Natyra dhe Njeriu…
nga Rebeka Jegeni
(Një eksperiment i vogël)
Njeriu dhe natyra ndërlidhen shumë me njeri-tjetrin. Atje ku ka natyrë, ka edhe njerëz.
Njeriu ndryshon mjedisin natyror duke e kthyer në një mjedis artificial. Megjithëse njerëzit përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të biomasës së gjallë në botë, ndikimi i njerëzve në natyrë është disproporcionalisht shumë më i madh.
Teknologjia e zhvilluar nga njerëzit ka çuar në përdorimin më të madh të burimeve natyrore dhe ka ndihmuar në zbutjen e disa prej rreziqeve të paraqitura nga fatkeqësitë natyrore.
Sidoqoftë, përkundër këtij përparimi, fati i civilizimit mbetet i lidhur ngushtë me ndryshimet në mjedis.
Ekziston një lidhje e reagimit shumë kompleks midis përdorimit të teknologjisë së përparuar dhe ndryshimeve mjedisore dhe klimaterike që po shfaqen.
Çdo ditë e më shumë, anë e kënd botës, në laboratore studimore të fuqishëm apo vetëm në mjedise biologjike, vazhdojnë të bëhen eksperimente të ndryshme në përmirësimin e kushteve apo prodhimtarisë se produkteve të ndryshme bujqësore, të cilat mbillen dhe zhvillohen në ambiente natyrore.
Të gjithë ne kemi dëgjuar që duke luajtur muzikë për bimët, kjo ndihmon që ato të rriten më shpejt.
Por a mundet muzika të shpejtojë rritjen e bimëve apo është thjeshtë një tjetër legjendë urbane?!
A mundet bimët vërtetë të dëgjojnë tingujt?
A e pëlqejnë ato vërtet muzikën?!
Në vitin 1962, një indian botanist Dr. Tejinder Singh, ndërmori disa eksperimente mbi efektin e muzikëes në rritjen e bimëve.
Ai zbuloi që me siguri bimët rriteshin 20% në gjatësi kur ekspozoheshin ndaj muzikës.
Ai gjeti të njëjtat rezultate për kulturat bujqësore, si kikiriku, orizi dhe duhani, kur ai luante muzikë përmes spikersave të vendosura përreth fushës.
Po ashtu, një pronar serrash në Colorado eksperimentoi në lloje të ndryshme bimësh me lloje të ndryshme gjinish muzikore.
Ai përshkroi që bimët që “dëgjonin” muzikë rock përkeqësoheshin shpejt dhe thaheshin brenda disa javëve, ndërsa bimët të ekspozuara ndaj muzikës klasike, zhvilloheshin shumë më mirë dhe lulëzonin!!
Një kërkues në Illinois ishte skeptik që bimët i përgjigjen pozitivisht muzikës, kështu që ai u angazhua duke eksperimentuar në disa serra të kontrolluara dhe nën kujdes shumë të rreptë.
Çuditërisht, ai zbuloi se soja dhe bima e misrit, të ekspozuara ndaj muzikës, ishin më të plota dhe më jeshile dhe me rendiment të dukshëm më të lartë.
Kërkues të Universitetit Kanadez zbuluan se rendimenti i të korrave të grurit afërsisht dyfishohesh kur ekspozoheshin ndaj vibracioneve me frequence të lartë.
Por si mundet që muzika të ndikojë në rritjen e bimëve?!
Kur vijmë tek të kuptuarit e efekteve të muzikës në rritjen e bimëve, duket se çeshtja nuk ka të bëjë shumë rreth “tingullit” të muzikës, por më shumë ka të bëjë me “vibracionet” e krijuara nga valët e ultratingujve.
Në termin e thjeshtë, vibracionet prodhojnë lëvizje, efekte pozitive, në qelizat e bimës, të cilat stimulojnë bimën të prodhojë më shumë lëndë ushqyese.
Që bimët nuk i përgjigjen mirë muzikës rock, nuk është sepse ato “pëlqejnë” më shumë muzikën klasike, porse vibracionet e prodhuara nga muzika e zhurmshme rock krijon më shumë presion, i cili nuk është shumë i favorshëm në rritjen e bimëve.
Kërkuesit në Universitetin e Kalifornias, sugjerojnë që bimët të ekspozuara ndaj muzikës lulëzojnë, sepse ato marrin kujdesin më të mirë dhe vëmendje të veçante nga ato që kujdesen për to.
Kjo është një çeshtje për t’u parë më tej, në vazhdim të eksperimenteve.
Pikërisht këtë ide, pati edhe mbesa ime, Lara Sawalhy, 12 vjeçe, nxënëse në klasën e 7-të (sistemi britanik), që jeton dhe studion në Madrid, me nënën e saj.
Ajo me nisi me e-mail para disa javësh, një eksperiment që ajo kishte zhvilluar në shtëpi, si një naturaliste e mrekullueshme që është dhe unë po e postoj siç me erdhi, sa më poshtë:
“Mua më erdhi kjo ide, kur po luaja në kitarrën time, mbasi unë e dua shumë muzikën dhe natyrën. Prandaj vendosa që të rris lule me lloje të ndryshme muzike…
Por ndodhi, që një njeri i quajtur Dr. Tejnir Singh, të kishte menduar më përpara rreth kësaj ideje.
Cili ishte objektivi (qëllimi) im?
Qëllimi im ishte që bima (lulja) të rritej sa më shumë.
Gjithashtu dëshiroja që ndikimi i muzikës klasike ndaj lules që unë po rrisja, të ndihmonte që ajo të rritej sa më shpejt në një mjedis të qetë dhe paqësor.
Cila ishte procedura?
Unë dhe shokët e mi (ishim 3 gjithsej), të cilëve ju shpjegova gjithë idenë, shkuam një ditë pas mësimit dhe bleme secili nga një lule.
Pastaj ne ju ofruam luleve muzikë çdo ditë për 2 orë rresht. Mbajtëm gjithashtu shënime mbi rritjen e tyre për çdo ditë.
Fillimisht, lulet u rritën shumë shpejt me fillim të të gjithë procesit dhe më pastaj ngadalë e më ngadalë.
Muzika klasike, ushtroi më tepër efekt, sepse siç duket tingulli i valëve i stimuloi me shumë qelizat e luleve.
Ndërkohë edhe muzika rock ndikoi në rritjen e luleve, por jo në vazhdimësi.
Dhe së fundi muzika xhaz ndikoi që bima të rritej shumë pak.
Shikoni grafikun si më poshtë:
*Lara duke ju shpjeguar eksperimentin e saj shokëve të klasës…
Ajo e mbyllte emailin e saj, duke thënë: “Ky ishte eksperimenti im i parë në fushën e botanikës, por besoj se nuk do të jetë i fundit!”.
Ky shkrim modest, ka për qëllim të tregojë se sa shumë fëmijët tanë, nipër e mbesa e duan natyrën dhe duan të kontribuojnë në ruajtjen e zhvillimin e saj të vazhdueshëm.
Ne si prindër e si gjyshër të tyre, duhet t’i nxisim, t’i ndihmojmë, t’i mbështesim e promovojmë përpjekjet e tyre, e kemi për detyrë të bëjmë më të mirën për ta.
Duket se Greta Thunberg nuk është e vetme.
Natyra dhe shoqëria, e ardhmja ju përket atyre..
Ju falemnderit!
Lara Sawalhy, Madrid, Maj 2022
@ RJ
***
P.S. Pamje të ndryshme nga natyra përqark globit do t’i gjeni në Story FB nën emrin tim…
Human and Nature… (A little experiment)
Summary
Human and Nature’s relationship has always been been ambiguous.
Where is nature, there are humans.
Humans changed and are changing the environment continuously even by turning it in an “artificial” environment.
Therefore humans are only the smallest part of the livings in the nature, their influence on the environment is enormous and disproportionately big.
The fundamental relationship between humans and nature is the ongoing exchange and change of resources and the services, that nature and human provides to each other.
The developments of technology has extended further more the usage of the natural resources for our benefits, but also has helped at the meantime to minimise some of the biggest risks of the natural disasters.
However, it looks that the fate of the civilization is linked inextricably (very closely) to the changes of the environment.
Everyday, more and more, everywhere around the globe, in many sophisticated and very modern research centres or in only simple biological studies centres, scientist continuesly are undertaking different kind of experiments to improve (to raise) the production of the agricultural products or to improve their nutrition qualities.
We have read and heard a lot lately, via all sorts of media and scientific reports, about the ideas that playing music on plants will help them grow faster.
But in this case, there are raised some questions such as:
-Can music accelerate plants growth or this just another urban legend ?
-Can plants really hear sounds?
-Do they actually like music?
In 1962, an Indian botanist Dr. Tejiinder Singh, conducted several experiments on music and plants growth. He found that certain plants grew 20% in hight when exposed to music.
He found similar results for agricultural crops as peanuts, rice and tobacco, when he played music through loudspeakers placed around the field.
A researcher in Illinois (USA) was sceptical that plants respond positively to music, so he engaged in a few highly controlled greenhouse experiments.Surprisingly he found that soy and corn plants exposed to music, were greener with significantly larger yields.
Researchers at Canadian University discovered that harvest yields of wheat crops nearly doubled when exposed to high frequency vibrations.
Also an owner of greenhouses in Colorado (USA) eksperimented sevral types of plants and various generes of music. She determined that plants “listening” to rock music deteriorated quickly and “died” within couple of weeks, while plants thrived when exposed to classical.music
But how can music effects on plants growth?
When it comes to understand the effect of the music on plants growth, it appears is not that much about the “sounds”, but more to do with the vibrations created by the sound waves.
In simple terms, the vibrations produce movements in the plant cells, which stimulates the plants to produce more nutrients.
If plants don’t respond well to rock music, it’s not because they “like” classical bette, but because the vibrations produced from loud rock music create greater pressure that isn’t conductive to plant growth.
Researchers at the University of California, suggest that plants exposed to music may thrive because they receive top level care and special attention from there caretakers.
Food for thoughts!
Exactly this idea came to.my granddaughter,s mind one day.
Lara is 12 years old, she just finished 7th grade (British School Sistem Education), she lives and study in Madrid with her mom.
She sent me an email, couple of weeks ago, regarding an experiment she has made at home, as an marvellous naturalist she is.
She was talking in details about the effect of the music on plants growth.
I’m posting it as follows:
“Well I got this idea when I was playing on my guitar as I love music and nature.
So I decided to grow plants with different types of music.
And it turns out that a man called Dr. Tejinder Singh has first thought about this idea.
What were my goals?
“Well my goal was to grow my plant a lot by
using classical music (the plant that I grew), so it will grow faster, because it is quiet and peaceful.”
What was the procedure?
“Well I and my friends (3 of us together), first bought the plants one day, after school.
Then we played different kind of musics for 2 hours a day at the room where the plant were.
We also noted down their growth for each day. We did this for about 3 weeks.
And finally, we made a graph of our results
Looking at the graph, we can see that at the beginning of the whole process, the plant grew faster and after they grew slower and slower.
Classical music has affected the most mainly because the sound waves were stimulating the plant cells very much. Whereas with the rock music plant it grew but it expanded didn’t grow high, and lastly with jazz music plants grew very very slowly.”
She finished her email, by saying that
“This experiment was her first one in botanics, but she hopes will not be the last one”.
Dear friends, throughout this short and modest writing, I aim to tell how much our children and grandchildren love the nature and wants to contribute in preserving and developing it continuously as much as they could in every way..
We as parents and grandparents, needs to push them, help them, promote and support their efforts with all our hearts and minds.
It’s our duty to do the best for them.
It seems Greta Thunberg is not alone…
Nature and Humankind, the whole future belongs to them..
Thank you!?
Lara Sawaly, Madrid, May 2022 – @RJ