back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Mikrobi i huaj: Vetmohimi kombëtar nga Fahri Xharra

Gazeta

Gazetari Fahri Xharra
Gazetari Fahri Xharra

Mikrobi i huaj: Vetmohimi kombëtar

nga Fahri Xharra

 

“Një e keqe
bëhet edhe më e keqe,
nëse ajo mbrohet”.
Albert Einstein

Dr. Ignaz Semmelweis (1818-1865) i njohur si “Babai i Kontrollit të Infektimit”, ishte një mjek hungarez i cili u doktorua në Vjenë me 1844. Kurse si asistent në repartin e lindjeve në të madhin “Allgemeine Krankenhaus” të Vjenës u emërua më 1847. Në këtë qendër të madhe spitalore Universitare vdekshmëria e nënave në lindje ishte shumë e madhe në shkallën prej 13-18 %. Paramendoni që në 100 nëna të reja, 13-18 të vdesin gjatë lindjes. Shkenca mjekësore tradicionale e kohës kërkonte që për çdo simptomë të kishte një mjekim të veçantë, p.sh. pezmatimi konsiderohej si tepricë gjaku dhe ai ose nxirrej ose të sëmurit i lëshoheshin shushunjat. Vdekshmëria e lartë e shtatzënave, dr. Zemelvaisit me nguti iu bë një ide që donte hulumtuar dhe zgjidhur. Ai fillon të njesojë çdo gjë dhe të standardizojë çdo faktor që kishte të bënte me të shtruarat në pavijonet e lindjes. Edhe pse futi standarde të reja, duke filluar që nga pozicioni i lindjes, ajrosja, ushqimi, si dhe pse analizoi çdo mundësi, nuk arriti të gjente zgjidhje, vdekshmëria nuk (mundi) binte.
Spitali i përgjithshëm (Allgemeine Krankenhaus), ishte edhe mësonjëtore dhe kërkimore, shumë nga mjekët e kalonin një pjesë të madhe të kohës duke studiuar, hulumtuar dhe praktikuar anatominë mbi kufomat, siç ndodh edhe sot dhe pjesën tjetër të kohës me nënat e shtruara për lindje në spital. Ishte koha kur nuk dihej ende asgjë për mikrobin. Shkenca e kohës kishte njohuri vetëm për pasojat e sulmit të mikrobit.

Ignaz Semmelweis (1818-1865)
Ignaz Semmelweis (1818-1865)

Nga vëzhgimet e mëdha dhe përqëndrimi i madh në punë dhe me dëshirë të zjarrtë prej mjeku, për zbulimin e së vërtetës ai mbrriti në përfundim se nga kufomat “grimcat” barteshin, me duart e mjekëve në trupin e nënave para dhe pas lindjes. E vetmja gjë që e ndryshoi gjendjen ishte urdhri për dezinfektimin e duarve me tretje klori dhe gëlqereje. Mjekët nuk e dinin se vetë ata ishin bartës së sëmundjes vdekjeprurëse dhe se parandalimi i tyre ishte i mundur vetëm me një veprim të thjeshtë (për sot), dezinfektimi i duarve. E gjitha kjo mbasi u zbulua shkaktari i cili u emërtua “mikrob”. Vdekshmëria ra, në 2%.
Por ç’ndodhi më tutje?
Shkenca e kohës ishte shumë e kufizuar. Njerëzit mendonin se dinin mjaft dhe në këtë mënyre ishin të vetëmashtruar. Për çudi edhe udhëheqësi më i lartë i spitalit dhe shumica e mjekëve bënin pjesë në të ashtuquajturin “rrethi i mashtrimit” dhe kurrsesi të dilnin nga ai e t’i jepnin rast Zemelvaisit dhe shkencës një mundësi për të ecur përpara!
Ç’është “vetëmashtrimi”?
Në librin e Bachut, kjo analizë psikologjike shpjegohet mirë. (“Të menduarit dhe besimi në vetëmashtrim”, Bach 1997) Një njeri e mashtron vehten sepse për një kohë të gjatë nuk e din se është i vetë mashtruar. Vetëmashtrimi ndodh kur dikush e formon një besim në diçka për të cilën, normat shkencore e diktojnë dhe procesi i formimit të atij besimi është rastësi dhe i ndikuar nga dëshira e lidhur me besimin në fjalë.
Rrethi mjekësor i Dr. Zemelvaisit, i mbetur në rrethin e vetëmashtrimit nuk donte të besonte, se Doktori i ri nuk i besonte asaj që ai e dinte. Atij i duhej diçka më tepër për të vërtetuar arsyet e një numri kaq të madh të vdekjesh.
Ai nuk jetonte i dashuruar në atë që ai dinte, por duke dalë nga “rrethi i vetëmashtrimit” deri te zbulimi se me një dezinfektim të duarve të mjekëve bëhen mrekullira dhe shpëtohen jetët mijra grave në lindje.
Por “rrethi i vetëmashtrimit” i drejtorisë dhe mjekëve të Spitalit të Përgjithshëm të Vjenës, ishte i vështirë për t’u shpërthyer dhe Zemelvaisin e larguan nga puna, kështu vdekja për shkak të lehonave vazhdoi edhe për njëzet vjetët e ardhshme.
Tash shtrohet pyetja: A kemi vetëmashtrim në Kosovë?
Po.
Në Shqipëri?
Po, sigurisht.
Te na vjen në shprehje edhe vetëmashtrimi i qëllimshëm. “Edhe pse e dijë që nuk është ashtu unë duhet ta them se është ashtu!”.
“Problemet-njeri” në Kosovë e Shqipëri, janë shumë të mëdha. “Mikrobi i vetmohimit” i përhapur jo pak në të gjitha tokat mbarë shqiptare, e bën përditshmërinë tonë shumë të rrezikshme duke e kërcënuar të ardhmen tonë Europiane. Edhe ne jemi të vetmashtruar! “E shohim mikrobin e vetmohimit” duke u përhapur dhe vepruar dhe bëjmë sikur nuk jemi duke e parë, ose e minimizojmë ose e nënvlerësojmë rrezikun nga ai.
Duke i njohur “problemet-njeri”, ato mund të zgjidhen me një efikasitet të madh. Është një mënyrë e qartë për t’i goditur dhe për t’i zgjidhur ato – jo një nga një por me një goditje të disiplinuar.
“Efekti Zemelvajs” – është një metaforë që shpjegon se si problemi zgjidhet me një “dezinfektim” duarsh, por nëse injorohet, vazhdon rritja e shkallës së infektimit. Nëse spitalit të Vjenës i është dashur njëzet vjet që të bindej se mikrobi ishte shkaku dhe arsyeja e vdekjeve masive, ne sa vjet na duhen për ta  çrrënjosur atë?

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.