back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Misteri i mendjes njerëzore… – nga Emi Krosi

Gazeta

Emrije Krosi
Emrije Krosi

Misteri i mendjes njerëzore…

nga Emi Krosi

Njeriu është një mister. Asnjë shkencë nuk ka zbuluar, misteret dhe të fshehtat e trurit të njeriut, saqë asnjë shkencë nuk ka arritur të zbulojë, as qenësinë e mendimeve dhe veprimve tona. Shkojmë në një darkë, hamë aq shumë, por prapë kur shkojmë në shtëpinë hapim frigoriferin. Kur kemi ndonjë hall, lëvizim papritur rreth vetes, nëpër rrugë, dhomë, shtëpi, por nuk e kuptojmë domethënien e asaj lëvizjeje, antistres thuhet? Thënia e Aristotelit: që njeriu është kafshë politike, dhe jo qenie sociale, po aq e ndërgjegjeshme dhe e pandërgjegjshme njëkohësisht, na shton edhe shtresëzimin e dyshimit dhe dilemave të filozofit René Descartes, “Mendoj, pra jam!” Duke besuar kështu vetveten, Descartes pyeti çfarë jam unë? Përgjigja e tij: një gjë që mendon (res cogitans), në dallim pra nga një gjë fizike që shtrihej në një hapësirë tredimensionale (res extensa). Atëhere edhe përmasa letrare e dilemës hamletiane: të jesh a të mos jesh, (to be or not to be), lidhet me mendimin, apo me mendjen njerëzore (më përtej të një shkrimtari të papërsëritshëm).
Por ç’është mendimi? Mendimi, është cilësia që Zoti ia vesh vetëm njeriut, se është qenia më e lartë në Tokë. Atëhere, Qenia qenka një Hiç dhe anasjelltas. Filozofi: Karl Jaspers, filozofinë e tij e mbështet mbi qëndrimet emocionale të njeriut, por përsëri psikologjia e thellësive për Bertrand Russell është zhvillimi i instinkteve, që ai i quan “instiktet e rritjes”, a thua se rritja e njeriut kurrë nuk mbaron, por mendja e tij a rritet vallë? Prapë shkenca hesht?
Ka njerëz, që nuk kënaqen kurrë me asnjë, sikur edhe parajsën t’u dhurosh. Apo, siç ka njerëz misterioz, të heshtur, të mefshtë, skrupozë, ziliqarë, apo ca të tjerë që bëjnë, mirë, janë të thjeshtë, të sjellshëm, plot energji dhe vitalitet, që edhe njerzit pranë tyre marrin mirësi dhe energji të mirë. Ashtu siç ka të tjerë që duan të duken, bëjnë çdo gjë vetëm për vëmendje, apo të tjerë që gjithmonë janë në qendër të vëmendjes, si gjithologë, janë kudo dhe kurdo, mjafton të duken, edhe për kotësinë dhe banalitetin e tyre. Por, ka edhe të tjerë njerëz, që janë dhunues, me psikologji të dyfishtë, që ndryshe hiqen dhe ndyshe janë. Apo, më keq psikologjia e një vrasësi?
Por çfarë i shtyn individët të kryejnë krime të tilla të tmerrshme? Në përpjekje për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, psikologët dhe kriminologët kanë eksploruar ndërveprimin kompleks të faktorëve biologjikë, psikologjikë dhe socialë që mund të kontribuojnë në zhvillimin e një vrasësi serial. Kjo sjellje dhunshme vjen, nga faktorët biologjikë më të njohur, që është struktura dhe kimia e trurit. Rajoni i trurit përgjegjës për rregullimin e emocioneve dhe agresionit, mund të përfshihet në zhvillimin e sjelljes së dhunshme. Çrregullimet e personalitetit, abuzimet ne fëmijëri dhe gjatë rritjes.Vrasësit serialë shpesh shfaqin një sërë çrregullimesh të personalitetit, duke përfshirë çrregullimin e personalitetit antisocial (ASPD), çrregullimin e personalitetit narcisist dhe çrregullimin e personalitetit kufitar.
Studiuesit po zhyten në përzierjen e faktorëve biologjikë, psikologjikë dhe socialë për të kuptuar pse disa njerëz ndjejnë dëshirën për të vrarë shumë herë. Por, për njeriun normal, sjelljet antisociale, apo antishoqërore, a do ketë studime? Pra, truri i njeriut është një mister, që lidhet edhe me mendimet dhe veprimet e tyre, ku pjesë jemi të gjithë, bashkë me karakteret tona.

©️Emi Krosi

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.