back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Meditimi i fundit për politikën shqiptare – nga Bujar Llapaj

Gazeta

Bujar Llapaj - pikture nga Buron Kaceli
Bujar Llapaj – pikture nga Buron Kaceli

Meditimi i fundit për politikën shqiptare

nga Bujar Llapaj

Edhe unë ashtu si Erion Kristo “dorëhiqem nga politika” Facebook-jane.
A duhet t’i uroj miqtë e mi socialistë për “fitoren”?
Për kortezi oksidentale edhe Po, ashtu siç kemi bërë gjithë jetën ne artistët shqiptarë që edhe në përformanca mizerabël uronim “bravo, shumë bukur” duke ikurajuar mediokritetin, i cili me bravon tonë të papërgjegjëshme merr krahë dhe poste për të sunduar dhe dhunuar artin tonë, jetët tona.
Prandaj e kam të vështirë t’ju uroj për këtë “fitore” si të Pirros për ju, dhe me shumë përfitime për Edi Ramën, Erjon Velinë dhe oborrin e tyre.
Unë kurrë nuk do të votoja, apo inkurajoja askënd të bënte qoftë edhe një ‘like’ për asnjë politikan apo zyrtar që ndan shqiptarët në “Ne” dhe “Ata”, që vëllanë tim nga veriu e quan “shpellar” dhe të ardhurit nga Kurveleshi im, mbushur plot hone e shpella i quan “qytetar”, që firmosjen për varjen e një poeti e quan “ana e duhur e historisë” dhe ish-egzekutorët dhe urdhëruesit i ngre në majat më të larta të shtetit për të drejtuar të ardhmen e mbesave dhe nipërve tanë; që shemb tempujt e artit dhe nxit përçarjen midis artistëve, etj. etj. etj.
Opozita i humbi zgjedhjet edhe për faj të saj dhe Lulëzim Basha duhet të mbajnë përgjegjësitë që i takojnë deri edhe në dorëheqje. Por përpara se të japë dorëheqjen duhet ti bëjë disa shërbime PD-së dhe demokracisë: 
1.Bashkë me ekipin e tij të vazhdojë deri në fund të vërtetojë para opinionit shqiptar dhe ndërkombëtar se zgjedhjet janë deformuar nga krimi i organizuar shtetëror me zhverësim të fletëve të votimit dhe me blerje ku kandidatët e akuzuar për lidhje me mafian si Taulant Balla, Tom Doshi dhe Fatmir Xhafaj rezultojnë më të votuarit.
2.Teoria e bojkotit nuk duhet të egzistojë më në fjalorin e PD-së, duhet harruar kënga e ushtarëve të vjetër: “nga lufta vijmë, në luftra shkojmë dhe tjetër fat s’kërkojmë ne” , dhe “Tani fillon lufta për demokraci” ngjan si “fillim i ri”, ngjan si spiralja e Leninit. Për demokracinë, fjalën e lirë kanë sakrifikuar jetën dhe pasurinë qindra martirë nga më patriotët e Kombit, çështja është PD-ja, me gjithë arritjet e pamohueshme në këto 30 vjet, më së shumti ka mbetur tek retorika dhe është bërë strehë dhe ka ngritur deri në postin e Presidentit individë që nuk kanë fare lidhje me idealet e martirëve të demokracisë. Prandaj:
3.PD-ja duhet të përcaktojë qartë profilin e saj. Si parti e djathtë nuk duhet të ketë në organet drejtuese qëndrore dhe lokale asnjë ish-anëtar të PPSH-së qoftë edhe një ditë të vetme, sepse, të bëheshe spiun edhe të detyronin, kurse të bëheshe anëtar partie nuk të detyronin dhe mund të bëheshe ose për bindje (që ishin të rrallë), ose për të mbajtur vendin e punës, ose për të bërë karrierë (kryesisht mediokrit). 
Dr. Sali Berisha ka meritat e tij që duhet t’i njihen dhe vlerësohen, ashtu si edhe gabimet e tij, por gjithë militantët dhe simpatizantët duhet të kuptojnë se epoka e tij ka mbaruar dhe çdo tentativë për ta ripërsëritur atë është lëvizje në drejtim të gabuar.
4.Kushdo që nxitohet për zgjedhje të reja shpejt e shpejt nuk është për të “shëruar” PD por për ta uzurpuar atë, është “luftë” klanesh të kryesuar nga ata që PD i ka ngritur në majat e pushtetit pa meritë dhe që janë qartësisht kontribues në “fitoren” e Edi Ramës. Kur je në opozitë ke “komoditetin” t’i marrësh shtruar punët, të kalojë vera dhe virusi, të fillojë punën parlamenti i ri që të shikoni edhe kë keni zgjedhur si përfaqësues, dhe pranvera e ardhshme me shpresa të reja.
Një sugjerim: 
Kryetari i ardhshëm i PD-së duhet të jetë në moshë poshtë 50 vjeç.
Uroj gjithë miqtë, shokët, kolegët kudo qofshin që të jenë të përmbajtur në lavdet për “fituesin” dhe sharjet për “humbësin”, mos e lëndoni njeri-tjetrin.
Jepini pak kohë vetes për të parë dhe vërtetuar se çfarë keni bërë më 25 prill.
Unë me zemër ju uroj shëndet dhe vetëm të mira të keni në familjet tuaja!
.
Marre nga Muri i Fb i Bujar Llapaj, 29 prill 2021 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.