back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Mish për Top! – nga Artan Gjyzel Hasani

Gazeta

Artan Gjyzel Hasani
Artan Gjyzel Hasani

Mish për Top!

nga Artan Gjyzel Hasani

Konflikti luftarak Rusi – Ukrainë tashmë është veç një togfjalësh i vjetëruar.
Ukraina është sheshbeteje joukrainase, skakiera luftarake ku luajnë të Fortët e Planetit, që të gjithë Mjeshtra të Mëdhenj të çertifikuar në luftën e shahut gjeopolitik dhe ushtarak.
Aktualisht kemi luftë Rusi vs. NATO + SHBA që për momentin zhvillohet në territorin e Ukrainës dhe në kurriz të ukrainasve të armatosur, të financuar dhe të motivuar non stop nga Perëndimi.
Dhe viktimat e luftës, ushtarë apo civilë nuk janë as anglezë, as amerikanë, as francezë, as kanadezë, as italianë, as turq, as polakë, as finlandezë, as suedezë, as danezë, as belgë, as hollandezë, as norvegjezë, as rumunë, as slovakë, as çekë, as spanjollë etj etj. Janë veç ukrainas të vrarë.
“Lufto ti, se të armatosim ne! Punë e madhe pse vritesh. Ti po lufton për Atdheun tënd!” – i thonë popullit ukrainas.
Një luftë për Atdheun në fund të të cilës nuk ka më Atdhe?
Duket qartë që NATO dhe SHBA nuk synojnë vendosjen sa më shpejt të paqes në Ukrainë, por një luftë të gjatë në distancë me Rusinë e Putinit që natyrshëm do të rezultojë fatale për Ukrainën dhe popullin e saj, por që do të sjelle me çdo kosto e çmim dobësimin deri në shkatërrim të parikuperueshëm tëe fuqisë ushtarake dhe potencialit ekonomik të Rusisë.
Dhe Zhelenski është vetëofruar si “masha” me të cilën NATO dhe SHBA do të nxjerrin gështenjat e tyre nga zjarri i Ukrainës.

Lufta ne Ukrainë- Gërmadha e Tankeve
Lufta ne Ukrainë- Gërmadha e Tankeve

Thirrjet e tij që në fillim të agresionit “Na jepni armë, duam veç armë (nënteksti: se ia tregojmë qejfin vetë Rusisë dhe Putinit) do të përdoren nesër si alibi e Perëndimit për përshkallëzimin e luftës deri në një apokalips të mundshem bërthamor.
“Na kërkoi armë për të mbrojtur vendin e tij dhe ne ia dhamë!”
Pra në një luftë kundër një fuqie si Rusia e Putinit nuk ia mban menderja as NATO-s e as SHBA-së të futen me trupa të armatosura dhe del heroi i Zoom-it Zhelenski e thotë: “Ju veç më armatosni dhe më paguani, se do i mund rusët!”
Karagjoz që e di fort mirë se kujt i shërben. Ukrainës jo sigurisht! Aq më pak ukrainasve, ushtarë dhe civilë bashkë…!

Marrë nga Muri i Fb i Artan Gjyzel Hasanit, 28 prill 2022,

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.