back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 29 Dhjetor, 2024

Muza dhe Artisti – Musine Kokalari dhe Sandro Botticelli – grimcë nga Jozef Radi

Gazeta

Botticelli dhe Musineja
Botticelli dhe Musineja

Muza dhe Artisti

Musine Kokalari dhe Sandro Botticelli

grimcë nga Jozef Radi

Figura e Musinesë mbetet jo veç për mue e dashtun! Ajo ngërthen në vetvedi fatin e intelektualit shqiptar të shekullit të shkuem, dhe ikona e saj asht përfaqsuesja ma e denjë e shumë prej vlerave tona; pse në atë çka trashëgojmë prej veprës së saj, ne gjejmë misterin e ma së parës shkrimtare shqiptare, guximin e ma së parës politikane shqiptare, ma të madhen të përvuejtun koshiente të kundërshtisë së dhunës, dhe ma të madhen shpërfillse të së keqes sonë ma të madhe…
Në fund të viteve ’30, kur ajo ishte krejt e panjoftun, botonte me pseudonimin “Muza”!
Pakkush e dinte se mbas njasaj “Muze” të brishtë ishte pikërisht ajo: zonjusha Musine Kokalari. Im atë në nji rrëfim të kahershëm e aq të bukur shpjegon si si në zyrat e shtypit të asaj kohe, zbuloi si fytyrën po edhe emnin e asaj që quhej “Muza” dhe prej asaj dite ata mbetën miq në kohë të mira e të vëshira, po edhe në tragjedinë që i ndoqi të dy, edhe në heshtjen e madhe që pasoi mes tynë, pse jeta e të dyve u zhyt ndër burgje e kampe interrnimesh…
Pikërisht me imazhin e kësaj muze… para do ditsh, duke ndjekë me andje nji foto të re të Musinesë, mbrrita me realizue nji krahasim shumë interesant: Figura e Venerës te Lindja e Venusit e piktorit italian Sandro Botticelli (1445-1510) me krijoi jo vetëm nji harmoni të ambël po edhe nji përngjashmëni të rrallë, që me detyroi me u ndalë
Musineja (Muza) dhe Venera (Venusi) m’u shfaqën në nji përngjashmëni prekëse… edhe pse hapsina kohore midis këtyne dy ikonave: asaj të Botticellit dhe ajo e Musinesë kishte ma se pesë shekuj largësi mes tyne…!
Dhe mbrrita me mendue se asnji rastësi s’paska pasë në përzgjedhje të kësaj zonjushe të përjetshme pseudonimi “Muza”, sepse sa ma shumë t’kalojnë kohnat aq ma shumë ajo ka me frymzue, aq ma shumë ajo ka me u shndërrue në një ikonë të hyjnueshme, sa edhe vetë Botticelli i Madh kishte me e pasë zili madhështinë e kësaj grueje të pashoqe shqiptare
shkurt 2017
Sandro Botticelli - La Nascita di Venere (Lindja e Venusit)
Sandro Botticelli – La Nascita di Venere (Lindja e Venusit)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.