Ndërron jetë shkrimtari dhe përkthyesi,
Amik Kasoruho
Ndërron jetë shkrimtari dhe përkthyesi Amik Kasoruho. 82-vjeçari, Kasoruho ka ndërruar jetë në Tiranë, për shkak të një sëmundjeje të mushkërive, nga e cila vuante prej kohësh.
Amik Kasoruho ka lindur në vitin 20 nëntor të vitit 1932, në Tiranë. Në vitin e tretë të shkollës së mesme, arrestohet si kundërshtar i regjimit dhe vuan shtatë vjet në burgun e Burrelit. Babai i tij pushkatohet pa gjyq. I përjashtuar përgjithmonë nga të gjitha shkollat e Shqipërisë, Kasoruho u dëbua për 27 vjet së bashku me familjen në fshatin Gosë të Kavajës. Në vitet 1990-2009 jetoi si emigrant në Itali.
Gjatë gjithë jetës është marrë me publicistikë, përkthime, studime dhe shkrime librash, të cilat u botuan vetëm pas vitit 1990.
Është njohës i disa gjuhëve të huaja. Krijimtaria e tij më e madhe është në fushën e përkthimit dhe të publicistikës. Në Itali ka botuar librat: “Një ankth gjysmëshekullor”, “Çmimi i një ëndrre”, “Mes Burgut dhe Zotit”, “Fluturimi i gjatë i një ore”.
Në Prishtinë ka botuar romanin “Ikje nga trilli i perëndive”. Ka përkthyer dhe botuar në Itali më shumë se 10 vepra, prozë dhe poezi, të autorëve shqiptarë dhe në shqip mbi 60 përkthime nga Pirandello, Allende, Robbins, Rowling, Brontè, Hawthorne, etj.
Kasoruho ishte këshilltar për çështjet kulturore pranë presidentit Nishani.
Marrë nga gazeta “Dita” 5 maj 2014
Amik Kasoruho (1932-2014)
Këshilltar për Çështjet e Kulturës
pranë Presidencës së Republikës së Shqipërisë
Amik Kasoruho është lindur më 20 nëntor të vitit 1932 në Tiranë. Në vitin 1949, në vitin e tretë të shkollës së mesme teknike, arrestohet dhe dënohet për agjitacion e propagandë kundër pushtetit.
Në shkurt të vitit 1951, babai i tij pushkatohet pa gjyq, së bashku me 22 intelektualë të tjerë, nw ngjarjen e Bombws nw Konsullatwn sovjetike.
I përjashtuar përgjithmonë nga të gjitha shkollat e Shqipërisë, mbasi doli nga burgu jetoi në Kavajë në periudhën 1956-1962. Më tej, u dëbua familjarisht në Gosë të Kavajës në vitet 1962-1990.
Nga 1956-1960 punoi si punëtor krahu në Elbasan, Lushnjë, Kavajë. Në vitet 1960-1980 punoi si gjeometër në fermën e Gosës. Në vitet 1980-1981 si punëtor ndërtimi në Gosë, në vitet 1981-1990 si teknik ndërtimi në “NSHN” Durrës. Prej vitit 1990- 2009, jetoi si emigrant në Itali. Në këtë periudhë u mor me publicistikë, përkthime, studime dhe shkrime librash duke vazhduar punën e nisur në Shqipëri, që nuk kishte parë asnjëherë dritën e botimit.
Është njohës i disa gjuhëve të huaja. Krijimtaria e tij më e madhe është në fushën e përkthimit dhe të publicistikës. Njihen botime të katër librave të tij në Itali dhe në Shqipëri. Ka sjellë në shqip mbi 60 vepra të autorëve të huaj. Ka përkthyer mbi 10 autorë shqiptarë në gjuhë të huaj.
Prej vitit 2009 jeton në Tiranë.
Marrë nga http://www.president.al
Komente mbi autorin Kasoruho
“Ata që kanë patur fatin e mirë të mos kenë përjetuar Shqipërinë midis viteve 1945-1990, kur të lexojnë këtë kronikë të ngjeshur, por tejet të saktë të asaj periudhe gati gjysmëshekullore, ka të ngjarë të mbledhin buzët e të thonë: “Bah, ç’përralla po na treguaka ky!”, kurse ata që e kanë përjetuar në kurrisin e tyre do të thonë: “S’paska rrëfyer as çerekun e atyre që kanë ndodhur në të vërtetë!”
Ndoshta kështu do të thonë…”
Robert Shvarc
“Amik Kasoruho depërton me pjekuri dhe kthjelltësi që hera-herës të bën shumë përshtypje në ngjarje të koklavitura të viteve të para të kësaj historie, kur bizantinizmi i veprimeve të partisë së Enver Hoxhës mbillte gënjeshtra e vdekje rreth e qark për të çarë rrugën drejt rrëmbimit të pushtetit, pa marrë parasysh se ku shkelte…”
Gjergj Zheji
“Një libër që bie si një gur në pellgun e historiografisë, thyen heshtjen fajtore të së kaluarës dhe të së sotmes, hulumton në natën e diktaturës dhe sinjalizon horizonte të reja kërkimi.”
Prof. Elio Miracco, Universiteti La Sapienza, Romë