back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Mendjet e shëndosha dhe shpirtërat e qetë… e shpëtojnë Vatrën – nga Mal Berisha

Gazeta

Ambasadori Mal Berisha
Mal Berisha
Mendjet e shëndosha dhe shpirtërat e qetë… e shpëtojnë Vatrën*
nga Mal Berisha

Thirrje Vllaznore,
Drejtuar anëtarëve dhe drejtuesve të Federatës
Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

Të dashur Vatrane dhe Vatranë!
Federata Pan – Shqiptare e Amerikës “Vatra” është konsideruar si një nga asetet më të vyera të patriotizmës shqiptare në botë. Në momente të caktuara historike ajo është konsideruar edhe si një “Qeveri Shqiptare në Mërgim” ndërsa Gazeta “Dielli” organ i saj, është gazeta më e vjetër shqiptare që ende botohet.
Është e tepërt të flas më tej për rëndësinë e saj por në cilësinë e një njeriu të thjeshtë, (Anëtar Nderi i Vatrës) i cili qysh prej vitit 1998 ka investuar më tërë mjetet e tij sado modeste, për të lartësuar dhe glorifikuar emrin dhe veprën e Vatrës, dhe veprën e atyre që kanë lënë gjurmë në jetën e saj, nuk rri dot pa shprehur shqetësimin tim të thellë për situatën ku gjëndet ajo sot.
Pa hyrë aspak në debatin e brendshëm të sotëm dhe pa u bërë aspak pjesë e atij debati apo grupimi, nuk le dot pa përmendur ato që po ndodhin, siç janë: Largimi arbitrar i zonjave të cilat i bëjnë nder organizatës dhe i heqin natyrën maskuline asaj, tipike për organizatat shqiptare në mërgim; përjashtimet arbitrare, kooptimet arbitrare pa votë të antarësise, mbylljen e derës së Selisë së Vatrës ndaj anëtarëve dhe veteranëve të Federatës nga të ardhurit dhe të “zgjedhurit” e rinj; poshtërimi që i bëhet disa vatranëve të cilët janë palca, Nderi, intelegjenca dhe Kujtesa historike dhe bashkëkohore e Vatrës… etj. Skenat të tilla ku Policia Metropolitane e Nju Jorkut detyrohet të ndërhyjë për të shuar sherrin, pasi vatranët kanë hyrë në Selinë e Vatrës së tyre, derën e së cilës e gjejnë të mbyllur me bravë të ndërruar, janë të tilla që të bëjnë të trishtohesh për atë që ndodh aty.
Para disa kohësh historiani Ilir Ikonomi ka prezantuar përpara vatranëve librin e tij “Apostulli” kushtuar periudhës së parë të jetës së themeluesit të Vatrës, Theofan Stilian Noli. Mrekullia historike e Nolit me themelimin e Vatrës ka kaluar edhe ajo nëpër situata sa të lavdishme, por nganjëherë edhe të pakëndshme. Por Ai dhe Vatranët e asaj kohe, bazuar në standartet demokratike dhe rregullat e vendit ku jetonin (SHBA) i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet me votë, vetëm me votë të ndershme dhe me statut.
Në atë ditë të promovimit të këtij libri, kam patur nderin që të merrja fjalën, të cilën po e postoj si një video – mesazh me shpresën që kjo do të ndikojë sado pak për të shëruar situatën në të cilën gjendet Vatra në këto kohëra.

Mal Berisha te Vatra - 7 janar 2018
Mal Berisha te Vatra – 7 janar 2018

Uroj që mendjet e shëndosha, shpirtërat e qetë, dhe qëllimet e larta atdhetare për të cilat Vatra u themelua dhe që ende ekziston edhe sot, të prevalojnë dhe të gjejnë rrugën e bashkimit, sjelljes qytetare, demokratike, atdhetare për të kaluar këtë situatë, e cila rrezikon ta çojë Vatrën në ato brigje ku asnjë shqiptar i vërtetë, patriot, nuk dëshiron.
Lavdi Vatrës dhe Vatranëve!
Faleminderit!

(Shënim: Kjo thirrje nuk ka në brendinë e saj kurrëfarë ambicje për të pasë asnjë farë lloj posti në Vatër, përveçse me e pa atë në trajtën e saj të lavdishme historike.)

*Titulli redaksional nga radiandradi.com

malberisha.com/?s=Vatra Gazeta Dielli – Faqja Zyrtare

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.