back to top
5.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024

M’puth fort… Poezi nga Jacques Prevert

Gazeta

Jacques Prevert (1900-1977)
Jacques Prevert (1900-1977)

M’puth fort…

Poezi nga Jacques Prevert

Në nji lagje t’Qytetit të Dritave
ku gjithnji asht errsinë e t’merret fryma
e ku si n’verë dhe n’dimën asht gjithnji dimën
ajo ishte nëpër shkallë
dhe ishte pranë tij dhe ai pranë saj
po bahesh natë
dhe ndjehesh nji erë squfuri
pse at mbasdite kishin mbytë çimkat
dhe ajo i thoshte
asht errësinë këtu
e të merret fryma
pse si n’verë dhe n’dimën asht gjithnji dimën
Dielli i Zotit tonë të dashtun s’ndrin këndej pari
se asht i zanun me punë kah lagja e të pasunve
shtrëngomë ndër krahë
e m’puth fort
m’puth sa ma gjatë
m’puth sa ma fort
ma vonë ka me qenë tepër vonë
jeta jonë asht veç tash
këtu po rrënohet gjithçka
prej të ngroftit dhe të ftoftit
po ngrin dhe mbytet
aq sa na ndalet fryma,
e nëse ti e këput të puthunën
mendoj se ke me vdekë i mbytun,
ti ke pesëmbëdhjet vjet, pesëmbëdhjetë kam edhe unë
së bashku bajmë tridhjetë vite
e tridhjetë vjeç s’je ma fëmijë
jemi në moshë të punës
kemi pra të drejtë edhe me u puthë
ma vonë ka me qenë tepër vonë
jeta jonë asht veç tash
m’puth fort…

Përktheu Jozef Radi, tetor 2013

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.