Mbrojtësve mjeranë të Kadaresë…
nga Adriatik Riza Dosti
Mjaft më… se u bëtë vërtet të neveritshëm!
Këto ditë dhe veçmas në përvjetorin e tij të lindjes “’çuditshëm” por sipas meje aspak rastësisht, seç shpërtheu një herezi, histeri e histori e tipit të Avokatisë mbrojtëse ndaj shërbëtorit shkrimtar e kanakarit të diktatorit & diktaturës: Kadaresë!
…Për ta uruar në ditëlindjen e tij apo edhe për të folur për veprat e krijimtarinë e tij të gjatë letrare natyrisht që ka të drejtë gjithkush… sikurse po kaq të drejtë kemi edhe ne që bëjmë të kundërtën… as e urojmë e as merremi më me “letrat” e tija…
Por t’i dalësh kësisoj në mbrojtje njerës prej të këqijave të mëdha e tashmë historike të Shqipërisë sikurse në pjesën dërrmuese të saj prej dekadash është edhe krijimtaria e Kadaresë kjo është sa e pafalëshme po aq edhe e rrezikëshme dhe totalisht e papranueshme për shumicën e shqiptarëve që i kanë ende mendë në kokë… dhe që e jetuan dhe po e jetojnë kohën e krijimtarisë së Ismailit .
Ne shkrimin tim të paradokohshem “25 arsyet madhore pse Kadareja kurrë s’do e marrë dot çmimin Nobel” me dokumenta, fakte, llogjikë të ftohtë e argumenta bindës dhe pa kurrfarë mllefi e urrejtje apo edhe arësye meskine personale… mendoj se i kam vënë vulën tele-historisë së Nobel-pritësit… ndaj dhe nuk e shoh më kurresesi të arsyeshme të merrem ende me mikun e ngushtë të Diktatorin dhe kafe-pirësin e shokun e sotëm besnik të Elisa Spiropalit…!
S’kanë fare rëndësi për mua se cilët janë emrat e mjeranëve dhe qyqarëve që më një lloj guximi të çmendur kanë marrë përsipër të kryejnë kaq pisët avokatinë mbrojtëse të oborr-shkrimtarit Kadare… por i pisët, i frikshëm dhe i rrezikshëm për Shqipërinë e shqiptarët është mentaliteti i tyre sipas meje makabër e bastard!
Them kështu pasi avokat mbrojtësit në fjalë vazhdojnë që me një lloj këmbëngulje mushke të merren ende me: “e tha apo se tha Kadareje fjalinë e etiketimin… “Jashtëqitje e Kombit” për të ikurit me Ambasadat në 2 korrikun e largët të 30 e kusur viteve më parë?!?”
Dhe tinëzisht e poshtërsisht harrojnë “kryeveprën” e tij ndaj Diktatorit: “Dimrin e Vetmisë së Madhe” apo poemat agresive në mbrojtje të Diktaturës: “Shqiponjat fluturojnë lart”, Stalinit, Qeni i Kufirit, Armiku i Klasës... apo poshtërimin që i bëri krenarisë sonë kombëtare, Fishtës; burgosjen e shkatërrimin familjar që i bëri një familje të thjeshtë shqiptare… të qenit Deputet i Kuvendit të Diktatorit & Diktatures… Jeta e tij në shalët e Nexhmije Hoxhës si Nënkryetar i Frontit ”demokratik” të Shqipërisë… “desidenca” e tij dhe arratisja nga Shqipëria totalisht për bythën e vet dhe kurresesi Jo në mbrojtje të vendit a popullit të tij… heshtja e poshtër dhe e qëllimshme e tij ndaj të gjitha problemeve madhore që po kalon Atdheu i vet… bërja palë gjithnjë me “të fortin” e radhës e me të pushtetshmin etj etj…!!
Ndaj pa e zgjatur më e për të mos ju a lodhur ende kokën me mikun e Enver Hoxhës së djeshëm e shokun e Spiropalit të sotëm nuk e di por teksa po lexoja Avokatitë mbrojtëse të Kadaresë nga mjerano-qyqarët në fjale s’di pse m’u kujtua një film i kahershëm i ish Kinostudios së djeshme shqiptare: “I teti ne Bronx”
Dhe s’di pse këta avokatët mbrojtës të sotëm të tij me kujtuan ata partizano-fshatarët e asaj kohe e të atij filmi… që përmes plumbave të armikut e hipën bustin e Komisar Memos [alias Ibrahim Kovaçit] në një tezgë dhe ishin të vendosur që o ta vinin në mes e në qëndër të fshatit o të vdisnin[!!!]…
S’di pse me kujtuan edhe ata Vullnetarët e Enverit me Ridvan Boden në krye [që çmendurisht pseudo-demokracia jonë e leshit e bëri edhe zv . kryeministër të kohës së PD] që kërcënonin me bustet e Enverit në krah se do të marshonin drejt Tiranës e të vinin në vend “nderin” e nëpërkëmbur të Shqipërisë e të shqiptarëve…(???)
S’di pse më kujtojnë frikshëm edhe ata ushtarakët e çmendur e histerikë që u mblodhën 30 e kusur vjet më parë po në muajin Shkurt… ja si sot… në oborrin e shkollës së Bashkuar e vringëllinin armët teksa kërcënonin se o do ta rivendosnin Bustin [tashmë të rrëzuar e të përdhosur] e Komandantit të tyre aty ku kish qenë deri me dje… pra tek Sheshi Skënderbej… o Shqipëria do të kallej në flakë e në luftë! [!!!]
Ja pra, saktësisht këto m’u kujtuan sot herët në mëngjes teksa po shihja e po lexoja ende disa prej Avokative mbrojtëse për Kadarenë… prej mjerano-qyqarëve dhe tru-shpëlarëve të sotëm të tij…
Fatkeqësi o motra e vëllezër… por s’kemi ç’bëjmë, mendjen tonë s’ua japim dot… dhe tonën s’e zbrasim dot për të mbushur të tyren…
Kanë një thënie Perlë tironcit e moçëm për raste të tilla: “Zot m’i merr të gjitha kur të më vijë koha… por aman e të lutem… mendjen ma merr të fundit!” No comment!
Marrë nga muri i FB i Adriatik R.D. 1 shkurt 2023
Foto Çami – Jep Shifër Sekrete për Ismail Kadarenë
Shifrim – Tepër Sekret
Nr. 006826
Nr. 22 – Data 27.10.1990
Adresa: Komiteteve të Partisë së Rretheve dhe Ushtrisë
Dënimi i Aktit të turpshëm e të shëmtuar të I. Kadaresë nuk duhet shtrirë edhe në veprën e tij. Prandaj librat dhe shkrimet (e shlyer) e tij në libraritë, bibliotekat e gjithë të mos preken, të mos ndalohen. Përsa i përket trajtimit të këtij problemi në shkolla do t’u vinë udhëzime nga Ministria e Arsimit!
Foto Çami (pa firme)