back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 27 Mars, 2025

Mendime të lira… – nga Valentin Lumaj

Gazeta

Valentin Lumaj
Valentin Lumaj
Mendime të lira…
nga Valentin Lumaj

Mbas Primareve dhe selektimit të kandidatëve të Partisë Demokratike, në takimet dhe bisedat që kam në komunitet këtu në Michigan, ka një “upset” apo një indinjatë për mos-aprovimit apo refuzimit të një kandidati nga Dispora Amerikës.
Shumë shprehen se duke parë entuziazmin për ringritjen PD dhe revoltën ndaj Edi Ramës në Diasporë, PD-ja dogji dy mandate në Amerikë. Por unë ju them me bindje të plotë se të paktën një mandat u dogj. Mbas një fushatë të gjallë dhe aktive në terren, të paktën 10 mijë shqiptaro-amerikanë do të votonin kandidatin e vet. Mendoj se mungesa e një kandidati nga Amerika ka qenë një e padrejtë ndaj shqiptaro-amerikanëve demokratë dhe jo vetëm.
Por nga ana tjetër, unë nuk e shoh këtë si një e padrejtë që më është bërë mua personalisht, mbasi unë fillimisht pata pranuar që të futem në një proces selektimi nga Kryesia e PD-së. Nga kjo unë duhet të pranoj dhe e kam pranuar edhe rezultatin, pra vendimin e Kryesisë, pa asnjë keqardhje.

Demokracia...!?!?
Demokracia…!?!?

Jeta më ka mësuar që të pranoj humbjen, që të pranoj edhe refuzimin, që askujt mos ju përgjërohem, që të refuzoj t’i ndjek njerëzit, që të ndjek idetë, ëndrrat dhe pasionin, që të qëndroj fort në principe, që të di vlerën time, dhe në fund të zgjedh të jem vetvetja. Prandaj nuk jam tërhequr, por të vazhdoj betejën.
Me keqardhje shikoj një numër jo të vogël kandidatësh demokratë që janë zhgënjyer, që janë heshtur apo po japin edhe dorëheqje nga pozitat në PD si shenjë e pakënaqësisë nga një procesi përzgjedhjesh që vetë pranuan të bëhen pjesë e tij.
Ju them demokratëve të zhgënjyer se suksesi nuk është nëse fitove një garë, por sa shpejt ti ngrihesh çdo herë që rrëzohesh, çdo garë që humbet. Pra, në PD ishim në garë dhe jo në betejë. Mos harroni, betejën e kemi ne Edvin Ramën, arkitektin e shpopullimit biblik, të varfërimit, krimit, vjedhjes dhe mashtrimit të shqiptarëve. Largimi nga pushteti i kësaj monstre duhet të jetë fokusi ynë, alfa dhe omega i të gjitha përpjekjeve tona.
Partia Demokratike është ëndërr, është pasion është një vlerë e kombit që duhet mbrojtur dhe përkrahur. Lideri historik i saj Sali Berisha është pjesë e pandashme e saj, të cilët i marrin dhe japin kuptim njëri-tjetrit.
I Juaji, Valentin Lumaj
Fitore!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Buy Me A Coffee
Dhuro per mirembajtjen