back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Nata e terrorit komunist e 12 nëntorit 1944 – Si u ekzekutuan nëpër Tiranë, figurat e kombit

Gazeta

Një prej familjeve të Masakrës së nëntorit 1944
Një prej familjeve të Masakrës së nëntorit 1944

Nata e terrorit komunist e 12 nëntorit 1944

Si u ekzekutuan nëpër Tiranë, figurat e kombit

Përkujtohen sot nga historia, viktimat e regjimit komunist të vrarë natën e 12 nëntorit 1944 në Tiranë.
Nata e 12 nëntorit në Tiranë, shënoi një nga masakrat më të mëdha të regjimit komunist, një dënim dhe vrasje kolektive pa gjyq të 14 figurave të shquara të kombit e të kulturës shqiptare.
Me urdhër të Enver Hoxhës dhe zbatuesit të urdhrave të tij, Kristo Themelko, agjent i jugosllavëve u pushkatuan pa gjyq dhe pa faj nga gueriljet komuniste pranë hotel Bristol në Tiranë: Ismail Agë Petrela, Muntaz Kokalari, Vesim Kokalari, Syrja Kokalari, Nebil Çika, Reshat Stërmasi, Muharrem Lleshi, Rifat Tërshana, Lluka Xhumari, Ali Panariti, etj.
Ismail Agë Petrela një nga figurat madhore të Shqipërisë, që u pushkatua mesnatën e 12 nëntorit, thuhet se në çastin e pushkatimit u tha ekzekutorëve: “Qëlloni, burrat një herë vdesin!”
U pushkatuan në skutat e hotel “Bristol”-it pjestarët e familjes së shquar Kokalari nga Gjirokastra, Muntaz, Vesim dhe Syrja Kokalari. Muntazi dhe Vesimi ishin pionierë të arsimit kombëtar, themelues të shtëpisë botuese “Mesagjeritë Shqiptare”, që botoi vepra madhore të letërsisë sonë e të huaj, intelektualë të klasit të parë.
Tirana në ditët e nëntorit 1944
Tirana në ditët e nëntorit 1944
Po atë natë, u pushkatua dhe Nebil Çika, personalitet i shquar në gazetari, i cili drejtoi me sukses gazetën “Arbëria” dhe revistën “Minerva”. Korrespondent i Reuters dhe New York Times. Shkrimet e tij patën jehonë, duke e cilësuar si shkrimtar të nivelit të lartë për ngritjen e demokracisë.
Ushtarë të armatosur hynë në oborrin e shtëpisë së familjes Lleshi, mesnatën e 12 nëntorit dhe thirrën emrin e Muharrem Lleshit i cili sapo u shfaq tek pragu i derës, u ekzekutua në mënyrë të menjëhershme.
Reshat Stërmasi, një tjetër viktimë e asaj nate, pjesë e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare në prill të vitit 1939, në shenjë proteste ndaj pushtimit italian, dha dorëheqjen për të mos i shërbyer fashistëve. Mori pjesë qysh në vitin 1942 në Organizatën e Ballit Kombëtar dhe në vitin 1943 u caktua komandant i Rinisë së Ballit të Tiranës, të cilën e udhëhoqi në luftë kundër pushtuesve italianë e gjermanë.
Rifat Tërshana, nga Dibra e Madhe, mori pjesë në hapjen e Kongresit të Dibrës të 23 korrikut 1909 dhe në hapjen e shkollave shqipe në zonën e Dibrës. Strehoi në shtëpinë e tij, familjen e Enver Hoxhës gjatë viteve të luftës, por më pas vritet më 12 nëntor.
Lluka Xhumari, nga qyteti i Durrësit, kreu shkollën teknike në Itali dhe me iniciativë private, hapi një punishte të vogël, të cilën e zgjeroi në shoqërinë automobilistike SAKT. E pushkatuan në rrënojat e Hotel “Bristol”, sepse ishte njeriu i biznesit, i iniciativës së lirë, i ekonomisë së tregut dhe investitor i suksesshëm.
Ditët e terrorit komunist, ku njerëzit vriteshin nga gueriljet në prag të shtëpive e nëpër rrugicat e qyteteve, nisën qysh më 28 tetor 1944 e vijuan deri më 16 nëntor 1944.
.
Marre nga https://www.syri.net
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.