back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

“Mosmirënjohja është më i keqi ndër të gjitha veset!” Ilir Seci i shkruan Presidentit Hashim Thaçi

Gazeta

Ilir Seci 2014
Ilir Seci 2014

“Mosmirënjohja është më i keqi ndër të gjitha veset!”  

Ilir Seci i shkruan Presidentit Hashim Thaçi

Çudirat nga trojet tona heroike s’kanë të sosur…
Lexova në lajme se Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, më 3 tetor 2016, paska dekoruar shkrimtarin Dritëro Agolli me këtë motivacion: “Për kontributin e tij në letërsinë shqipe, si dhe për angazhimin në shërbim të kauzës së Kosovës…”
Le ta shqyrtojmë motivacionin: “Kontributi i Dritëro Agollit në Letërsinë Shqipe… ka qenë ideologjizimi komunist i asaj letërsie, duke e kthyer letërsinë e Realizmit Socialist një instrument të indoktrinimit sistematik të masave përmes shkollës letrare të Aleksandër Zhdanovit sovjetik. Kontribut tjetër i anëtarit të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë dhe Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, ka qenë se në kohën kur drejtonte Shoku Dritero janë dënuar me vdekje, me burg dhe internime sa e sa shkrimtarë dhe artistë! I fundit ka qenë Poeti Havzi Nela, që u var publikisht në qytetin e Kukësit në vitin 1988!

Dritero Agolli - Hashim Thaçi - Sadije Agolli
Dritero Agolli – Hashim Thaçi – Sadije Agolli

Ky quhet kontribut sipas Hashim Thaçit?! Për pjesën tjetër “…angazhimin në shërbim të kauzës së Kosovës”, Zoti President Thaçi a bën të na sqarosh se çfarë angazhimi ka pasur Dritëro Agolli në shërbim të kauzës së Kosovës?! Dritëro Agolli që kur vizitonte Republikën Socialiste Federative Jugosllave, shkonte në fshatrat e pakicës gorane, (sllave) dhe pasi dehej këndonte këngë ruse!?
Lehtësisht mund të merret me mend se Zotni Hashim Thaçi nuk e njeh Letërsinë Shqipe, por meqë ka këshilltarë, ata është dashur t’ia bëjnë të qarta se cilët shkrimtarë shqiptarë vërtet kanë kontribut për Kosovën!
Zotni President i Kosovës, është në Nderin e Republikës së Kosovës dhe në nderin tuaj si President i Kosovës që të dekoroni Ernest Koliqin, ish-Ministrin e Arsimit, njeriun që hapi shkollat në mbarë Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shkollat që hapi Ernest Koliqi në Kosovë ishin të parat në gjuhën shqipe pas disa dekadave të sundimit tiranik të Mbretërisë Jugosllave, (serbe). Ato shkolla shqipe hodhën faren e arsimit shqip në Kosovë, Ernest Koliqi dërgoi në Kosovë mësuesit më të mirë nga Shqipëria për të përçuar shqiptarizmën! Mos ja hani hakun Ernest Koliqit Zoti President!
Ka ardhur koha të vlerësoni kontributet e shqiptarëve të vërtetëe! Po, është e vërtetë se Ernest Koliqi ishte Ministër Arsimi në kohën e pushtimit fashist, por e shfrytëzoi atë post për të përhapur arsimin shqip në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni. Ernest Koliqi nuk ka qenë kriminel lufte zoti President!

Ernest Koliqi i ri (1903-1975)
Ernest Koliqi i ri (1903-1975)

Pas Luftës së Dytë Botërore Ernest Koliqi jetoi në Romë – Itali, një vend që e ka dënuar fashizmin dhe kriminelët fashistë të luftës. Ernest Koliqi vdiq i nderuar në Romë në vitin 1975. Forcat aleate që çliruan Evropën Perëndimore, të njejtat forca që çliruan edhe Kosovën më 1999, nuk e konsideruan kriminel lufte Ernest Koliqin zoti President! Pse ju zotni President nuk ja rritni nderën Ernest Koliqit atëhere?! Po të kishte qenë kriminel lufte nuk do jetonte në Romëi patrazuar! Ju zotni President, dekoruat Dritëro Agollin: “Për kontributin e tij në letërsinë shqipe, si dhe për angazhimin në shërbim të kauzës së Kosovës”, një shkrimtar apologjet të diktaturës së Enver Hoxhës, një anëtar të KQPPSH-së, që ka firmosur arrestime shkrimtarësh, arrestime që përfunduan me varje, pushkatime, burgosje e internime! Dekoruat një shkrimtar që nuk asnjë kontribut për Kosovën si Dritëro Agolli, por nuk dekoroni një njeri që ka kontribut madhor për Kosoven si Ernest Koliqi!
Mos ju hyni në hak atyre që bënë maksimumin për Kosovën zoti President! -“Mosmirënjohja është më i keqi ndër të gjitha veset!” – na mëson proverbi i lashtë, Zoti President Thaçi..

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.