back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Mesalina – sinonim i shthurjes dhe tollovisë seksuale në Perandorinë Romake

Gazeta

Afresk në Vilën e Mistereve në Pompei
Afresk në Vilën e Mistereve në Pompei
Mesalina – sinonim i shthurjes dhe tollovisë seksuale në Perandorinë Romake
(Status i këshilluar për të rritur mbi 18 vjeç)

Historia e Mesalinës, perandores Romake, është mbështjellë me një atmosferë skandalesh dhe orgjish. Emri i saj është bërë sinonim i shthurjes dhe tollovisë seksuale. Bëmat e saj para shumë shekujsh e kanë kthyer në një figurë legjendare.
Mesalina, gruaja e tretë e perandorit Klaud, njihej për bukurinë dhe epshin e saj të pangopur për kënaqësi seksuale. Thuhet se ajo organizonte orgji të papara në pallatin perandorak, ku ajo i jepej dashnorëve të shumtë, duke shkelur normat morale dhe rregullat shoqërore të kohës.
Në një nga historitë më të famshme të Mesalinës thuhet se ajo organizoi një garë të hapur seksi, ku ajo u përball në një garë qëndrese, me një prostitutë me emrin “Shilla”. Legjenda thotë se Mesalina e mposhti Shillën në betejën epshore, madje guxoi të sfidonte dhe vetë Venusin, perëndeshën Romake të dashurisë për një garë të tillë.

* * *
Gara seksuale më sfidante në botë u zhvillua në Romë, në pallatin e mbretit Klaud.
Nismëtare për këtë garë ishte vetë Valeria Mesalina, gruaja e Klaudit, e cila përfitoi nga fakti që i shoqi ishte jashtë Romës në një mision të rëndësishëm politik dhe ushtarak për nënshtrimin e ishujve britanikë.
Sfida s’kishte si të ishte më e fortë, madje provokuese për oborrtarët, burra dhe gra të shquar, të ftuar nga vetë perandoresha e guximshme dhe e pamposhtur.
Ëndrra, për të mos thënë çmenduria e Mesalinës, ishte të futej në një garë seksi me cilëndo grua tjetër që do e quante veten të zonjën e të vendosur, për të parë se cila do të ishte më e zonja të bënte seks me sa më shumë burra gjatë një natë.
Vetë fisniket Romake refuzuan.

Messalina: perandorja më "skandaloze” e Romës se Lashtë
Messalina: perandorja më “skandaloze” e Romës se Lashtë

Si nimfomane e mirënjohur që ishte në rrethinat e Romës e përtej, ajo sfidoi sërën e lartë të prostitutave të përballeshin me të, që të tregohej një herë e mirë, se kush ishte kampionja e seksit masiv të hapur e të shthurur.
Me të thënë e me të bërë, taborri i grave të jetës argëtuese Romake e pranoi duelin dhe, duke e ditur famën legjendare të rivales së tyre, zgjodhën që të përfaqësoheshin, as më shumë e as më pak, por nga siçiliania Shilla, putana e fortë “si burrë” që të shtinte frikën në atë Romë të paturp dhe epshore.
Do të ishte një betejë “për jetë a vdekje” midis dy prostitutave të shquara, secila me një karrierë të madhe në artin seksual më të shquar në historinë e njerëzimit.
Mesalina, një grua e re me bukuri të rrallë të mahniste në Romën antike. Shilla, ezmere e kolme, engjëllore, me leshërat kaçurrele, vithet e forta muskuloze dhe një buzëqeshje bënte për vete çdo mashkull.
Edhe pse e lidhur me familjen perandorake, Mesalina kishte një familje të varfër dhe jetonte pa salltanete deri kur Perandori Klaud ra në dashuri me të dhe u martuan në një kohë kur nipi i tij, Kaligula u vra dhe Klaudi, me mbështetjen e ushtrisë, u bë perandor. Pa u futur mirë në oborrin perandorak, Mesalina bëri e ç’nuk bëri. Ajo kishte në krah një bashkëshort 36 vjet më të madh se vetja, të shëmtuar, të ngathët, belbëzues dhe çalaman dhe ajo e tradhtonte me të gjithë fisnikërinë Romake, nga ushtarët dhe aktorët deri tek gladiatorët.
I gjori Klaud ishte aq i përçudnuar sa e ëma e quante “një abort i pa përfunduar”. Kjo duhet të ketë qenë arsyeja se pse në ato shpërthimet e shumta nimfomaniake, Mesalina fjeti me njëmijë burra të Gardës Pretoriane.
Kështu, sapo ajo e shihte të shoqin të flinte si i vdekur, Mesalina dilte natën e mbështjellë me shall dhe e maskuar me një paruke bjonde shkonte në lokalet publike duke u prezantuar me emrin Liçisa (gruaja ujk). Që të ndillte meshkujt ajo i mbante thithkat e gjinjve me kapuçë të vegjël prej ari.
Mesalina nuk linte asgjë mangut sepse, mirë a keq, ishte prostituta më në modë për djemtë bukuroshë të Romës hedoniste e të shthurur të asaj kohe.
Sa për rivalen e saj vetëm emri, Shilla, të ngjallte frikë dhe respekt sepse ishte i njëjti emër me femrën monstër që Homeri e kishte përmendur në veprës e tij Odisea, që shquhej si ngrënëse burrash.
Atë natë të famshme e të paharruar, pasi arbitri uli flamurin dhe fishkëlleu, secila u vu në veprim me të gjithë forcën përballë një rreshti të pafund burrash që prisnin rradhën.
Me kalimin e orëve të natës në një çast pushimi të garës së këtyre dy nimfave, vithet e Shillës filluan të dobësohen e të humbi forcën derisa, e rraskapitur, hodhi tej peshqirin dhe u dorëzua. Në tabelën e rezultateve shënohej numri 25.
Ajo s’mbante më edhe pse rivalja e saj e nxiste kohë pas kohë që të mos dorëzohej. “Ky është vetëm fillimi”, duhet të ketë thënë me zë të mekur nga krevati tjetër, Mesalina, mes konvulsioneve dhe spazmave të kënaqësisë. Por edhe pse kishte fituar nga tërheqja e beftë e Shillës, Mesalina vazhdoi ta gllabërojë klientelën mashkullore, deri në çastin kur, në të aguar, kishte grumbulluar 70 trofe mishi dhe kocke ndërsa kundërshtarja e saj mbeti tek shifra 25.
Ende e pakënaqur nga triumfi i padëgjuar, edhe pse e dërrmuar ajo ndjehej seksualisht e pangopur. Mesalina e vazhdoi punën edhe gjatë ditës derisa mbërriti rekordin prej 200 burrash “të palosur” njëri pas tjetrin në pak orë.
Historia e Mesalinës është një përzjerje e realitetit me legjendën, por e vërteta është se ajo ishte një figurë kontroverse dhe sjellja e saj perverse e bëri një figurë legjendare. Është gjithashtu e rëndësishme të përmendim se historia e saj është e mbushur me paragjykime dhe propagandë politike. E vërteta për Mesalinën, ashtu si për shumë figura historike, ka humbur në tymnajën e kohës, duke lënë pas vetëm hijen e kësaj gruaje.
Një herë, kur i shoqi u largua për një kohë të gjatë nga Roma, Mesalina e pangopur u martua me të dashurin e saj Kaio Silvio dhe komplotoi me të për të likuiduar Klaudin. Por ky mori vesh për bigaminë e saj dhe përpjekjet për ta rrëzuar nga froni dhe i dënoi të dy me vetëvrasje.
Mesalina provoi të vrasë veten, por nuk mundi dot, ndaj iu turr një ushtari me shpatën ngrehur duke i dhënë fund jetës, atyre 23 viteve të saj të njoma në vitin 48 pas K.
Klaudi, i velur dhe i zhgënjyer nga sa kishte ngjarë, u betua të mos martohej më kurrë, dhe i porositi ushtarët e tij ta vrisnin nëse nuk do e mbante fjalën.
Derisa… takoi mbesën e vet Agripën, nënën e Neronit dhe e hëngri fjalën që e kishte dhënë në pije e sipër.
Marrë nga Muri i FB, Gavrosh Haxhihyseni, 20 tetor 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.