back to top
7.5 C
Tirana
E diel, 17 Nëntor, 2024

Mendime të kripura të Branko Merxhanit – nga Anton Çefa

Gazeta

Branko Merxhani (1894-1981)
Branko Merxhani (1894-1981)

Mendime të kripura të Branko Merxhanit

nga Anton Çefa

 
***
“Jeta shqiptare, shpirti shqiptar, janë nga pikëpamja e thjeshtë psikologjike dhe sociologjike, një tokë e panjohur, e madhe akoma edhe për ne vetë, bijtë e këtij kombi”.
 
***
“Kur s’ke Atdhe, asnjë dhe s’të bëhet më Atdhe i dytë”.
 
***
“Atdheu ynë është në anën e një rrëkëje të freskët që vadit arat, kënga e së cilës dëgjohet gjer nëpër shpellat e maleve të Shqipërisë, ku janë të varrosura kockat e stërgjyshërve tanë; atje në hirin e oxhakut të hidhërimit ku ka rënë loti i parë i mëmave tona, në pyllin e dashurisë që na çeli misterin e jetës në kohën e djalërisë – atje është Atdheu ynë”.
 
***
“Jeta do një zgjidhje. Kjo zgjidhje nuk gjendet lart në qiellin kombëtar, po është e fshehur thellë në shpirtin kombëtar. Ja, për këtë zgjim shpirtëror shërbejnë idealet”.
 
***
“Ideali është prova më e mirë e vitalitetit të një populli. Si mjerë ata popuj që nuk kanë ideale!”
 
***
“Për mua një nga shkaqet më kryesore të andrallës morale që paraqet po thua në çdo çfaqje të sajë jeta e jonë shoqërore e tanishme, është edhe kjo “periodë transitive” të së cilës i mungon kryekëput ndërgjegja e mendimit.”
 
***
“Në vend që të hedhim sytë tonë nga jashtë me shpresën dhe ngushëllimin se vetëm atje do të zbulojmë shkaket e së keqes, është më mirë të hedhim sytë në veten t’onë brenda nesh, brenda në Unën t’onë shoqërore…”
 
***
“Ky popull, i cili mrekullisht mundi të ruajë shpirtin e tij kombëtar, ky popull, i cili luftoi trimërisht shekuj me radhë kundër fatit të tij të keq dhe shpëtoi krenarinë dhe prestigjin e tij nga rreziku i poshtërimit dhe i çdukjes, ky popull do ta ketë edhe zotësinë, edhe dynamismën e tij për të rikrijuar jetën e tij shoqërore sipas nevojavet të kohës, që të mundet një ditë të tregohet i madh edhe në lëmin e qytetërimit të tij kombëtar.”
 
***
“Kombet ngrihen dhe mbahen në këmbë vetëm për hir të të vdekurve të tyre të mëdhenj. Të gjallët vetëm i përbëjnë kombet. Ata që i bëjnë, që i shtyjnë përpara, që u japin frymë, erë dhe gjak, janë të vdekurit e tyre të vajtuar e të nderuar.”

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.