back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

“Nascita, infanzia e gioventù del clone Nicolaus Bonadei” – romani më i ri Shpend Sollaku Noé

Gazeta

Shpend Sollaku Noé -. “Nascita, infanzia e gioventù del clone Nicolaus Bonadei” - Romanzo
Shpend Sollaku Noé -. “Nascita, infanzia e gioventù del clone Nicolaus Bonadei” – Romanzo

“Lindja, fëmijëria dhe rinia e klonit Nikolaus Bonadei”

Romani më i ri i Shpend Sollaku – Noé

Doli në dritë në Romë, romani i ri i Shpend Sollaku Noè-së “Lindja, femijëria dhe rinia e klonit Nikolaus Bonadei”.
Romani “Lindja, fëmijëria dhe rinia e klonit Nicolaus Bonadei” rrëfen një bashkëpunim të çartur ndërkombëtar për të klonuar të parën qenie njerëzore. Jo dikushin çfarëdo, por atë që nuk do të shkaktonte bujë vetëm në botën shkencore. Në fakt, ai klon rrezikon të rindezë ëndrrën e atyre që kanë nostalgji komunizmin dhe mbi të gjitha të atyre që duan të ringjallin Rusinë e madhe. Në qendër të veprës është një çift shkencëtarësh milanezë që bashkëpunojnë me një tjetër dijetar të shkencës ish-sovjetike. Ndjenjat e thella njerëzore të një nëne që dëshiron t’i japë fëmijës së saj një jetë normale bëhet lajtmotivi që pasohet me lindjen e një gërshetimi të errët interesash e krimesh të kryera në emër të dashurisë mëmësore.
“Lindja, fëmijëria dhe rinia e klonit Nicolaus Bonadei” është një roman me tipare të forta historike, i ambientuar sidomos në Moskë, Londër, Milano, Bolzano, por edhe në Durrës e Berat. Në brendësi të tij ndërthuren jetë gazetarësh nga Evropa Lindore, ish-shkrimtarësh të internuar në gulagët e Siberisë, të tjerësh që ikën në Perëndim për t’i shpëtuar terrorit të kuq, fate intelektualësh emigrantë të kërcënuar nga ekstremizmi i zi… Të gjitha këto të treguara me mjeshtëri nga një shkrimtar i madh, tashmë i afirmuar jo vetëm në Evropë.
Anna Elia, Botuese

Shpend Sollaku Noe
Shpend Sollaku Noe

“Nascita, infanzia e gioventù del clone Nicolaus Bonadei”

il nuovo romanzo di Shpend Sollaku Noé

Il nuovo romanzo di Shpend Sollaku Noé – “Nascita, infanzia e gioventù del clone Nicolaus Bonadei” – racconta una folle collaborazione internazionale per clonare il primo essere umano. Non uno qualsiasi, ma quello che doveva suscitare clamore anche nel mondo scientifico. Infatti, rischia di accendere il sogno dei nostalgici del comunismo e, soprattutto, di quelli che vogliono fare rinascere la grande Russia. Al centro dell’opera una coppia di scienziati milanesi che collabora con un altro pezzo grosso della scienza ex sovietica. I sentimenti profondi umani di una madre che vuol dare a suo
figlio una vita normalissima diventano il leitmotiv che delinea una trama oscura di interessi e crimini, commessi in nome dell’amore materno. “Nascita, infanzia e gioventù del clone Nicolaus Bonadei” è un romanzo di formazione storica, ambientato per di più a Mosca, Milano, Londra, Bolzano e anche in Albania, a Durazzo e a Berat. Al suo interno s’intrecciano vite e destini di giornalisti dell’Est, di ex scrittori deportati nei gulag siberiani, di altri scappati in Occidente per salvarsi dal terrore rosso, di intellettuali immigrati minacciati dall’estremismo nero…
Tutto questo raccontato con maestria dal grande scrittore Shpend Sollaku – Noè, oramai celebre non soltanto in Europa.
Anna Elia, Editore

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.