back to top
7.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024

“Më mjafton gjuha e Naimit…!” – nga Behar Gjoka

Gazeta

Studiuesi Behar Gjoka
Studiuesi Behar Gjoka

“Më mjafton gjuha e Naimit…!”

nga Behar Gjoka

Dëgjon të thuhet shpesh, sidomos nga gjuhëtarët dhe akademikët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (Azili i Shkencerimit të Lodhur), me jo pak mungesë përgjegjësie shkencore, si dhe me një fodullëk të shpifur dhe jaragvitës, shpesh herë madje edhe uluritet, gjer në marrëzi…
-Po gjuha e Buzukut, Budit, Bardhit dhe Bogdanit që hodhën themelet e librit shqip, në gegnisht?
-Po gjuha e Matrëngës, Varibobës, De Radës, Skiroit, etj., që promovuan arbërishten e përkorë?
-Po gjuha e Fishtës, Mjedës, Pashko Vasës, Shirokës, Gurakuqit, Koliqit, Migjenit etj?
-Po gjuha e Konicës, Haxhiademit, Lasgushit, Mitrushit, Markos, Spasses, Xoxes etj?
Po këta gjuhëtarë e akademykër, të akademizmit të strapacuar dhe të stërlodhur, shkruajnë e thonë, sërish pa grimën e kujdesit dhe përgjegjësisë shkencore:
-Na mjafton gjuha e Kadaresë, gjuha e Agollit, gjuha e Qoses, dhe vitet ua bëjnë shekull, e shekujt epoka, pavarësisht vlerave që bartin në disa tekste, vetëm pse u emëruan gjeni në kohën e Realizmit Socialist.
-Po gjuha e Camajt, Pipës, Rreshpjes, Pashkut, Shkrelit, Trebeshinës, Podrimjes, Xhaferrit etj.?
Pjesa nuk zëvëndëson kurrën e kurrës tanësinë, që përbëhet nga brumi i shqipes së mjeshtrave të shkrimit letrar, o mendjendritur e trushkulur! Gjuha shqipe është sistem që nuk përjashton asnjë autor, e sidomos asnjë vepër letrare, pavarësisht rrethanave shkrimor, madje pavarësisht nuanacave ligjërimore të shqipes. Çlirohuni nga marrëzia e dehjes së fitimtarëve të ideologjisë komuniste, të periudhës së rrumpallës, ku kemi më shumë prof. dr. se sa hidraulikër e këpucarë. Kur përjashton gjuhën e një autori gjuha thahet, e jo më të përjashtosh një dyzinë, mjeshtrash të fjalës, mjerimi ulet këmbëkryq në lavrimin e gjuhës shqipe. Kjo rrethanë më kujton shprehjen e Sartrit, kur shkruante: Qentë e gjallë kafshojnë luanët e vdekur! Në fakt janë zgjatim i pushtetit të djeshëm dhe të sotëm, që edhe gjuhën dhe letërsinë e ndan në gjuhë alpine dhe moçalishte… Lexoni dhe shijoni autorët që ju pëlqejnë! Ama, mos harroni që shqipen e shkruar e zuni fill Pal Engjulli, me Formulën e Pagëzimit dhe i vuni kunorë përjetësie Gjon Buzuku me Mesharin…

Marre nga Muri i Fb Behar Gjoka, 7 janar 2022,

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.