back to top
4.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Dhjetor, 2024

Nasho Jorgaqi: spiuni i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Dragoi” – nga Agron Tufa

Gazeta

Agron Tufa deklaron bashkpunetor te Sigurimit Nasho Jorgaqin
Agron Tufa deklaron bashkpunetor te Sigurimit Nasho Jorgaqin

Nasho Jorgaqi: spiuni i Sigurimit të Shtetit

me pseudonimin “Dragoi”

nga Agron Tufa

Autori i (mender me thanë) romanit propagandistik “Mërgata e qyqeve” në 2 vëllime, Nasho Jorgaqi, libër të cilin e ka ribotuar disa herë, edhe tani, dhe për të cilin këmbëngul në intervistën tek gazeta “Nata”, se gjoja ka vlera letrare, – ky Nasho Jorgaq, studiuesi, profesori, shkrimtari, kritiku, kandidati për zv/ministër me 1997 – ka qenë spiun! Ndoshta, spiuni më i vjetër e më jetëgjatë i Sigurimit të Shtetit komunist. Një spiun, bashkëpunëtor i neveritshëm i Sigurimit. Një spiun veteran. Një spiun kana-kar i Sigurimit, Kadri Hazbiut, Ramiz Alisë dhe KQ të PPSH. Me veprën e tij ai mbetet një sigurims trushpëlarës, të cilit edhe sot e kësaj dite nuk i është fikur urrejta për ata që diktatura i quante “armiq të popullit”.
.
Anketa e Agjentit Nasho Jorgaqi
Anketa e Agjentit Nasho Jorgaqi
Pseudonimi i Nasho Jorgaqit ka qenë “Dragoi”. Dëmi, kuptohet, ka qenë shumë i madh, ka marrë më qafë shumë njerëz, jo vetëm me spiunimet e para në Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”, por më vonë, me radhë, me shkrimtarë shqiptarë të Shqipërisë dhe sidomos të Kosovës. Nasho Jorgaqi sponsorizohej fuqishëm nga regjimi diktatorial si agjent edhe për diasporën. Meqenëse një katastrofë të tillë personaliteti aq katran, sa ç’është shkarrashkruesi Nasho Jorgaqi “Dragoi”, nuk di nga t’ia nisësh, po mjaftohemi vetëm me një këshillë për të: “Meqë partia ta botoi në qindramijëra kopje paçavuren tënde propagandistike mbi “zbulues” krejtësisht të dështuar si megallomanët qesharakë Isuf Mullahi e Hasan Luçi, meqë e ke nxirë letrën me dialogje të gatshme përgjimesh, tani ke rastin të shkruash romanin tënd të jetës, jo më me spiunë të dështuar, por me një spiun tejet të sukseshëm, siç ke qenë vetë!”.
Dhe diçka: Ti qe i ke quajtur mërgimtarët politikë antikomunistë “qyqe”, ty pra, nuk të shkon gjithë ai pseudonim i fryrë “Dragoi”. Sepse ti je një orl, thjesht orl, që ushqehet me kërma e coftina.
.
P.S: Rezervoj, pas kësaj një neveri, që do ta afishoj publikisht për ata miq me dy fytyra që i qasen, bashkëpunojnë dhe dalin foto me këtë varrmihës të kulturës…
.
Deklarata e bashkpunimit me Sigurimin e Nasho Jorgaqit
Deklarata e bashkpunimit me Sigurimin e Nasho Jorgaqit

Deklaratë

Unë i nënshkruari Nasho Jorgaqi, lindur në Fier, 1931, banues në Tiranë, student në Institutin e Lartë Pedagogjik, dekllaroi sa më poshtë vijon:
Duke e ndjerë si detyrë të shenjtë mbrojtjen e Atdheut nga armiqtë e jashtëm e të brënçëm pranoj me gjithë zëmër të bashkëpunoj me organet e Sigurimit të Shtetit për zbulimin armiqëve, kushdo qofshin dhe cilëtdo qofshin këta! Zotohem se do të punoj sinqerisht me këto organe, do të jem i rregullt në zbatimin e detyrave që do të më ngarkohen nga këto organe.
Për këtë, zotohem se do të mbaj konspiracionin më të madh, duke mos i treguar askujt bashkëpunimin me organet e Sigurimit, qofshin këta edhe të afërmit e mij! Në rast se e shkel zotimin e mësipërm, jam përgjegjës përpara organeve të drejtësisë!
 
Dekllaruesi
Nasho Jorgaqi (firma)
Tiranë 10.01.1955
 
“Dragoj”
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.