back to top
7.5 C
Tirana
E diel, 17 Nëntor, 2024

Mësimi i gjuhës ruse – Agim Xh. Deshnica

on

|

views

and

comments

Gjuha Ruse - Metoda nga Nina Potapova
Gjuha Ruse – Metoda nga Nina Potapova
Mësimi i gjuhës ruse
Agim Xh. Deshnica

Thuajse, gjithë të huajt, qofshin edhe profesorë, ndër ta, grekët e italianët sidomos rusët nga Moska e kanë tepër të vështirë ta mësojnë shqipen, pa le ta zotërojnë. Ndërsa shqiptarët, me përjashtim të rusishtes, i mësojnë gjuhët e huaja lehtësisht, sepse gjejnë në ato gjuhë fjalët shqipe të shpërndara, qysh nga lashtësia.
Aty nga vitet ‘50, shumë pedagogë u dërguan nga Moska, t’u mësonin rusishten, nxënësve e studenteve shqiptarë. Asnjë nga pedagogët nuk dinte shqip. Njëri prej tyre, Nikitin Ivanoviçi, teksa shpjegonte gramatikën ruse, duke parë fytyrat e habitura të nxënësve i qortonte në shqip:
-Ju nuk mësoi mirë, ju nuk me pas koka, këtu klasa, ju me pas koka bulevardi… Pastaj i porosiste:
-Ju me mbajtë shënim, s’ka fletore merr gazeta.
Më vonë Nikitin Ivanoviçi do të largohej për arsye të ngutëshme vetiake.
-Tek unë ka sëmurë grua. Unë shkoj Rusi. Këtu nuk me pasë mirë doktor.
Rusin e zëvendësoi një mësues shqiptar, që e shoqëronte mësimin edhe me shpjegime në shqip. Pas provimit, ai përherë i gjente të dyja gomat e biçikletës të shpuara në shumë vende. Dikush këtë punë të mbrapsht e bënte rregullisht, edhe para provimit.
Fejzullai nga Kavaja, që shokët e klasës e quanin “dajë”, ngrihej e pyeste:
-Profesor ta them unë mësimin me fjalët e mia?
-Pa hë!
Çohej daja, sy-e-vetullzi, me hundën si ëë shkabës dhe fliste rusisht pa u penguar, fytyrëqeshur:
-Partia rabota, vozhd rabota, hleb rabota, shkolla rabota. Pas orës së mësimit të gjuhës ruse nga shokët e klasës, Fejzullait i mbeti emri “Dajë rabota”! Po ashtu Gjoni nga Shkodra, nuk mundi kurrë ta vinte theksin në vendin e duhur, të ndryshonte shkronjën o në a, të ndajfoljes harasho (mirë), por thoshte ose harasha ose horosho, prandaj iu ngjit nofka Gjon Horoshoja…!!
Mësimi i kësaj gjuhe të vështirë sllave u hyri në punë, vetëm disa poetëve, që u morën me “Retë me pantallona” të Majkovskit, të tjerët e harruan krejt. Vetëm disa, që studjuan në atë vend të ftohtë dhe u kthyen të martuar me vajza ruse e ruajtën, po edhe ata pak nga pak nisën ta harronin, gjuhën ruse.
Një inxhiner tiranas teksa dilte nga shtëpia për në punë apo të takonte shokët në kafe, e përshëndeste gruan rusisht me këto fjalë:
-Hajt, dosvidonia, pra!!!

Related Images:

Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.