back to top
-1.5 C
Tirana
E diel, 24 Nëntor, 2024

Mohuesit e krimeve të komunizmit janë mohues të historisë – nga Ardian Ndreca

Gazeta

Lin Delija - Ploja e të pafajshmëve
Lin Delija – Ploja e të pafajshmëve

Mohuesit e krimeve të komunizmit janë mohues të historisë

nga Ardian Ndreca

Tash s’fundit po flitet për kampin e përqendrimit të Tepelenës, edhe publiku i gjanë që deri dje s’dinte apo s’donte me dijtë gja tashma përballet me faktet e pamohueshme, me dëshmitë e të mbijetuemve. Mohuesit e krimeve të komunizmit janë mohuesit e historisë sonë të shekullit XX.
Këto ditë studiuesi Kastriot Dervishi publikonte foton dhe disa rreshta që ilustronin veprimtarinë e komandantit sadist të kampit të Tepelenës në periudhën maj 1949-shkurt 1952.
Quhej Xhaferr Pogaçe, ishte nji bujk analfabet prej Plasatit të Kardhiqit që karrierën prej vrasësi dhe torturuesi e mbylli si zv/komandant i shkollës së qenve.
Jeta e tij zhdrivillohet nga bujqësia tek qentë, dhe do të ishte krejt normale nëqoftëse në mes s’do të kishim vrasje pa gjyq, dhunë të pafund, vuejtje të shkaktueme njerzve të pafajshëm (gra, pleq e fëmijë).
Vala e kohës nxori në ballë kriminelat dhe sadistat që u mshehën mbas fjalëve të mëdhaja për me vra, torturue, vorfnue dhe me izolue prej botës së qytetnueme nji popull të tanë, prej Konispolit në Vermosh.
Lin Delija e ka pikzue në nji vepër të tijën tipin e Xhaferrit me shokë. Edhe pse ruenin ndonji ngjashmëni me njeriun, njerzimi tek ata individë ishte reduktue në diçka abstrakte, pa përmbajtje, pse ishin qenie pa asnji empati njerzore, pa dhembshuni, pa mëshirë, pa pendesë deri në fund.
Në foton e skedës personale që ka botue studiesi Dervishi, Xhaferri ka dalë keq dhe s’mund t’ia mveshim gjithë fajin fotografit, ndërsa piktura e Lin Delisë ka kapë tek ai edhe atë ma të randsishmen, të përtejmen shtazore, cakun ku mbaron forma njerzore.
Në fund të fundit Xhaferri mbetë nji paradigmë, historia studiohet edhe për mos me lejue që të krijohen kushtet që nji si ai të ketë pushtet mbi të tjerët.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.