“Misteret e një ministri” Monografi nga Lazër Radi,
mbi jetën dhe veprën e intelektualit Mirash Ivanaj.
Redaktimi Jozef Radi Shtëpia botuese “Lilo” me kopertinë të Eleni Laperit.
Tiranë 1994, 1000 kopje, (fq. 104)
Lazër Radi kishte nji dorëshkrim të hershëm mbi profesorin dhe reformatorin e madh të shkollës shqipe: Mirash Ivanaj. Megjithatë ishte i pakënaqun, sepse s’qe asgja ma shumë se nji pikë uji në oqean. Mbas ’90, duke shfrytëzue njohjet e tij me historianin, Luan Malltezi, ai mundi të futet në arkivin e shtetit dhe të konsultojë materiale mjaft interesante nga jeta e Ivanajt. Kështu që shënimet e tij u banë ma të plota dhe i dhanë mundësinë jo vetëm botimit të këtij libri, por i hapën rrugën edhe një libri poetik me poezi të shkrueme në serbisht nga dy vllaznit Ivanaj, Mirash dhe Martini…
“Nuk ka dyshim se realizimi ma i madh i Mirash Ivanajt asht reforma e madhe dhe radikale e arsimit tonë kombëtar. Kjo ishte nji vepër tepër e guximshme po të merret parasysh se u krye në vitin 1933, në nji mjedis të brendshëm tepër konservator, intolerant e rrezikshmërisht refraktar ndaj çdo risije. Nga pikpamja ndërkombëtare, kjo reformë prekte interesat e nji grupi shtetesh të mëdha e të vogla, prekte interesat e institucioneve fetare, etjerë… l.r.