e Sigurimit të Shtetit”
Një përmbledhje dokumentare ku përfshihen materiale nga tre dosje lidhur me këto personalitete të historisë dhe politikës shqiptare. Këto materiale janë tërhequr nga Autoriteti për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) pas deklasifikimit të tyre në përputhje me ligjin, duke u bërë objekt studimi për lexuesit dhe historianët.
***
Në dosjen e Sigurimit për Mbretin Zog gjenden informacione lidhur me veprimtarinë e Mbretit dhe të emigracionit politik; përpjekjet e tij e të drejtuesve të grupeve të ndryshme në kushtet tepër të vështira në të cilat ndodheshin si dhe organizimit të tyre kundër regjimit komunist.
Sipas këtyre dokumenteve provohet se Sigurimi i Shtetit ka tentuar helmimin e Familjes Mbretërore.
***
Fan Noli është një subjekt tjetër i survejuar nga Sigurimi i Shtetit. Në një biografi të përgatitur enkas për këtë dosje, e cila ishte për përdorim të brendshëm, pavarësisht raporteve formale që ekzistonin mes Nolit dhe regjimit komunist, artikulohet hapur pikëpamja që kishte Sigurimi dhe drejtuesit më të lartë të shtetit duke e konsideruar atë si “Politikan i vjetër dhe në shumë raste, dallaveraxhi”.