Muza shqiptare – Musine Kokalari
(Dhe disa falenderime te ndjera për disidenten shqiptare)
Faleminderit profesor Çerciz Loloçi
për postimin e letrës së; Organizata e Gruas Shqiptare Amerikane, The Woman’s Org. ”Hope & Peace”, New York, SHBA drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Bujar Nishani për miratimin e Çmimit “Musine Kokalari” për gratë e vajzat shqiptare kudo ndodhen, e që japin kontribut të jashtëzakonshëm për të drejtat e gruas e fëmijëve, kundër dhunës e trafikimit njerëzor, përfshi ketu edhe gruan ish të burgosur e të persekutuar politike nga regjimi komunist në Shqipëri.
Në këtë Çmim të nominohem zonja e zonjusha shkrimtare, gazetare, producente filmash e dokumentarë, skenariste shqiptare apo edhe të huaja që punojnë me guxim e kurajo për evidentimin dhe lartësimin e figurës së femrës shqiptare kudo në botë, përfshi Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Çamërinë, Preshevën, Bujanvcin, Strugën etj. Faleminderit “Nderi i Kombit” Ibrahim Rugova për botimin në revistën letrare “Jeta e re”, nr. 2, mars-prill të vitit 1983, te katër tregimeve të saj (“Mos qofshin vjehrrat e zeza”; “Kulloi odaja”; “Për mustaqet e Çelos”; “Ulurima e qenit”), të cilat i shoqëroi me një shënim për këtë autore, e cila ishte e panjohur në Kosovë.
Në vijim shkrimi i Ibrahim Rugovës…
Musine Kokolari është njëra nga femrat e rralla që shkroi midis dy luftërave, në periudhën 1912-1945… Po shtojmë se pos M. Kokolarit brenda kësaj periudhe vepruan edhe dy femra të tjera: Androniqi Zengo në pikturë dhe në kritikën artistike dhe Elvira Tarro në kritikën letrare, e të dyja ishin korçare. Zengo kishte kryer Akademinë e Artit në Athinë dhe në pikturën e saj ndihet jaft theksi impresionist i peizazhit. Veprimtaria e këtyre krijueseve flet se në këtë kohë fillon edhe inkuadrimi i femrës në kulturën shqiptare, që pas luftës do të jetë edhe më aktiv dhe më i dukshëm. Është mirë të dihet se Kokalari i shkroi tregimet e saj në të folurit çam, pra të krahinës së Çamërisë.
Faleminderit ”Poeti i Kombit” Lasgush Poradeci.
Për librin e saj, më 1940 në gazetën , nr. 1 të 30 korrikut, poeti ynë i njohur, Lasgush Poradeci, bëri një kritikë mjaft interesante.
Ja si e vlerëson Poradeci, esencialisht, prozën e Kokalarit: Vetë përcaktimi i Lasgushit të shkruajë për këtë libër, edhe pse ai shkruante shumë rrallë për ndonjë autor apo libër, e sidomos këtë poete me ndjenjë të hollë për gjuhën poetike dhe me koncept të zhvilluar e të pasur për atë gjuhë, flet se ai në këtë libër e shihte të realizuar këtë çështje. Madje konstatimi i tij se autorja e zë jetën në momentin kritik, do të thotë atëherë kur ajo manifestohet në formën më të lartë, po ashtu e vë në rend të parë aftësinë e shkrimit të Kokalarit, pra jeta në kulmin e zhvillimit të vet, në të vërtetë të momenteve të saj.
Faleminderit Maksimilian Lamberc: (Maximilian Lamertz),
albanolog i njohur gjerman, më 1948 në librin , Lajpcig 1948, prej nga i morëm këto tregime të Kokalarit. Ai thotë se: “…autorja në dialektin çam na sjell skena popullore në formë të dialogut dhe e çmon gjuhën dhe talentin e saj. Po, pasi u diplomua në Romë me notën maksimale me një tezë shumë të bukur për poetin dhe mendimtarin e Rilindjes, Naim Frashërin, Musine Kokalari u kthye në Shqipëri, por entuziazmi me të cilin kishte ndërmend t’u vilte frytet studimeve të saj në një rrugëtim të ndritshëm intelektual u bë copash… Një studente shumë e ëmbël dhe ndjeshme, kaq e vendosur dhe e kthjellët në konceptimin e përmbajtjes politike të studimeve të saj që donte t’i vinte në dispozicion të ndërtimit të një Shqipërie demokratike, por që për fat të keq, nuk qe kështu.
Faleminderit antropologu Mauro Geraci,
që boton në Itali “La mia vita universitaria”, ditarin ku Musine Kokalari rrëfen miqësitë e ngrohta të krijuara në vitet universitare romane, por edhe përjashtimin që ka përjetuar si myslimane në kryeqytetin e krishterimit. Siç shpjegon zoti Geraci, ky është një punim kritik mbi ditarin-roman të Musine Kokalarit, për të cilin kanë bashkëpunuar shkrimtarët Novruz Shehu dhe Visar Zhiti dhe arkivistja e Arkivit të Shtetit në Romë, Simonetta Ceglie. Kjo e fundit ka bërë transkriptimin e dorëshkrimit origjinal të ditarit të Musine Kokalarit, me ndërhyrjet, korrektimet, fshirjet dhe mendimet e shtuara prej saj në letër. “Sfida është pikërisht kjo: të nxjerrësh në pah në një studim tërësinë e aspekteve të shumëfishta historike, memuaristike, psikologjike, antropologjike, letrare, sentimentale që e bëjnë interesant tekstin autobiografik të Kokalarit”
Faleminderit ing. Dedë Shkurti,
por për mua poeti i thellësive, ma mbushe zemrën dhe me emocionove me poezinë kushtuar njërës prej mbretëreshave të kombit shqiptar – Musine Kokalari. E kush më bukur se një mirditor i kulluar, e i edukuar në Odat e malësisë së mençur e të ditur dhe i shkolluar, me medalje ari, do të derdhte këto vargje kushtrim e patetizëm të pashoq. E theksoj Mirdita e mbajti 20 vjet e ca këtë urugan të shqiptarizmës, ose siç shprehet kjo shënjtore, se Mirdita u rrit bashke me të.
Faleminderit profesor Besim Cengu
drejtorit të shkollës 9-vjeçare ”Musine Kokalari” në Tiranë, që me pasionin dhe dashurinë e profesionit po e lartësoni atë shkollë me emrin, Musine Kokalari, në majat e arsimit shqiptar. Ju jam mirënjohës për bisedat me ju, ku lartësoni këtë personalitet duke e krahasuar me mbretëreshen shqiptare ”Teuta” apo ”Argjironë” e të tjera.
Faleminderit profesor Ndue Deda,
për shkrimet që keni bërë për Yllin Polar, Musine Kokalari. E njohur tashmë se Musineja dhe Rrësheni, qyteti ku ajo qëndroi në internim për 22 vite, e kishin një gjuhë të fshehtë mes tyre, sado memece në dukje. Njerëzit e qytetit, që asokohe nuk ishin vetëm mirditorë, nuk e tanonin në punë, rrugë, kinema, bibliotekë, …Ajo agjitonte sa mundej vetëm për kulturimin dhe emancipimin e njerëzve që e rrethonin, pa qenë ndonjë misionare… Kjo soj etike ka funksionuar dhe me të internuarit e tjerë në Rrëshen, që nuk kanë qenë të paktë dhe të mos kërkojmë më shumë nga ajo kohë! Musineja ishte një zonjë që dinte ta gjente vendin dhe fjalën, të shmangte incidentet e mundshme me regjimin. Kishte për zemër sidomos fëmijët, por sillej me ta me takt e elegancë, pa u shkrirë mes tyre si ndonjë masovike. Këshillonte të rinjtë për leximin e librave a shikimin e filmave, pa u shtyrë në opinione. Po ashtu ajo u fliste grave, sidomos atyre që i psikologjiste se e mirëkuptonin.
Falenderim për këdo që ka shkruar për princeshën, Musine Kokalari.
Për ty, perëndeshë e bukurisë mendore dhe fizike do të veçoja dhe adhuroja porosinë tënde: Nëse vdes, në valixhen e vogël kam disa sende me vlerë etnografike për Muzeun e Gjirokastrës. Ato pak kursime dhe gjithçka tjetër le të hyjë në fondin e shtypit që duhet të krijohet për punëtorin e krahut, i cili është i domosdoshëm, që të demokratizohet puna e krahut dhe të kultivohet punëtori i thjeshtë”. Porosia e Musine Kokalarit është shumë më e madhe, e dhëmbshme, me rëndësi dhe e përhershme. Është thirrje kujtesës kolektive, veprimit, jetës, atdheut.
Engjell Zerdelia, Bronx, New York