back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Ndahet nga jeta në New York Ilir Hashorva – Jozef Radi & Flutura Hashorva

Gazeta

Ilir Hashorva (1941-2020)
Ilir Hashorva (1941-2020)

Ndahet nga jeta në New York Ilir Hashorva

Jozef Radi & Flutura Hashorva

Jozef Radi

Është larguar nga jeta, një nga bashkëpunëtorët më korrektë, më të rafinuar dhe më të vlerësuar të gazetës virtuale Radiandradi.com zoti Ilir Hashorva, inxhinjer, profesor dhe intelektual, i cili deri në fund të jetës, mbeti i shqetësuar për problemet e atdheut edhe pse larg tij ai nuk rreshti së shkruari! (shkrimi i tij i fundit ishte i datës 5 prill 2020) Bashkëpunimi i këtij intelektuali fisnik do të kujtohet herë mbas here përmes temave të trajtuara prej tij, e që dallonin për shpirtin e tij analitik e kritik, për thellësinë e trajtimit dhe tolerancën e pashoqe dhe qëndrimet korrekte dhe pozicionime të qarta në të gjitha shkrimet e veta. Duke ngushëlluar familjarët e zotit Hashorva, për humbjen e të shtrenjtit të tyre, në të njëjtën kohë u urojmë sepse është krenari jo e pakët që të kenë pasur në jetën e tyre një njeri fisnik, një familjar të devotshëm, një qytetar të angazhuar dhe një intelektual si Ilir Hashorva…!
Për të pasur një ide më të plotë për kontributin e zotit Hashorva, po paraqesim një foto të librave të botuar, po edhe mund të konsultoni linkun në fjalë https://www.radiandradi.com/?s=ilir+hashorva ku do të mund të lexoni rreth 30 shkrime të tij të nisura prej vitit 2014, e që dallojnë për nivelin e lartë gazetarsk dhe përgjegjësinë e lartë intelektuale të tij!
Paste paqen e përjetshme z. Hashorva!
Me respekt të tjellë Jozef Radi, 27 prill 2020
.
Ilir Hashorva - Vepra e botuar e tij!
Ilir Hashorva – Vepra e botuar e tij!

Flutura Hashorva

Dje në datën 26 prill ndahet nga jeta në moshen 79 vjeçare Prof. Ilir Hashorva, në New York të Sh.B.A.
Iliri ka lindur me 1 tetor 1941 ne Tirane. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë elektrike dhe ka punuar në Institutin Hidrometerologjik, këtu në Tiranë, ku ka qenë shef i këtij laboratori, derisa doli në pension.
Duke ditur kujdesin që tregonte ai për shëndetin dhe vullnetin që kishte për të lexuar e për të shkruar vazhdimisht, vështirë të mendohej se jeta e Lilit (siç e thërrisnim ne), do të ndërpritej kaq shpejt dhe në mënyrë të befasishme. Iliri ishte bashkëshort dhe baba shembullor, njeri i respektuar, i edukuar dhe fisnik.
Me humbjen e Ilirit, familja dhe shoqeria, kanë humbur një person dhe një intelektual të gjithëformuar.
Qofsh i paharruar dhe i nderuar!
U prehsh në paqe Lili ynë i dashur!
(Ilir Hashorva ishte vëlla i Nikës dhe djali xhaxhait tim dhe i Karolinës)

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.