Mjerimi i kombit
janë historianët që prodhon politika!
nga Arben Llalla
Mjerimi i kombit tonë
është se zyrtarisht është ushqyer
me histori të gënjeshtrës
të shkruar nga historianët që i prodhon politika,
që i paguan politika në shërbim të Globalizmit.
Historia zyrtare e Shqipërisë
nuk guxon të përmendi Çamërinë dhe çamët,
arvanitasit dhe minoritetin shqiptar në Greqi
të njohur nga Marrëveshja e Lozanës 1923.
Le t’na tregojnë një libër të shkollave fillore dhe të mesme
ku përmendën arvanitasit, çamët, albanosët e Trakës,
arbneshët e Zarës, arbërit e Bullgarisë, Ukrainë, etj?
Për këta shqiptar ne kemi lexuar në libra të autorëve të ndryshëm,
por asnjëherë nuk i mësuam
apo t’i mësojmë në tekstet e Ministrisë së Arsimit.
Përse?
Si mundet një historian të Doktorojë
pa njohur gjuhën e dokumentit?
Si mundet që jemi mësuar të shohim
të njëjtët historianë nëpër TV?
Nuk na duhet grada shkencore pa cilësi,
që i fitojnë me servilizëm
dhe pa asnjë kërkim shkencorë nëpër terrenin historik.
Pata fatin të kërkoj 12 vite nëpër Greqi
rreth historisë së shqiptarëve
dhe mora aq sa munda.
I preka me dorë faktet nga Gumenica e deri në Athinë.
Marrë nga http://perqasje.com/2015