back to top
5.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Shkurt, 2025

Mendje brilante për të dalë përherë fituese… nga Elda Laze

Gazeta

Rozana Radi
Rozana Radi
Mendje brilante për të dalë përherë fituese…
nga Elda Laze

Eh moj Rozanë, të më kishe pyetur mua do të kisha thënë “mos u bëj pis” duke hyrë në një format si Big Brother. Por megjithëse të ngjashme në shpirt dhe krijimtari, Rozana gjithë karrierën e vet e ka ndërtuar para publikut kurse unë pas.
Ndaj, asnjëherë nuk kam mundur ta kuptoj dëshirën e disa artistëve si ajo, që megjithëse të realizuar dhe të mbushur profesionalisht, i duhet një format si Big Brother. Por Rozana ka shpirt luftarak dhe do të jetë e para në të gjitha trendet mediatike të momentit. Kur ishte koha e Çilit dhe Ingridit, Rozana u ngrit ne nivel shoë girl dhe ia mori dhe atyre për realizim klipesh dhe koncertesh. Kur artistët filluan të testohen në skena më serioze festivalesh si “Kënga Magjike”, hyri dhe bëri ç’bëri doli me çmime të para dhe të dyta sa herë konkurroi. Erdhi momenti kur të ngjashmet e saj në profesion u eliminuan dhe tregu mediatik u zhvendos në rrjete sociale. Rozana bëri “Femzanat” dhe përsëri e ktheu gjithë vëmendjen e ig te ig i saj. Pastaj erdhi epoka e Alketrave dhe Bora Zemanerave që kjo e fundit falë ca historive rozë u katapultua. Filloi epoka e të bërit biznes dhe brande veshjesh.
Lindi brandi Rose by Rozana. Duke e pasur mike e di shumë mirë që për sa kohe lulëzuan të tjerët, për aq kohë Rose by Rozana ishte on top.
Erdhi pandemia! Shock për çdo biznes.
Media u ridimensionua. Shoëgirlet e dikurshme dolën jashtë loje. Epoka e Çiljetes, Soni Malaj përfundoi. “Gocat” seksi ose u bënë familjare ose u eklipsuan nga fenomene tik-tok-u, instagrami ose Big Brotheri.
Para dy vitesh në një nga ato kafet tona, komentonte lëvizjet e personazheve në Big Brother dhe unë përgjigjesha me indiferencë që vazhdoj ta kem përsa kohë Bigu prodhon mbretër llumi. Ndërkohë Rozana e shihte si një lojë shahu që kërkonte përqëndrim dhe përgatitje.

Rozana Radi
Rozana Radi

Sepse Rozi nuk është lojtare, por ka lindur fituese dhe ia ka dalë në të gjitha kohërat me të gjitha mënyrat. E kuptova që para dy vitesh që hapi i rradhës për të nuk ishte “Kënga Magjike”, por Bigu.
Akoma mendoj se nuk i duhej një format si Bigu. Ndoshta ndryshoj mendim! Por çfarë nuk më ka mbetur e pandryshuar në kokë në 20 vite shoqëri me të, është mendja e saj brilante për të dalë përherë fituese e për të qenë në treg edhe kur tregu i showbizit të nxjerr jashtë loje shumë shpejt.
Se çfarë po bën në Big, vetëm ajo e di, dhe jam e sigurt që edhe nëse nuk e fiton ka për të dalë fituese. Sepse ajo nuk joshet nga loja por nga sfida dhe e ka sfiduar veten në të gjitha format dhe mënyrat. E sot është ajo që është, kur ish kolegeve të saj, iu është harruar emri, fama dhe lavdia.
Ah moj Rozi, mirë që më bëre të shoh Bigun, por tani më duhet edhe të shkruaj gjerë e gjatë për një gjë që s’më ngacmon muzën e dellin.
Jam me ty! Edhe pse kemi një vit që nuk flasim, do jem gjithmonë me ty dhe për ty!

P.s. S’më ka paguar askush për këtë shkrim sepse kam një vit që nuk flas me Rozin. E kemi kështu si marrëdhënie në çift, 1 herë në 7 vjet kalojmë nga një krize dhe pauzë disamujore. Dhe as e mbaj mend fare pse jemi zënë!

Marrë nga Muri i Fb Elda Laze, 18 janar 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Buy Me A Coffee
Dhuro per mirembajtjen