back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Muzeu “Solomoni” në Berat, së afërmi… nga Simon Vrusho

Gazeta

Simon Vrusho, Vali dhe Dr. Zino Matathia,  Fatbardh Hoxha
Simon Vrusho, Vali dhe Dr. Zino Matathia, Fatbardh Hoxha

Muzeu “Solomoni” në Berat, së afërmi…

nga Simon Vrusho

Drekë në një han të Beratit... (1942)
Drekë në një han të Beratit… (1942)*
Duke qenë se, tani për tani, një muze për hebrenjtë në Berat ka pak gjasa të ngrihet nga Bashkia Berat apo drejtoritë që kanë vartësi nga ministritë, (këtu nuk ka ende një muze të luftës), kryesisht për arsye financiare;
duke qenë se numri i turistëve izraelitë dhe hebrenj në Berat po shtohet dukshëm;
duke qenë se tematika hebraike e Beratit është shumëshekullore;
duke qenë se një numër i madh, mbi 600 hebrenj u strehuan dhe u shpëtuan në Berat në vitet 1942-45;
Duke qenë se shoqëruesit, guidat, përkthyesit e turistëve dhe vizitorëve izraelitë e hebrenj lënë për të dëshiruar si nga kultura, ashtu edhe nga anglishtja e aksidentuar, (ata nuk dinë shqip 300 fjalë, si mund të shprehen anglisht?);
duke qenë këto rrethana, ky kontekst, turistët e vizitorët izraelitë nuk arrijnë të kapin, të perceptojnë, të mbresohen dhe të mbartin në kujtesë atë peshë reale që ka përmasa hebraike në Berat;
Lind nevoja të hapet, të ngrihet së afërmi një Muze Shtëpie për Hebrenjtë në Berat, që mund të quhet edhe Muzeu “Solomoni”, muze origjinal, por me substancë, që do të përmbajë 12 pavione, 12 stenda, eksponate, me objekte, artefakte, dokumente, foto, kujtime, të dhëna, etj. që ilustrojnë hebraiken në Berat, stenda të titulluara, eksponate, si:

.

Gra hebreje në kursin e gjuhës shqipe - Berat 1944
Gra hebreje në kursin e gjuhës shqipe – Berat 1944
I.Mëhalla e Çifutëve (1506-1905) – Emrat e 25 kryefamiljarëve të familjeve hebreje në Berat në vitin 1506, të kryefamiljarëve të vitit 1520, etj. deri tek 100 familjet e dy shekujve më pas, etj.
II.Varri i Çifutit – Dëshmi, prova, fakte, argumente të pranisë dhe varrit në Berat të Sabbatei Zevit, i mbiquajtur dhe Mesi, figurë emblematike që idha impulse botës hebraike dhe paralajmëroi rikthimin në Jeruzalem, rreth 3 shekuj më parë para shpalljes së Izraelit më 1948.
III.Reflekse Hebraike – Yje Davidi, kippah, jamurka, portrete Abrahamësh, Davidësh, etj.
IV.Lista e Hebrenjve të strehuar në Berat 1942-45 – 1.2.3…….601
V.Hebrenj në Berat në Kohën e Holokaustit – Foto, kujtime, dëshmi, prova, fakte.
VI.Memorie… – Strehuesit për të strehuarit, foto, memorie, meditime…
VII.Solomoni – tregtar dhe poet… – Figurë dhe profil emblematik nga tradita hebraike në Berat…
VIII.Hebrenj në Berat: Dr. Zino Matathia – Kirurg, drejtor, hebre në Berat 1966-1980 & Taisa Pisha-Batkina, kimiste që vuajti të gjitha llojet e acideve të diktaturës….
IX.Sara-Lutfije-Marie Baballëku (1880-1965) – Një hebreje që ngjalli Moisinë në Berat para 100 vjetëve… Një sagë e rrallë…
X.Turistë izraelitë dhe hebrenj
XI.Gjurmë dhe jehonë… Nxënës hebrenj në shkollat e Beratit në kohën e Holokaustit… etj.
Një kuti e dhuruar nga hebrenjtë Mehmet Xhezos - Berat 1944
Një kuti e dhuruar nga hebrenjtë Mehmet Xhezos – Berat 1944
Ky muze hapet së afërmi. Të interesuarit, mbartës të kujtesës dhe të kujtimeve, të fakteve, dokumenteve, dëshmive, ende të panjohura, janë të lutur të kontaktojnë dhe të dërgojnë mendime, opinione, sugjerime, elemente që Muzeu “Solomoni” të jetë një nga pikat më atraktive të turistëve dhe vizitorëve, jo vetëm hebrenj. izraelitë, por edhe të çdokujt tjetër, vendës e të huaj…
Kontributet, sugjerimet, opinionet janë të mirërptitura, të vlerësuara e të falënderuara.
e-mail: simon vrusho@yahoo.com
Cel. 069 30 79 580
Sinqerisht dhe duke ju falënderuar për mirëkuptimin, mbështetjen dhe përgjigjen pozitive të pritshme:
Simon Vrusho
Berat, më 22 mars 2018
.
Abrahami në Parajsën imagjinare
Abrahami në Parajsën imagjinare
* (fotoja) Një hebre në një drekë në një han të Beratit në vitin 1942. Një drekë rreth një tave me peshk, dhe një çinie me verë… Dhimitër Cania, pronari i hanit, hebreu Solomon (me kanatiere), Gaq Cania – vëllai i Dhimitrit, Jorgji Vera dhe i biri i Dhimitrit, Kostaqi 12-vjeçar. Por Berati, për dendësinë e strehimit dhe të shpëtimit të mbi 600 hebrenjve në kohën e Holokaustit, zë një vend unik, aq sa i takon të quhet për ato vite, si Qytet i Hebrenjve. Dhe kujtesa e ruan si të tillë.

.

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.