back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Mos e prishni Vatrën – Deklaratë nga Vatra Manhattan Branch

Gazeta

Stema e Vatrës
Stema e Vatrës
Mos e prishni Vatrën…!
Deklaratë nga Vatra Manhattan Branch

Agustin M. Mirakaj – kryetari i Vatra Manhattan Branch ne Faqen e Facebook të tij për situatën në Federatën Pan Shqiptare Vatra:
Shumë miq nga Shqipëria dhe këtu në Amerikë si dhe shumë vatranë, më shprehen vazhdimisht se janë shumë të shqetësuar sesi ka ndryshuar Vatra dhe se si Vatra mbahet peng nga individë të papëlqyeshëm jo vetëm në Vatër, por edhe në komunitetin shqiptar. Gjithashu shprehin shqetësimin e tyre se si ka përfunduar gazeta Dielli, si refuzohen shkrimet e tyre, si ofendohen me fjalë të ulëta nga redaktori i Diellit.

Agustin Mirakaj - Kryetar i Vatrës M.B.
Agustin Mirakaj – Kryetar i Vatrës M.B.

Të nderuar miq dhe vatranë,
dua të shpreh mirënjohjen time për interesimin tuaj, dhe në të njëjtën kohë që jo vetëm ju, por të gjithë shqiptarët ta dini të vërtetën dhe situatën e rëndë që ka kapluar federatën Vatra në Amerikë.
Vatra të dashur miq, është marrë peng nga një individ që e quan veten lidership. E ashtuquajtura udhëheqje e vetëshpallur po e shkatërron Vatrën qëllimisht. Në vend që këtë vit të mbaheshin zgjedhje në Vatër, në Vatër janë hapur gjyqe ndaj antarësisë nga lidershipi i vetëshpallur.
Askush nuk ka të drejtë të sundojë mbi anëtarësinë. Grupi që mban peng Vatrën ka hapur proces gjyqësor ndaj meje me akuzën:
Bëra thirrje për protestuar para selisë, bëra thirrje për të hequr liderin nga posti, kam thyer dyert, kam mbështetur Liderin histork Sali Berisha (nongratën)
Tani dua t’u them këtyre qyqeve se Kushtetuta Amerikane më jep të drejtën për të protestuar, Kushtetuta më jep të drejtën të luftoj, nuk kam thyer asnjëherë dyert e Vatrës dhe as kam kërcënuar njëri. Kushtetuta Amerikane më jep të drejten të mbështes politikën që unë pëlqej. Në Amerikë, nuk i marr leje askujt, se kë unë mbështes. O Byroja Politike leniniste marksiste e Vatrës. Udhëheqja e vetëshpallur trillon dhe ngre akuza ndaj meje sikur të ishte një trup gjyqësor i kohës së regjimit komunist, 1945.
Sjellja e të vetëshpallurit “lider” i ngjan një diktaturi njësoj si Maduro në organizatën VATRA.
Në Amerikë, në organizatën Vatra, nuk mund të kemi diktaturë. I bëj thirrje udhëheqjes, largohuni dhe mos e prishni Vatrën. Të sollën në Vatër dhe të emëruan. Nuk je i votuar. Nuk ka asnjë provë; Asnjë raport nga kuvendi i 2020 si dhe i 2022, të jeni votuar për kryetar të Vatrës.
Ti nuk e meriton të jeshë kryetar, sepse herën e parë nuk të votuan, herën e dytë manipulove dhe tani ke hapur gjyqe për të qëndruar kryetar i Vatrës dhe të mos lejoni kandidatura të reja.
Jeni turpi i vatranve. a.m
Vatra Manhattan Branch
Kryetari – Agustin Mirakaj

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.