back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024

Mozarti, “Miserer” dhe Memoria e Gjeniut – 250 vjet më parë – nga Lutfi Alia

Gazeta

Familja Mozart: Wolfgang Amadeus Mozart me motren Maria Anna, babane Leopold - Mozart House, Salzburg,
Familja Mozart: Wolfgang Amadeus Mozart e motra Maria Anna, babai Leopold – Mozart House, Salzburg

Mozarti, “Miserer” dhe Memoria e Gjeniut

250 vjet më parë – nga Lutfi Alia

250 vjet më parë, Leopold Mozart dhe djali i tij ëolfgang, ishin në Roma. Ditën e së mërkurës së shenjtë të 11 prillit 1770, asistuan në Meshën që zhvillohej ne Kapelen Sistine, ku dëgjuan të famëshmen Miserer (Mëshirë) opera e Gregorio Alegri, kompozuar rreth vitit 1630, me frymëzim nga sallma 50 e Biblës. Kjo pjesë ekzekutohej në Kapelen Sestina me drita të fikura, në mëngjes, si pjesa zyrtare e Javës së Shenjtë. “Miserer” ekzekutohej vetëm dy herë në vit dhe ishte kaq e çmuar, sa u ishte ndaluar muzikantëve të orkestrës t’i shpërndanin partiturat, si pjesë muzikore e “ndaluar për të tjerët”, madje ndëshkoheshin, ata që iu dorëzonin të tjerëve partiturat.
Leopold Mozart dhe Wolfgang Amadeus Mozart, kishin shkuar në Romë pikërisht për të asisituar në Meshë e për të dëgjuar këtë pjese të famëshme muzikore. Mozarti katërmbëdhjetë vjeçar, i përqëndruar në dëgjimin e kantos dhe muzikës, në përfundim e kishte memorizuar tërësisht dhe e kishte hedhur në pentagram notë pas note, sikur dikush t’ia kishte diktuar me kujdes të veçantë.
Një mrekulli e vërtetë e trurit gjenial mozartian.
Tre ditë më pas, i ati Leopoldi i shkruante bashkëshortes: “Ndoqëm Meshën, dëgjuam dhe “Miserer” të Alegrit. Ne tashmë e kemi të plotë, sepse ëolfgangu e memorizoi dhe e transkriptoi tërësisht!”
Një vit më pas, Mozarti takoi historianin e muzikës Charles Burrney, të cilit ia dhuroi partiturat që kishte riprodhuar, të cilat u bënë publike në Londër për të parën herë në vitin 1771.
Një episod i një inteligjence të rrallë, një legjendë e magjisë muzikore, një fenomen i trurit të Mozartit, që ka nxitur interesin dhe kuriozitetin e studiuesve të muzikës, të neurologëve dhe psikologëve, një ngjarje që i ka mrekulluar shkenctarët e të gjithë botës për ta shpjeguar këtë fenomen të gjenialitetit mozartian. Janë përdorur të gjitha strategjitë e mendimit për të analizuar dhe për ta kuptuar si arriti Mozarti të konsolidojë këtë cilësi muzikore: aftësitë për të përvehtesuar dhe memorizuar një vepër të nivelit të Miserer.
Wolfang Amadeus Mozart përdori strategjitë e mendimit të përqëndruara në mënyra dhe përmasa të jashtzakonëshme në performansën muzikore. Ky është truri i Mozartit. Natyrisht në trurin e njeriut ekzistojnë qendrat e inteligjencës muzikore, pra janë qendra të specializuara për dëgjimin, përvehtësimin, interpretimin, riprodhimin e muzikës. Sa më shumë të nxiten dhe të aktivizohen këto qendra, aq më shumë perfeksionohen dhe specializohen për muzikën, sa më shumë të aktivizohen këto qarqe trunore, aq më shumë hynë në veprim inteligjenca muzikore. Si kuptohet, në tru janë “neuronet e muzikës”, sa më shumë të aktivizohen këto neurone, aq më shumë shprehen aftësitë specifike muzikore, pra përdorimi i neuroneve të muzikës ishte përdorimi i parë pratiktik dhe operativ i inteligjencës engramatike, që është zhvilluar dhe perfeksionuar gjatë zhvillimit filo dhe ontogenetik të njeriut. Për tu zhvilluar Inteligjenca Engramaticë ka nevojë të aktivizohet një sistem neurologjik sensitiv specifik i trurit, të ndizen dispozitivat e lindura dhe të fituara të gjuhës muzikore (Music Acquisition Device, MAD). Nëse memoria funksionon për të rikujtuar dhe për të riprodhuar, inteligjenca engramatika, ose e kujtesës është arti dhe shkenca për të mësuar të rikujtosh.
.

Wolfgang Amadeus Mozart
Wolfgang Amadeus Mozart
Inteligjenca muzikore është pjesë integrale e kompleksit të inteligjencave të njeriut. Inteligjenca engramatike, është çelësi që ndez të gjithë sistemet multiple të inteligjencës, është vektori që hyn në brendësi të mistereve të inteligjencës.
Studime të shumta të neuroshkencave, kanë evidencuar se dëgjimi i muzikës, ashtu si dhe praktikimi i saj (kompozimi, interpretimi në instrumenta, këngëtimi etj), kanë efekte pozitive në aftësitë konjitive, duke aktivizuar një numër të madhe çerdhesh të neuroneve në koren e trurit dhe në subkoshiencë.
Inteligjenca muzikore s’është dhunti vetëm e muzikantëve, por nëse zhillohet nëpërmjet një trainingu konjitiv, shprehet edhe në persona të tjerë. Pra, përderisa nuk ekzistojnë njerëz pa inteligjencë, nuk mund të ketë njerëz të privuar nga inteligjenca muzikore. Neuroshkencat kanë treguar se kapaciteti muzikor zhvillohet sëbashku me aftësitë konjitive të trurit të njeriut.
Në motet e shkuara, muzika konsiderohej disiplina më e lartë, si shprehej Platoni tej 2000 viteve më parë: “Dëshiroj t’u mësoj njerëzve muzikën, fizikën, filozofinë, por mbi të gjitha muzikën, sepse në modelin e muzikës janë përfshirë çelsat e të mësuarit, të përvehtësimit të njohurive”.
Inteligjenca muzikore përbëhet nga racionaliteti dhe ndjeshmëria, nga arsyeja dhe emocionet, nga mendja, shpirti dhe zemra. Në inteligjencën muzikore është llogjika, arsyetimi, matematika, rregulli dhe kaosi, por dhe inteligjenca emotive, aftësia për të dëgjuar, transmetuar dhe komunikuar me emocionet të forta.
Inteligjenca muzikore ka përmasa të gjera ku bashkëjetojnë ekuilibri i mendimeve dhe emocionet, harmonia dhe bukuria e jetës, siç theksonte gjeniu Mozart: “Tre gjëra janë të domosdoshme për një pianist: koka, zemra dhe gishtat!”
Muzika është shkencë, është art, është mision, është jetë!
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.