back to top
4.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Dhjetor, 2024

Na gënjyet prindër! – Jo nuk iu gënjyen prindët! – nga Endri Shabani & Elona Caslli

Gazeta

Henry Moore - Grup Familjar
Henry Moore – Grup Familjar

Na gënjyet prindër! – Jo nuk iu gënjyen prindët!

nga Endri Shabani & Elona Caslli

Në njëfarë mënyre, pikëpamjet e Partisë,
u imponoheshin më mirë njerëzve që nuk i kuptonin ato.
Ata mund të mashtroheshin dhe të pranonin dhunimin
më flagrant të realitetit sepse ata nuk e kuptonin
poshtërsinë e asaj që kërkohej prej tyre
dhe nuk qenë të interesuar për ngjarjet publike,
që të mund të vinin re se çfarë ndodhte.
Mungesa e aftësisë për të kuptuar i shmangte nga çmendja.
Ata gëlltisnin çdo gjë dhe ajo që gëlltisnin,
nuk i dëmtonte, sepse nuk linte gjë prapa,
njëlloj si një kokërr misri që kalon pa u tretur në trupin e një zogu.
George Orwell – 1984
.
Endrit Shabani
Endri Shabani

Prindër, na gënjyet!

nga Endri Shabani

Kur ishim të vegjel, në fillim të viteve ’90, ju na thatë: “Mёso se pa shkollë do mbetesh gjithë jetën pa punё!” Por po shohim Noizin, me 4 klasë shkollë që promovohet nëpër librat e shkollёs si artisti mё i famshëm në Shqipëri. Pamë edhe ministra me mesatare 5, si dhe dekanë universitetesh me doktoratura të vjedhura.
Na thatë: “Lexo libra, se pa lexuar nuk do arrish gjëkundi”. Por po shohim deputetë që ende nuk njohin të gjithë germat e alfabetit, apo tabelёn e shumёzimit. Pamë edhe shtёpitë miliona euroshe tё pasanikёve tё Tiranёs, që në mijë metra katrorë nuk kanë një raft librash.
Kur ishim tё vegjël na thatё: “Puno fort, se po nuk punove do pёrfundosh i varfër!” – Por po shohim politikanë miliarderë që nuk kanë punuar një ditë në jetë. Pamë edhe se si u pasuruan Taçi, Beso, Zamiri, Çeti dhe gjithë “klientёt” e privatizimeve, tё cilët ranë në gjumë si pёrkthyes, kambistё apo shoferë dhe u gdhinё si pronarё fabrikash e minierash tё ndёrtuara me punёn e miliona shqiptarёve.
Na thatё: “Thuaj gjithmonё të vёrtetёn, se gёnjeshtra i ka kёmbёt e shkurtra!”. Por po shohim se si për 19 vjet nё krye tё bashkisë janë zgjedhur, dhe rizgjedhur, tre gёnjeshtarё patologjikë, nga më të mёdhenjtё që ka parë ky vend.
Kur ishim tё vegjёl na thatë qё: “Pёr t’u bërë artist duhet shumë talent, dhe shumë punё!” – Por po shohim se si arti është marrё peng nga mediokriteti, ndёrkohё licetё dhe akademitё e arteve vazhdojnё tё pёrgatisin kamerierё dhe punonjёs për call-center. Pamё edhe se si festivalet e kёngёs i ngjajnë paradave në rrugicat me drita të kuqe të Amsterdamit.
Na thatë: “Bёhu i zoti i vetes, se nuk tё ndihmon njeri!” – Por po shohim sesi shteti i jep “ndihmë ekonomike” (pa bërë asnjë pune) 5 milionë euro nё vit Klodjanit qё djeg plehrat, dhe 3 milionë euro Çetit që ngre traun.
Kur ishim tё vegjёl na thatё: “Bёj jetë të ndershme. Mos vrit dhe mos vidh, nëse do te nderohesh dhe respektohesh nga shoqёria” – por shohim dhjetëra kriminelё qё mbahen me tituj e me nderime, në Parlament, në krye të ministrive, bashkive, apo bizneseve më të mёdha në vend. Pamё edhe se si titujt e nderit dhe dekoratat tregёtohen si mall nё tregun e gjёsё sё gjallё. Na thatё: “Duaje vendin tёnd, sepse kёtu kanё jetuar gjyshёrit e tu, dhe kёtu do tё rrojnё edhe fёmijёt e tu!” – por po shohim se si pёr 29 vjet kёta po kontaminojnё ujin, tokёn dhe ajrin. Pamё edhe se si kanë prerё pyjet, kanё vjedhur shtratin e lumenjve, kanё zaptuar bregun e detit dhe kanë gёrryer malet.
.
Na thatë shumë gjёra, por deri mё sot del se na keni gёnjyer… Nё 29 vite pamё se realiteti nё Shqipёri ka qenë krejt ndryshe. Sot shqiptari i zakonshёm jeton një jetë tё mundimshme, i lënë nё një ishull varfёrie, por i rrethuar nga një det me pasuri natyrore.
Sot shqiptari i ndershёm jeton pa krenari, i lënë nё fund tё sallёs, nё një skenё tё dominuar nga gjithёfarёsoj horrash pa din e pa iman. Sot shqiptari i edukuar, qё ka sakrifikuar njё jetё nё shkollё, është vёnё pёrfund nga mediokriteti i shefave tё partisё, tё cilёt nuk kanё mend as sa pёr tё lexuar gazetёn. Sot shqiptari i talentuar është nё kёrkim tё njё punё çfarёdo pёr tё mbyllur muajin, dhe i ka harruar ёndrrat me karrierё artistike.
Sot shqiptari punёtor dhe i palodhur është kthyer nё skllav i njё kaste tё pangopur, qё ka marrё peng çdo sferё tё jetёs, nё politikё, media, akademi apo biznes. Sot shqiptari atdhetar po braktis ёndrrat dhe po shet pronat pёr tё blerё njё biletё qё do ta çojё edhe nё fund tё botёs, mjafton tё gjejë njё vend ku tё trajtohet si njeri dhe tё ndihet pjesё pёrbёrёse e shoqёrisё…
Prandaj, në pёrfundim tё kёtyre tre dekadave, nё, brezi i lindur dhe rritur pas ’90, kemi pёrpara dy zgjedhje: ose tё ndryshojme realitetin ku jetojmё, ose t’u mёsojmё tё tjera gjёra fёmijёve tanё.
Urimi im është që të bёjmё të parёn, dhe më 2019 tё lёmё pas jo vlerat me tё cilat jemi rritur, por kёtё realitet tё trishtё qё na ka shoqёruar pёr 29 vite. Le tё jetё 2020 jo vetёm fillimi i njё dekade, por fillimi i njё epoke tё re pёr tё gjithё ne qё kemi vendosur tё rrojmё e tё vdesim me dinjitet nё kёtё vend!
2 Janar 2020
.
Elona Caslli
Elona Caslli

Nuk ju ka gënjyer virtyti Endri Shabani, ju ka tradhtuar vesi!

nga Elona Caslli

I nderuar Endri Shabani, pata mundësinë, si shumë të tjerë, të përballesha me artikullin tuaj të titulluar “Prindër na gënjyet!”.
E kam të pashmangshme mos të shkruaj dy fjalë lidhur me këtë artikull, duke qenë paraprakisht e vetëdijshme se mendimi im, nuk përfaqëson, veçse mendimin e një njeriu të zakonshëm në këtë qytet.
Unë nuk jam prind, por teksa shkruaj këto fjalë, po vendosem në pozitat e një prindi shqiptar, që lexon artikullin tuaj.
Të jetosh, si individ ndershmërisht në Shqipëri, është e vështirë. Të edukosh ndershmërisht fëmijët e tu, në këtë vend është akoma më e vështirë.
Është e vështirë rruga e virtytit në këtë vend dhe një prind, që e ka edukuar fëmijën e tij përmes virtytit, ka privuar veten nga shumë gjëra, ose më saktë e ka harruar veten.
Jeta e tij, është derdhur në jetën e fëmijës së tij duke filluar që nga edukimi në shkollë e deri tek librat jashtë saj.
Janë prindër që kanë harruar vetveten. Dhe me harrimin e vetves, nënkuptoj fshirjen e çdo dëshire, që mund të kenë patur si individë.
Kanë mbytur dëshirat e tyre, që të përmbushnin dëshirat e fëmijëve të tyre, me shpresën se dikur virtyti do të vlerësohej dhe mbi të gjitha me vullnetin e mirë, që t’i dhuronin shoqërisë shqiptare një qytetar të denjë për këtë emër.
Nuk kanë gënjyer këta prindër, Endri Shabani. Kanë qenë të vërtetë deri në dhembje, qoftë në përkushtimin e tyre dhe qoftë në vetësakrifikimin e tyre.
Tjetërkund qëndron gënjeshtra, nëse jeni në kërkim të saj.
Qëndron tek prindërit që janë riprodhuar, por nuk kanë prindëruar kurrë. Aftësia e riprodhimit nuk është medoemos e barasvlershme me aftësinë e prindërimit.
Gënjeshtra qëndron tek ata prindër, që fëmijët i ngjizën dhe i rritën në ves, me vullnet dhe vetëdije të plotë.
Qëndron tek ata prindër, fëmijët e të cilëve, fshijnë djersët me euro, nëpër festa dhe histeri kolektive.
Qëndron tek ata prindër, fëmijët e të cilëve, shkundin kryeqytetin, kur organizojnë festat me fishekzjarre.
Qëndron tek ata prindër, që me vullnet të plotë, përçmojnë dhe zhvlerësojnë njeriun e virtytshëm.
.
Post Scriptum – Virtyti nuk është gënjeshtër, Endri Shabani!
3 dhjetor 2020
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.