back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Mitet përmes kryeveprave në dy piktura të Rubens dhe Jerome

Gazeta

Pieter Paul Rubens “Mirbërësja romane”
Pieter Paul Rubens “Mirbërësja romane”

Mitet përmes kryeveprave në dy piktura të Rubens dhe Jerome

Miti “Pero” ose “Mirbërësja romane” – Rubens

“Romania mëshiruese” është historia e një gruaje të quajtur Pero, e cila fshehurazi e ushqeu me gji babanë e saj, Kimon, i dënuar me vdekje me mosushqyerje. Pasi autoritetet u vunë në dijeni, prej rojeve që e kishin përgjuar bijën Pero, fitoi bujaria dhe sakrifica vajzës dhe i ati i saj Kimon u fal.
Historia përshkruhet në veprën e një shkrimtari romak në shekulli të I-rë mbas Krishtit, saktësisht nga Valerius Maximus, në “Factorum dictorumque memorabilum”, Libri IX . Legjenda vjen nga burime më të hershme helene dhe u portretizua shpesh në afresket dhe vepra arti.
Në historinë e artit një galerinë e pamatë punësh, të cilat gjenden në çdo muze të botës, ndodhet një punë që ka jetësuar këtë ndodhi, këtë mit. “Romania e mëshirshme” ose “Mirbërësja romane” është një shembull vetëmohimi dhe sakrifice, që ka udhëtuar nëpër kohë, duke ngacmuar papushim imagjinatën e artistëve dhe duke shokuar kundruesit e këtij akti sublimues.
Mes të vërtetës dhe legjendës, mes mitit dhe trillit, Pero dhe ati i saj Kimon, qëndron stoik në përfytyrimin e shumë ëndjeve ngjethëse dhe përjetimeve gjalluese, në një vendosmëri të pamëdysht, sfidues dhe dëftues, rrëfyes dhe jetësues, përfshirëse dhe kumtuese. Ajo ishte e denjë për përjetësi dhe kush më dinjitetshëm se sa gjenitë e tablosë, mjeshtrat e penelit do ta bënin atë të përgjithmonshme. Gjiri i asaj bije, vetëmohimi i asaj vajze, vijon të mëkojë ndjesitë tona delikate dhe të nxit forcat tona të përgjumura, për t’iu dhënë sakrificës si të vetmit dimension prej të cilit ne rrokim përjetësinë.
Të shumtë janë ata që e përfshinë mirëbërësen e mëshirshme Pero dhe babain e saj Kimon në galerinë e tyre krijuese, por ata që janë emblematik në këtë ngulm shprehish estetike janë; Rubens, Caravaggio, Dirck van Baburen, Charles Mellin, Bernardino Luini, Giovanni Antonio Pellegrini, Jan Janssens, Jean-Baptiste Greuze, Matthias Meyvogel, Giovanni Antonio Galli, Carlo Francesco Nuvolone, Johann Zoffany.
Ata dhe të tjerë, njëjtë e lexuan këtë mit, njëjtë e shprehen këtë sakrificë, njëjtë i dhanë botës përmes penelit, përfytyrimin e një realeje që ende përpëlitet mes të vërtetës dhe trillimit, mes mitit dhe legjendës, për të mbetur monument në kujtesën e gjeneratave dhe shembull simbolik i asaj që një bijë mund të sakrifikojë për atin e saj, sepse ajo nuk është vetëm nënë, është po kaq e shenjtë edhe si bijë.
.
Marre nga muri i fb i Albert Vatajt 26 korrik 2019.
.
Jean Léon Gérome "E vërteta del nga pusi"
Jean Léon Gérome “E vërteta del nga pusi”

Kur “e vërteta del nga pusi” – Jerome

Gënjeshtra i tha së Vërtetës: “Eja të lahemi së bashku, uji i pusit është shumë i mirë.”
E Vërteta, ende e dyshimtë, provoi ujin dhe zbuloi se ishte me të vërtetë bukur.
Pastaj u zhveshën dhe u lanë së bashku.
Por befas Gënjeshtra doli nga uji dhe iku, duke veshur rrobat e së Vërtetës.
E Vërteta doli me furi nga pusi për të marrë rrobat e saj.
Por bota, duke parë të Vërtetën lakuriqe, e shikoi me zemërim dhe përbuzje.
E Vërteta fisnike u kthye në pus dhe u zhduk përgjithmonë, duke e fshehur trupin e saj.
Që atëherë, Gënjeshtra shëtit botën e veshur si e Vërteta, duke përmbushur nevojat e shoqërisë… sepse bota nuk do që të ushqejë dëshirën për të takuar të Vërtetën lakuriqe…
.
Marre nga Dosja.al 22 korrik 2019

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.