back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

“Mirënjohja dhe fama” nga Avni Delvina (fb)

Gazeta

Avni Delvina - Projekti Monumental kushtuar Emigracionit
Avni Delvina – Projekti Monumental kushtuar Emigracionit

“Mirënjohja dhe fama” nga Avni Delvina (fb)

Rreth projekt-idesë së një monumenti madhështor në qendër të Kryeqytetit, ky të vlerësohet dhe të nxirret në pah kontributi historik i emigrantëve shqiptarë të të gjitha kohrave…

Ka ardhur dita që shqiptarët t’i jenë më shumë mirënjohtës emigracionit… Emigrantët akoma dhe sot vazhdojnë të ndihen të nënvleftësuar dhe të përçmuar kur kthehen në atdhe… Ata kanë bërë shumë sakrifica gjatë gjithë kësaj periudhe 23 vjeçare, si nga ana financiare ashtu edhe nga ana morale… Të ardhurat nga emigracioni janë një ndër burimet kryesore financiare për ata që nuk lëvizën dhe vazhduan të jetojnë në Shqipëri për arsye nga më të ndryshmet… Shqiptarët duhet t’u japin një sinjal të fortë mirënjohjeje dhe dashurie emigrantëve… Një sinjal i tillë mund të realizohet në qendër të Tiranës, aty ku është Pallati i Kulturës. Pallati të prishet pasi s’ka asnjë lloj vlere as historike dhe as arkitektonike…
Një monument gjigand dhe unikal në botë të ngrihet në vend të tij në një sipërfaqe rreth 15.000 m2…
Ne jemi me fat me, sepse me pamjet e papara ndonjëherë të Anijes Vlora në Brindizi me 1991… dhe duke u bazuar në shumë materiale fotografike e filmike të ndërtohet ky monument kolosal që të shprehë mirënjohjen ndaj emigrantëve shqiptarë të të gjitha kohrave… Mjetet dhe materialet moderne do ta thjeshtojnë shumë punën e skulptorëve dhe arkitektëve.
Monumenti nga brenda duhet të jetë i konceptuar me hapesira të mëdha si fjala vjen një muze i vërtetë me foto, me tregime, dhe me histori emigrantësh. Për të mos rënduar vëllezërit tanë në Shqipëri nga ana financiare, është menduar dhe krijimi i një Grupi Pune me President mikun tonë, Niko Dhales, i cili do të mbledh rreth 60.000.000 euro (30 euro për çdo emigrant), plus donatorë të ndryshëm nga shumë vende të botës, aq sa shkon pak a shumë vlera e këtij projekti monumentaj. Kjo është një ndër tre a katër veprat monumentale më të mëdha të realizuara ndonjëherë ne historinë e njerëzimit. Prania e këtij monumenti në qendër të Tiranës, përveç mirënjohjes ndaj emigrantëve, do t’i japë shumë famë qendrës së Tiranës dhe numri i turistëve të huaj do të rritet jashtë çdo lloj parashikimi…
Në grafikë jepet thjesht një projekt-ide me realizimin e monumentit në qendër të Tiranës në vend të Pallatit të Kulturës… Shpresojmë të gjejmë mbështetje tek Ju, po edhe tek miq të tjerë për realizimin e kësaj vepre unikale!
21 gusht 2013

Related Images:

More articles

2 KOMENTET

  1. Vetëm njerëz me diapazon të gjerë dhe me mendje të hapur shkojnë kaq larg në mendime!
    ZAKONISHT, emigrantët i shohin edhe me sy përbuzës një pjesë e madhe në Shqipëri. Marrim një fakt; shpesh ata që vijnë nga Greqia i quajnë Jorgo dhe ata nga Italia Pipino, etj, (me tallje). Shpesh herë i akuzojnë për aksidentet rrugore, dhe gjithmonë akuzojnë emigrantët për këtë, por harrojnë faktin se kush e kishte fajin. Unë kam përshtypjen se në Shqipëri të drejtë ka ai që është i FORTE…
    Po ju kujtoj një thënje të FISHTES së madh: se i forti në armë mërthye/ ai po ka gjithmonë arsye/ (të drejtë), pak a shumë kjo është bërë mendim i shoqërisë së sotme shqiptare…
    FATKEQESISHT!!!!!

  2. Komplimente për mirënjohejn ndaj emigrantëve shqiptarë!
    Eshtë me të vërtetë nje ide që përfaqëson dhe vlerëson historinë e popullit shqiptar këto 22 vitet e fundit edhe ndoshta sekuenca të periudhave të ndryshme, ku popullit shqiptar është detyruar të emigrojë. Më lejoni megjithatë të shtoj që mirënjohja është e para që harrohet në urbanistikën e Shqipërisë kur ideohen ndryshime qofshin ato ekonomike apo politike. Përse duhet gjithmonë të sakrifikohen ato pak pasuri arkitektonike? Përse duhet të jetë konservimi i pari që duhet të rrënohet? Jam shumë dakort me ndërtimin e monumentit, por jo me dëbimin e atyre pak gjërave që kemi. Duhet t’i japim kohë pasurisë kulturale që kemi të hyjë në histori.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.