back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Na… Bijtë e Shamjeve dhe Nofkave… nga Jozef Radi

Gazeta

Jozef Radi 2015
Jozef Radi 2015

Na… Bijtë e Shamjeve dhe Nofkave…

nga Jozef Radi

Para do kohe në murin e Fb të Albana Fanit ndesha nja pesë a gjashtë fjalë (fyese e tallëse aq tradicionale ndër ne) dhe pashë se shpejt iu bashkue nji numër i madh miqsh e shokësh të saj, që jo vetëm e plotësonin me fjalë të reja, po mbas çdo fjale të gërmueme në kujtesë, shfaqesh edhe nji humor i papamë, mbasi çdo fjalë kishte ngjyrosje pikante po edhe kujtime të tilla që s’mund të përcillesh ndryshë, veçse me humor e me të qeshuna… Shtova edhe unë do fjalë të kujtesës sime të kahershme dhe m’u duk sikur gjithçka mori fund me kaq… midis kujtesës dhe humorit!!
Po nuk ndodhi kështu…
U ndala dhe i mblodha me kujdes krejt fjalët e përmenduna në atë status fb të Albanës dhe nisa me gërmue ma me kambngulje jo vetëm kujtesës sime, po u futa edhe në bisedë me njerëz për ta ba sa ma të pasun kët fjalor, i cili në ma të shumtën e rasteve, nuk gjendej në asnjenin prej fjalorëve të vëllimshëm të shqipes…
Kur ma së fundi u banë rreth 100 fjalë të kësaj natyre, u ndala në nji reflektim…
A asht e mundun të kët ndonji tjetër popull a ndonji tjetër gjuhë, nji pasuni kaq të madhe fjalësh fyese, sharëse e gjithfarë nofkash aq sa ne shqiptarët dhe gjuha shqipe…?! E pamundun! – thashë dhe, kambëngula se rrethinat e Shkodrës dhe përgjithësisht krejt gegnishtja ka nji pasuni të papame të këtyne fjalëve…
Dhe për do kohë mbeta i bindun dhe i kënaqun prej kësaj ideje…
Nji ditë, në bisedë me miken time nga Vlora, Edlira Zeneli, ia paraqita kët akumulim fjalësh tashma të sistemueme disi, dhe i shtova se Jugu dhe toskënishtja nuk janë kaq të pasuna në shamje dhe në nofka… Edhe ajo mbasi e ndigjoi ortekun e fjalëve të qëmëtueme me kujdes prej meje, vërtet e miratoi mendimin tim, por unë i kambëngula që edhe ajo të sillte me aq sa e kishte të mundun fjalët e Vlorës dhe rrethinave, po edhe pak ma gjanë ato të Labërisë, me ba si të thuesh nji ballafaqim të kësaj ideje grumbulluese të malit fyes, pra n’se ishte e mundun me krijue nji ring ku nofkat dhe fjalët fyese të ishin në përplasje Veri-Jug mes tyne… E ndërsa fjalët shtoheshin si ortek, nisa me vërejtë se fjala qën mund të ishte edhe si kryefjalë e aliazheve të nofkave të Jugut…
Mbas do kohe gërmimesh në kujtesë po edhe në biseda me shumë prej miqve dhe të njoftunve të saj, dy dialektet hynë në nji kompeticion të fuqishëm dhe cinik mes tyne… dhe pashë se s’ishte aspak i vërtetë ai mendimi i kryekresë… se gegnishtja ishte aq e pasun sa me krijue nji supremaci të dukshme në kët aspekt të përdorimit të përditshmes së saj…
Sot para jush po paraqiten disa qindra fjalë; nji pjesë të cilave as ne vetë nuk ua dimë kuptimin e saktë, vetëm se mund të themi se si të tilla janë përdorur dhe kanë mbrritë në veshët dhe në kujtesën tonë…

Kështu u jam kthye e rikthye mendimit reflektues: Si asht e mundun që pasunia e nofkave dhe fyemjeve tona asht kaq e pasun? çfarë mekanizmash i funksionojnë botës sonë shpirtënore që jemi kaq dorëlëshuem në nofka, në shamje dhe ne fyemje?! A asht aftësi e gjuhës shqipe që ndikon me kësi fjalëformimesh në nji arsenal pasunues dhe kaq të fuqishëm shamjesh dhe nofkash…?!!
Sigurisht, mund të jenë shumë elemente bashkë. Po duke i marrë fjalët në kontekstin e secilit dialekt, ndjehet se vërtet ka shumë turqizma dhe barbarizma, çka tregon se gjuha shqipe ka qenë edhe në kët rast, nji gjuhë tejet e hapun dhe i ka pranue me lehtësi mjaft prej këtyne fjalëve, bile i ka trajtue dhe i trajton edhe sot e kësaj dite si të vetat…
Grumbullimin e fjalëve fyese dhe nofkave, e ndala në nji çast mjaft dëshmues… pikërisht kur fjalët e të dy dialekteve  kishin mbrritur në shifrat 196 me 196. Pra, ishte nji begati e pazakontë shamjesh e nofkash, në të dyja anët e litarit: Toskëri e Gegni; edhe pse në kët grumbullim shumica e fjalëve u përkasin dy qyteteve (me rrethina) mjaft përfaqësuese: Shkodrës dhe Vlorës!
Sa i përket fjalëve të grumbullueme, ato u sistemuen sipas rendit alfabetik dhe si gjini e nofkave u përzgjodh femënorja, mbasi ajo e sillte ma të plotë kët pasuni të gjuhës shqipe. Nuk u përjashtuen as fjalët që vijnë nga turqishtja a gjuhët e tjera, mbasi shqipja tashma i ka bà si të vetat edhe pse mjaft prej tyne tingëllojnë edhe tejet arkaike.
Fjalët janë lanë pa terminologji shpjeguese, sepse ky shkrim tevona mundet me shërbye edhe si test për me mbledhë shpjegimet ma pikante dhe me vazhdue me ua bashkangjitë këtyne nofkave edhe kësaj sprove dashamire…
Gjithsesi mbas kësaj “hordhie” nofkash dhe fjalësh fyese, prej të cilave janë përjashtue veç do fjalë nga pjesa ma vulgare, mbetet dëshmi se pasunia jonë e leksikut shamës e fyes asht e pashoqe dhe mundemi me thanë pa frikë se ne jemi ndër popujt me ngjyrosjen e shamjeve dhe fyemjeve – ma “magjiku” se cilido tjetër…
korrik-shtator, 2016

Fjalori i Gjuhes Shqipe
Fjalori i Gjuhes Shqipe

Fjalë fyese dhe nofka të zonës së Shkodrës

dhe Veriut të Shqipërisë

A-B
belbacuke, bibë,  bibëqorre, bihude, biramele, biribojë, bishtpërdredhce, bobe, brrace, bubrrece, budalle, budallicë, bukshkale, bushiqe, bythmadhe, bythpale,

C-D-DH
cofe, coftinë, cikacike, çaravele, çafkë, çatrafile, dadallicë, demelicë, dredhaçe, dilhabere, duerthame, dyrdyle, dhishkrepit,

E-F
e çakërrdisunj, e çartun, e flligshtë, e hapërdame, e panafakë, e patënzote, e mërdhitun, e lodhun, e paftyrë, e rraskapitun, e shastisun, e shkulun, e trumhasun, flokrrume, fallxhore, frikacake,

G-GJ
gabelicë, garuzhde, garraveçe, gazepe, gërbule, gërdalle, gërgajse, grryse, gjakbame, gjatovine, gjytyryme,

H-K-I
hajne, hakakrande, hale, hardalle, hardallinë, hardallicë, havërdare, hardhuce, hazërxhevape, hinajete, hoptajare, horrajkë, hujlie, hukubete, huligane, hundçe, hunderre, kacere, kaçafyk, kaçullojë, kakarreçe, kajele, kaladreqage, kamcingël, kamleshe, kamtatërr, karabojë, karabushe, karagjoze, karaxhahile, katunare, kllimce, kllogjene, kopilicë, kopilhane, krahthatë, krapuliqe, krybabune, kryderre, krythie, krymaleshe, kudër, kujaxhieje, kukuvajkë, kukuloshe, kulime, kulshedër, kumrije, kurvickë, idiote, injorante,

L-LL-M
lakandraqe, ladruce, lapere, leckamane, legene, leshpalame, lugate, lugferre, llallzore, llapaduce, llapaqene, llapazane, llapçe, llasticë, llome, llumrace, magafalle, makalushe, manjake, marroqe, matrahule, menemadhe, mkatnore, micë, minuke, mistrece, mrapshtane, mrrude, mushicë,

N-O
nafakqene, naziqe, ndyce, ngatrrestare, ngordhalaqe, nepsqare, ndyce, orëdekun, orëshueme,

Q-P
qelbe, qelbashe, qelbsinë, qelepirxhie, qerose, qorrluke, qylaxhie, qyqare, qyqmadhe, qyqmane, qyrrajkë, qyrravece, pallaveshe, përdredhce, pikaloshe, piklishe, pilivesë, pilihjerdhe, pise, pisepisit, pisanjose, pizevenge, piskavicë, pispirixhike, pishkule, pitigonë, plandcuk, plehe, pleshtuce, pupaleshe, putaveshe,

RR-S-SH
rrospie, rrapatushe, rrëshkele, rropullhane, rrufjane, rrugaçe, sakatule, sarahoshe, skrrajë, skulifice, skuthe, stërvinë, sydale, syhirre, sorrë, syrtyke, shakë, shakllabane, shalgiate, shamatone, sharabajkë, shkalapjerdhe, shkallafate, shkarpe, shkarrapyke, shkarravinë, shlligë, shlligcë, sh’njolle, shnjyle, shpirtqene, shtajake, shtazë, shtreme, shtrepe, shtrigule, shtypce, shufulake, shurrgjake, shurrpulet, shurrufull,

T-TH
tarallice, taratike, taravole, taravele, tejë, teveqele, troke, tullace, turiçkane, tutkune, trokopje, turiqene, thashethane, thepe, thimçe, thnegël,

U-XH-Z-ZH
ushujzë, vulhumun, xhadë, xhahile, xheverxhile, xhynype, zagaricë, zerzele, zdraluke, zgërdhicë, zorraxhije, zullumqare, zhelane, zhulse,

Shprehje frazeologjike të Veriut

-Je nji gacë e mlueme ti,
-rrajzë sjollit,
-mì kanalesh,
-pllumb i cofun,
-puçë e ithtë,
-shisë rromeqe,
-zog gomarit,
-fytyrë majmune,
-rrajzë bullice,
-si kimçe e papjekun,

-si plakë rusit,
-si i marrë me derë n’krah,
-fyll pa bira,
-ftyrë mavruke,
-saragë e thame n’tym,
-çka po m’shkon me katikule!
-e rrahun me voj e me uthull,
-e shastisun n’krye
-mos m’ban si grenxë e butë
Liria e fjales me fye...
Liria e fjales me fye…

Fjalë fyese dhe nofka të zonës së Vlores

dhe Jugut të Shqipërisë

A-B
aguridhe, avdalle, babazare, babzhare, bajgë, baldosë, binadale, brashnjare, bukshkale, bundër, bythgrisur, bythkrimbur, bythmadhe,

C-D-DH
carahoshe, cmarrake, cipëplasur, çapaçule, çmendurake, dallkauke, dardahoshe, debile, dembele, derdimene, dënglaxhie, dërckanjare, dosë, dobiçe, dredharake, duartharë, dhëmbganxhë, dhipylli, dhjakonare, dhjakse,

E-F
e hapërdarë, e ndërkryer, e çmendur, e lajthitur, e leshtë, e matufjepsur, e pazonja, e rrjedhur, e shkundur, edëpsëzkë, fallxhore, fëndëtore, fishkaraqe, flliqësirë, frikacake, fshatarkë, fundërrinë,

G-GJ
gagaçe, gagarele, gallaveçe, gallofe, gëlbazë, gërdallë, gërrnjare, gogoleshe, gojëshqyer, gomaricë, gordomëne, grerëz, grindavece, grryese, guhake, gungaçe, gjatovile, gjytyryme,

H-K-I
halabake, halé, harbë, hasetqëne, hazërxhevape, humbamene, hunjëmadhe, kaçullonjë, kallogre, karabushe, kasqëne, kokëmushkë, kollopane, kromashe, kromoqilarkë, kuçedër, kukumjaçkë, kulishe, kunjaxhie, kunjaxheshë, kusare, idiote, injorante,

L-LL-M
lamashe, lameqane, langaraqe, lapangjoze, lapërdhare, laraskë, leshpalare, lipizhare, lipsare, lugate, llumaxhie, marmarake, maskareshë, matufe, merhume, mjerane, molomëne, mollofrënzë, morracake, morraqëne, mufkaxhie, murdare, myhype, mynafike,

N-O-Q
nazemadhe, naziqe, ndyraqe, ndyrësirë, ngatrrestare, ngordhalaqe, nepsaqare, nepsqëne, qaramane, qelbashe, qelbësirë, qelepirxhie, qeroze, qimesëzkë, qurrashe, qurranjose, qurravece, qylaxhie, qyqe, qyqare,

P-RR
paçavure, pise, pispiriqe, pispiruqe, pishëvënë, plehrë, pordhëmadhe, prosopudhe, rrah-sokake, rreckadane, rrëmuese, rrëmbythje, rrëmbelake, rruspie, rrugaqëne, rrugaçe,

S-SH
sallahane, skuthe, sporë, spurdhjake, surrat-qëne, syfet-sëze, syhirrë, sykoqe, syleshkë, sypërpishur, syplasur, shalshurrë, shalgjate, shamshalle, shapllamane, sharabajgë, sharavidhe, shkarpë, shollobrane, shpifaraqe, shtazë, shurraqkë, shushkë, shushkamene, shushunjë, shushumbrike,

V-T-TH
vrromë, veshllapushe, vulëhumbur, tekahyte, telendare, teveqele, turp-madhe, turiçkë, turithumbe, turiqëne, tyryfyle, tyryfyçkë, thaçkë, tharanuçkë, thirraqëne, thuthuqe,

X-XH-Z-ZH
xerxebile, xorriqe, xhadë, xhydavi, zarbë, zabërhane, zagare, zevzeke, zdromse, zgërbythje, zokopurë, zorraxhie, zullumqare, zuskë, zuzare, zhabë, zhashkë, zhulse,

Shprehje të Jugut

-Mo më dërdëllit kokën
-Me je bërë si morr bythe
-Qepe atë qepanare të qelbur
-S’të rri bytha në nji vend.
-Mbete hu me hu!
-E nxorri bythën në breg!
-Lëre atë cipëplasurën!

*ps. në plotësim të këtij fjalori(!!), asht i falenderuem cilido që sjell fjalë apo nofka që mund ta plotësojnë e ta pasurojnë zhargonin tonë… që edhe kështu siç e kemi mbledhë asht tejet i pasun e përvlues!!!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.