back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Mueji janar 2018 – Kujtojmë… nga Fritz Radovani

Gazeta

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (Krujë)

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu (Krujë)

Viti 2018 – Viti i Gjergj Kastriot – Skënderbeut

550 vjet nga vdekja (17 Janar 1468 – 17 janar 2018)

Mueji janar 2018 – Kujtojmë… nga Fritz Radovani

Me 17 Janar 1468, në Lezhë, vdiq Heroi Kombtar i Popullit Shqiptar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
 
Don Kolec Prennushi (1 Janar 1902 – 2 Korrik 1950) – Në vitin 1949-1950 kundërshtoi nënshkrimin e “Statutit të Kishës Katolike Shqiptare”, projektue nga komunistët, u burgos dhe mbas 11 muejsh, pak ditë jetoi i lirë e vdiq nga torturat me 2 Korrik.
Një Martirë i Fesë dhe Atdheut…
 
At Anton Harapi O.F.M. (5 Janar 1888 – 20 Shkurt 1946) – U pushkatue!
 
Don Luigj Prendushi (8 Janar 1896 – 24 Janar 1947) – Pushkatohet pafaj!
 
Në fillim të Janarit 1945, në Kuvendin e Fretënve të Shkodrës shkon si vizitor komandanti i forcave partizane gjeneral Sheuqet Peçi, dhe merr nga Muzeu i At Gjeçovit tri pushkë të vjetra me ua dhurue Stalinit e Titos.
Mbas pak ditësh shkon krimineli Mehmet Shehu, dhe kur takohet me Provinçialin e Kuvendit At Mati Prennushin O.F.M., ky i ankohet për plaçkitjet e armëve. Mehmeti i kërkon shkëputjen nga Vatikani, po At Matia e kundërshton në mënyrë të preme shkëputjen nga Papa. “Besa e Zotit, asht besa e burrave, për Nder – Atdhe – Besë e Fe”. Ky ishte motive i Maleve të Veriut në mbrojtjen e Atdheut. Me këte parim u ngrit kunder pushtimit komunist edhe Kelmendi i Prek Calit. Malsorët e atyne Alpeve janë të parët në Europë që u ngritën kundër komunizmit. Vetëm në Kelmend komunistët vranë 118 Burra, ua dogjën kullat dhe i plaçkitën gjanë e gjallë. Ata që nuk i vranë i burgosën dhe interrnuen…
 
Janar 1945, Enveri i jep urdhën me shkrim trupave që ndodhen në Veri: “Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufinjve, pa treguar as më të voglën tolerancë…!”
 
16 Janar 1945, arrestohen Klerikët e parë At Gegë Luma, At Dioniz Maka.
 
Janar 1945, plasi Kryengritja e Parë antikomuniste në Bajzë dhe Shkrel, e kryesueme nga Llesh Marashi nga Zagora dhe Pjetër Gjoka, bajraktar i zonës së Shkrelit. Për këtë Kryengritje u pushkatuen: Në Dedaj: Mirash Gjon Sokoli, Pjetër Kolë Sokoli, Gjok Kola ushtar, Nikoll Prel Gjeka. Zagorë: Dan Coli, Luket Marashi, Pashko Leka, Fran Marashi, Prek Leka, Rexhë Mehmeti vdiq në burg. Martin Frani Popaj u vra, Nikoll Kola, Kolë Tomë Deda, Preç Pjetër Vulaj. Bzhetë: Mark Tomë Makaj, Gjon Lekë Xhaj. Llesh Marashi varet në Shkodër më 18 Korrik 1946.
Në Kelmend fillojnë vrasjet: Gjek Selca e Gjergj Lula dhe u digjen kullat. Tradhëtohet edhe Prekë Cali në shpellë, ndërsa Kelmendi pushtohet nga forcat ushtarake jugosllave shoqnue nga krimineli Mehmet Shehu.
Ndër disa qendra të ndjekjes në Veri torturohen grupe të dyshimta dhe çdo ditë të premte herët në mëngjes me urdhën të komandantit terrorist Enver Hoxha, pushkatohen pa gjyq nga 20 vetë vetëm me friksue Malet.
 
15 Janar 1945, në Malësi të Veriut, Shkodër, Pukë, fillojnë interrnimet.
 
Me 24 Janar 1945, kapet tradhtisht Don Lazër Shantoja. Fillon hetimet.
.
Përkrenarja e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut
Përkrenarja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

11 Janar 1946 z. Henry Kissinger në librin e Tij “Diplomacia” fq. 443 shkruen: “Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste”. Kjo asht ajo e ashtuquejtuna nga vetë komunistët “Republika Popullore e Shqipërisë”, e shpallun me 11 Janar 1946, nga Asamblea Kushtetuese, deri në vitin 1976 me Kushtetutën e re.

 
Janar 1946, arrestohet At Gjon Shllaku, dhe dënohet me vdekje bashkë me t’akuzuemit e Organizatës “Bashkimin Shqiptar”.
 
20 Janar 1946, nxirren jashtë nga qeveria shqiptare të gjitha Misionet e hueja, dhe mbyllen shkollat e semiraret e tyne të hapuna që në 1860…
 
23 Janar 1946, arrestohet Prof. Gjergj Kokoshi, shkodranë, ish ministër. Kështu fillon edhe zhdukja e inteligjencës sonë, me qeveritarët e vjetër.
 
31 Janar 1946, fillon gjyqi kunder Organizatës “Bashkimi Shqiptar” ku, akuzohen 39 të pandehun nga Shkodra me rrethina. Drejtuesit e saj i caktoi Sigurimi i Shtetit nga Klerit Katolik e i pushkatoi të pafajshëm.
 
Në muejn Janar 1947, asht i formuem në Shkodër Seksioni Katolik pranë Degës së Punve të Mbrendshme. Kryetar i Degës asht Zoji Themeli.
 
2 Janar 1948, hapet gjyqi në Shkodër nga Kryetari kap II Pertef Alizoti, antarë n/toger Anastas Koroveshi dhe n/toger Xhemal Bejtja, prokuror toger Zurdi Shehu, kundër: At Mark Harapi S.J., At Frano Kiri, At Filip Mazrreku, Don Pjetër Gruda, At Çiril Cani, At Agostin Ashiku.
.
Pushkatimi i Intelektualëve (grafikë nga Lek Pervizi)
Pushkatimi i Intelektualëve (grafikë nga Lek Pervizi)

8 Janar 1948, jepet vendimi i gjyqit që zhvillohet i mbyllun i Prelatve të Klerit Katolik Shqiptar në mensën e Kuvendit Fretënve në Gjuhadol. Ky vendim me vdekje u dha nga Kryetari kap. Misto Bllaci, antarë toger Basri Beqiri, n/toger Anastas Koroveshi, prokuror ushtarak kap. I Namik Qemali dhe sekretar Tish Tukja: Imzot Frano Gjini Rregjent Apostolik i Vatikanit në Shqipni prej vitit 1945; At Mati Prennushi Provinçial i Françeskanve në Shqipni; Don Nikoll Deda, At Çiprian Nikaj dhe Don Tomë Lacaj. Vendimi u zbatue me 11 Mars 1948.

Prishen marrdhaniet me Jugosllavi dhe Shqipnia kalon nen kontrollin e Bashkimit Sovjetik. Enver Hoxha shkon në takim me diktatorin Stalin.
 
1950, Bahet mbledhja e parë per me aprovue “Projekt-Statutin e Kishës Katolike Shqiptare”, hartue nga shteti komunist simbas modelit sovjetik me qëllim që Kishat Katolike të Lindjes të shkëputen nga Vatikani. Për këtë u ngarkue Imz. Bernardin Shllaku, për problemet teologjike ishte i ngarkuem Don Kolec Prennushi dhe, si jurist në mbledhje ishte i vetmi civil dr. Avokat Emid Tedeschini. Kryetar i Degës së Mbrendshme erdhi në Shkodër, krimineli kapiten Hilmi Seiti.
 
10 Janar 1959, arrestohet Don Dedë Malaj e At Konrrad Gjolaj. Këta nuk kanë firmue “Statutin e Kishës Katolike Shqiptare” në vitin 1951.
 
8 Janar 1980, vdes në Tiranë Imz. Ernesto Çoba, sigurisht “papritmas”!
 
1969, Hidhet në erë Kisha e Vaut të Dejës e shek. XIII, ku asht kunorzue Heroi i Kombit Shqiptar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, nga kandidati i komitetit qendror të PPSh, anadollaku Fadil Ymeri, me urdhën të Ramiz Alisë, numri 1 i “Revolucionit Kultural 1967” në Shkodër, për të cilin terroristi Enver Hoxha tha i “habitun”: “E paskan rrënuar njerzit tanë!”.
Vazhdojnë ngjarjet simbas muejve…
Melbourne Janar 2018

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.