back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Murana e Gjergj Kastriotit në Prizren… – nga Nue Oroshi

Gazeta

Murana e Gjergj Kastriotit në Prizren
Murana e Gjergj Kastriotit në Prizren

Murana e Gjergj Kastriotit në Prizren…

nga Nue Oroshi

Murana e Gjergj Kastriotit në Prizren dhe zgjedhja
e institucioneve komunale dhe qendrore të Kosovës
në mes të Gjergj Kastriotit dhe Sulltan Mehmet Pushtuesit

Nue Oroshi gjatë një sesioni shkencor
Nue Oroshi gjatë një sesioni shkencor

Mijëra shqiptarë anë e kënd trojeve etnike shqiptare dhe nga diaspora e madhe atdhetare më kanë shkruar këto ditë me shqetësimin se çka po ndodh me kërkesën e Muranës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Prizren.
Meqenëse ka kaluar një vit e gjysmë dhe ende nuk është marrë një vendim i prerë nga institucionet e Kosovës ato komunale si dhe ato qendrore për lejimin e Muranës së Gjergj Kastriotit në Prizren për opinionin e gjerë shqiptar e bëj një sqarim lidhur me ecurinë e procedurave ligjore se ku kanë shkuar deri më tani çështja e procedurave të këtij projekti.
Me sugjerimin e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren për ta dorzuar edhe një kërkesë të re Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, këto ditë i përgatita komplet projektin. Këto materiale i kompletova dhe dje përfundimisht i dorëzova dosjen e kompletuar. Bëra një takim me drejtorin e kësaj drejtorie z. Pranverim Berisha, i cili më priti mirë e më premtoj se së shpejti Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor do ta përcjellë projektin e Muranës, tek institucionet përkatëse të nivelit qëndror në mënyrë që të mirret një vendim i prerë rreth këtij projekti gjithëkombtar. Tani është çështje javësh kur do të mirret vendimi. Institucionet e Kosovës në këtë rast janë në mes të dy zjarreve. Të mbesin shqiptarë dhe ta ruajnë historinë shqiptare apo të tjetërsohen në turq dhe të kalojnë në mbrojtje të pushtusve osman.

Murana e Gjergj Kastriotit në Prizren
Murana e Gjergj Kastriotit në Prizren

Pra, edhe në këtë rast është duke u zhvilluar një luftë e vërtetë diplomatike dhe politike në mes të përkrahësve të Gjergj Kastriotit dhe atyre të Sulltan Mehmetit e Sulltan Muratit… Se cili orientim politik do të ngadhnjejë do te shihet shumë shpejt. Por një duhet të dihet se nëse mirret një vendim negativ për ndalimin e mosrealizimit të këtij projekti kombëtar, aktorët që marrin këtë vendim nuk munden ta quajnë vehtën shqiptar por janë tjetërsuar komplet në Turq dhe kanë zgjedhur vijën e tradhtisë kombëtare.
Në këtë rast, Shoqata “Trojet e Arbrit” do ta vazhdon luftën në variantin tjetër që do t’iu bëhet me dije qytetarve shqiptarë pasiqë të mirret vendimi. Vërtetë është e dhimbshme kur vjen puna deri aty dhe je i detyruar të luftosh natë e ditë për të mbrojtur historinë, traditën dhe atdhetarizmin shqiptar. E shpesh ankohemi se nuk na pranon Europa, po na qorton Amerika dhe harrojmë t’ia bëjmë pyetjen vetvetes se kah po shkon liburnia e orientimit politik shqiptar. Shqiptarët duhet të deklarohen qartë se a janë me Europën e Amerikën apo me Turqinë, Serbinë dhe Rusinë. Rrugë të dytë nuk ka. Më befasoi edhe një telefonatë nga një politikan i lartë gjerman që mirret me çështjen e Kosovës dhe që ma bëri dje, i cili me pyeti në mënyrë konkrete se si qëndron puna rreth këtij projekti. Uroj që ky projekt të kryhet me komunikime ndërshqiptare dhe mos të vij puna deri aty sa kjo çështje të internacionalizohet edhe në Berlin, Bruksel, Londër e ëashington dhe qendra tjera të mbrojtjes së shqiptarizmës. Si do që të shkoj puna lufta për mbrojtjën e identitetit shqiptar dhe vlerave kastriotase nuk do të ndalet asnjëherë.

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.