Mësoj nga çdo ditë e jetës sime…
nga Fatbardh Marku Cv
Sot jam në ditën e 24.473-të apo në fillim vitin e 68-të të jetës .
Të jem i sinqertë më pëlqen te numëroj ditët. Në të gjithë këtë mori të pafundme ditësh të përjetuara herë të vrullshme e herë të qeta, herë te trishta e herë të lumtura, kam mësuar nga përvoja dhe nga ata që kemi ç’të mësojmë:
-Se çfarëdo që të ndodhë sot, qoftë edhe e padurueshme apo e shëmtuar, jeta vazhdon dhe nesër do të jetë më mirë…
-Sot nuk më kujtohet asnjë nga fjalët e kundërshtarëve të mi, por vetem heshtja e miqve…
-Kam mësuar se jeta të jep gjithmonë një shans të dytë, të tretë, etj…
-Se askush nuk të hyp dot në kurriz, nëse ti nuk përkulesh…
-Se gjithmonë është koha e duhur për të bërë gjënë e duhur…
-Se në botën e ideve çdo gjë varet nga entuziazmi, ndërsa në botën reale gjithçka qëndron mbi këmbënguljen…
-Se gjyqtari më i pagabueshëm i gabimeve të mija ka qenë vetëm ndërgjegja ime..
-Se kishte vetëm një mënyrë për të shpëtuar nga realiteti, ta shkatërroja atë dhe të ndërtoja ëndrrat e mia…
-Se kur e vlerësova dikë shumë, më shumë seç vlente, erdhi një ditë që më shiti shumë lirë…
-Se pesha e urrejtjes është tepër e rëndë për shpatullat e mija. Për këtë kam vendosur të mbaj vetëm dashurinë…
-Kam mësuar se mund të kthehem në një dritare nga mund të shihet bota…
-Se që të njihja mirë dikë, m’u desh që t’i vendosja më parë një maskë…
-Kam mësuar se gjithmonë duhet të hidhja diçka pas shpine…
-Se nuk ka pakënaqësi të thellë atje ku nuk ka dashuri të thellë…
-Se e dua jetën jo thjesht se gjalloj, por sepse jam mësuar të dashuroj…
-Kam mësuar se dashuria është një fakt përtej të mirës dhe të keqes.
…dhe së fundmi se paskam ende shumë për të mësuar…
.
30 prill 2018