back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Misteri i Ishullit te Pashkëve – Përktheu dhe përshtati Jozef Radi

Gazeta

Ishulli i Pashkës (Rapa Nui)
Ishulli i Pashkës (Rapa Nui)

Misteri i Ishullit te Pashkëve

Kuriozitete gjeografike dhe historike

Përktheu dhe përshtati Jozef Radi

Në Ishullin e Pashkës numërohen plot 638 statuja
Në Ishullin e Pashkës numërohen plot 638 statuja

Ishulli i Pashkëve, i njohur gjithashtu edhe si Rapa Nui, ndodhet i zhytur në Oqeanin Paqësor, vendosur diku larg brigjeve të Kilit. Emri i tij ka ardhur për shkak se ky ishull u zbulua të Dielën e Pashkëve, të vitit 1722, nga eksplorarori hollandez Jacob Roggeveen.

Ishulli në fjalë në imagjinatën kolektive është identifikuar me statujat Moai, buste monolite të mëdha të shpërndara në të gjithë territorin e ishullit. Numërohen plot 638 statuja të tilla. Pavarësisht nga hulumtimet e shumta të kryera vitet e fundit, qëllimi i tyre ende nuk dihet me siguri. Sipas studimeve, statujat përfaqësojnë kapot e tribuve indigjene të vdekura, që sipas besimit popullor, kanë pasur leje prej të gjallëve të hynin në kontakt me botën e të vdekurve.
.

Statujat Moai janë të larta nga 2.5 deri në 10 metra
Statujat Moai janë të larta nga 2.5 deri në 10 metra

Misteri Moai

Disa prej statuja mbajnë mbi kokë një cilindër (pukao) siguruar nga një lloj shtufi i kuqërremtë, i cili interpretohet si një kapelë mbulesë apo një stili flokësh, shumë i përhapur ndër kohra mes meshkujve. Statujat Moai janë të larta nga 2.5 deri në 10 metra. Eshtë një e tillë, i papërfunduar, rreth 21 metra e lartë. Ato që janë mbi 10 metra peshojnë diku midis 75 dhe 86 ton.
Një legjendë e Ishullit të Pashkës, rrëfen se prej qiellit zbritën Njerëzit Zogj (Tangata Manu) të cilat kishin aftësinë të fluturonin. Udhëheqësi i tyre u quajt Makemake dhe, sipas mitologjisë vendase, ishte krijuesi i njerëzimit, zot i pjellorisë dhe hyjnia kryesore e kultit të njeriut zog. Imazhi i tij është gdhendur mbi disa shkëmbinj të ishullit. Gjigantët prej guri lëviznin falë një forcë misterioze, që vetëm dy priftërinj ishin në gjendje ta kontrollonin. Një ditë, papritmas dy priftërinjtë u zhdukën, dhe prej asaj kohe ndërtimi i statujave është ndalur. Ky është edhe motivi pse një rresht i këtyre statujave ka mbetur i papërfunduar. Studjuesit mendojnë se kjo kohë përputhet me vitin 1500. (pra 8 vite para zbulimit të Amerikës, 1492)
.
Ishulli i Pashkës (Rapa Nui) Rano Raraku
Ishulli i Pashkës (Rapa Nui) Rano Raraku

Banorët pohojnë se statujat bënin lëvizjet nga shpirtrat e të vdekurve, por për të dhënë një shpjegim të besueshëm, qe një studim i publikuar disa vite më parë në Gazetën e Shkencës Arkeologjike. Atë e kanë punuar Carl Lipo i California State University Long Beach, dhe Terry Hunt, profesor i antropologjisë dhe arkeologjisë në Universitetin e Hawaiit.

Studiuesit, me mbështetjen e ekipeve shkencore, kanë treguar se statujat ishin zhvendosur drejtë, të lidhura me litarë para se të transportohen, pra krijonin idenë se ato kishin lëvizur deri në vendet e shenjta të ishullit, e gjitha kjo me forcën e krahëve dhe disa litarëve, duke rrëzuar hipotezën që pretendonin Moait se ato kanë kanë rrëshqitur të mbështetura mbi trungje druri.
Pasi u krijua një prototip statujë, që peshonte deri në pesë ton dhe lartësi prej 3 metrash, lëvizja u krye nga 18 njerëz, me ndihmën e disa litarëve. Ata arritën ta lëvizin atë statujë për gati 100 metra, duke e mbajtur ende në këmbë të gjithën, për rreth 40 minuta.
.
statuja mbajnë mbi kokë një cilindër (pukao)
Statuja mbajnë mbi kokë një cilindër (pukao)

Parajsa natyrore e Rapa Nuit

Territori i Ishullit është i mbuluar nga katër vullkane: Poike, Rano Kau, Rano Raraku dhe Terevaka. Për këtë arsye Ishulli i Pashkëve është mjaft i egër dhe nuk ka shumë kafshë, përveç kuajve, deleve, lopëve dhe derrave të importuara nga kontinenti. Deti nuk karakterizohet nga shkëmbinj koralinë nënujorë si ishujt e tjerë të Paqësorit. Megjithatë, në ujërat e saj jeton një koloni të madhe balenash që mund të shihen nga vizitorët e ishullit. Për ata që e pëlqejnë trekking dhe eskursionizëm Ishulli i Pashkës është vend ideal.
.
Ishulli i Pashkës... Gërmimet e Statujave
Ishulli i Pashkës… Gërmimet e Statujave

Si mbrrihet në Ishullin e Pashkëve

Kah fundi i viteve gjashtëdhjetë u ngrit aeroporti Mataveri. Që atëherë numri i turistëve është rritur, por ende nuk është një destinacion mjaft i populluar. Një arsye është kostoja mjaft e lartë e një pushimi në ishull. Ishulli i Pashkëve mund të arrihet gjatë gjithë vitit ekskluzivisht nga Kili. Fluturimet nisen nga Santiago e Kilit (ndonjëherë edhe nga Tahiti, dhe Polynesia Franceze) dhe koha e fluturimit është diku rreth 5 orë.
.
Ishulli i Pashkës - Zbulimet e Reja
Ishulli i Pashkës – Zbulimet e Reja

Klima e Ishullit të Pashkëve

Klima është e nxehtë dhe e lagësht në verë dhe të butë në dimër. Temperatura mesatare, e cila është mjaft konstante, vërtitet rreth 23 gradë nga janari deri në mars, dhe 26-30 gradë. Rrallë ndonjëherë temperaturat i kalojnë 30 gradët. Në këtë kohë ka 10 orë diell në ditë.
Nga korriku deri në shtator ka 18 gradë, të cilat mund të bjen edhe deri në 10 gradë.
Shirat, në vend janë të bollshme, bien gjatë gjithë vitit, sidomos në prill dhe maj. Periudhat e motit të keq janë prej qershorit deri në gusht.
Kjo tokë, duke pasur parasysh vendndodhjen e saj, është më e largëta e botës pasi ajo ndodhet rreth 3500 km larg nga brigjet e Kilit, mes të ujërave qiellore të Oqeanit Paqësor.
.
Statujat Moai janë të larta nga 2.5 deri në 10 metra
Statujat Moai janë të larta nga 2.5 deri në 10 metra
 
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.